v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-03-25 21:14:57    
Pėrpjekjet qė bėn qyteti Gjintan i provincės Gjiangsu pėr arsimimin cilėsor tė fėmijėve nė fshat

cri

dėgjoni 

Pėr shkak tė zhvillimit tė paekuilibruar ekonomik dhe shoqėror, kushtet e arsimit nė fshatin kinez nuk kanė qenė tė mira dhe niveli i mėsuesve ka qenė relativisht i ulėt. Administratat e krahinave tė ndryshme tė Kinės kanė bėrė pėrpjekje tė shumta me qėllim qė edhe fėmijėt nė fshat tė arsimohen mirė ashtu si fėmijėt nė qytet. Njė nga ato ėshtė edhe qyteti Gjintan i provincės Gjangsu tė Kinės Lindore.

Vitet e fundit, administrata e qytetit Gjintan ka shtuar investimet pėr arsimin nė fshatrat e periferisė sė kėtij qyteti, duke ndihmuar nė ndėrtimin ose modifikimin e ndėrtesave tė shkollave dhe shtimin e pajisjeve mėsimore. Gjatė dy vjetėve tė fundit, shkolla Antou, njė shkollė e arsimit fillor dhe arsimit tė periudhės sė ulėt tė arsimit tė mesėm, investoi 8 milionė juanė pėr pėrmirėsimin e kushteve mėsimore. Kjo shkollė zė vendin e parė nė gjithė provincėn pėr cilėsinė e mėsimdhėnies. Pėr kėtė foli drejtori i shkollės Antou, zoti He Xiaohei.

"Shkolla eksperimentale Antou ka ngritur nga viti nė vit nivelin mėsimdhėnės. Nė vitin 2007, 90 % e nxėnėsve qė mbaruan shkollėn tonė u pranuan nė shkolla tė periudhės sė lartė tė arsimit tė mesėm dhe 40 % e tyre u pranuan nė shkolla tė mesme tė rėndėsishme. Shkolla jonė ka arritur nė pėrgjithėsi objektivin e nivelit mėsimdhėnės si nė qytet."

Shkollat nė fshatrat e periferisė sė qytetit Gjintan, duke marrė shembull nga parimet e pėrparuara ideore tė shkollave nė qytet, kanė vendosur mjaft lėndė mėsimore sipas interesit tė nxėnėsve. Nė shkollėn fillore Baita, mėsimi i prerjes artistike tė letrės ėshtė mirėpritur nga nxėnėsit. Sot nė kėtė shkollė ėshtė hapur njė sallė e posaēme, ku vihen nė ekspozitė veprat e bukura tė nxėnėsve, si ato tė prerjes artistike tė letrės dhe tė gdhendjes artistike nė karton. Qė nga viti 2002 e deri nė vitin 2007, veprat artistike tė nxėnėsve tė kėsaj shkolle kanė fituar disa herė ēmime nė konkurse kombėtare dhe provinciale. Mėsuesja Cao Yujiao, qė merret me edukimin artistik, ka dhėnė kontribut nė zhvillimin e edukimit artistik tė kėsaj shkolle.

"Nė shkollėn tonė, mėsimi i gdhendjes sė figurave nė karton ka kaluar njė proces nga aktivitetet e interesit vetjak nė krijimin e karakteristikave tė edukimit artistik dhe pastaj nė krijimin e njė kulture karakteristike me vete. Nė vitin 2007, me ndihmėn e Institutit Studimor qytetar tė gdhendjes sė figurave nė karton, shkolla jonė organizoi personelin pėr tė pėrpiluar posaēėrisht tekstet e kėsaj lėnde mėsimore dhe tani gdhendja e figurave nė karton ėshtė bėrė njė lėndė mėsimore normale."

Li Gjia Rui, nxėnėse e klasės sė 6-tė tė shkollės fillore Baita, thotė se asaj i pėlqen shumė ky mėsim arti.

"Unė fillova tė mėsoj gdhendjen e figurave nė karton qysh nga koha kur isha nė klasėn e 3-tė, sepse mė pėlqen shumė ky art. Vepra ime 'Loja e laraskave' fitoi ēmim nė Ekspozitėn e 8-tė kombėtare me temė 'Yje tė shekullit' tė arritjeve tė edukimit artistik tė pionierėve. Kjo lėndė mėsimore jo vetėm mė brumos me art, por edhe mė ndihmon tė pėrparoj nė drejtime tė tjera."

Pėr ta ēuar mė pėrpara zhvillimin relativisht tė shpejtė tė arsimit nė fshat, qyteti Gjintan organizon edhe shkėmbimet ndėrmjet mėsuesve tė qytetit dhe atyre tė periferisė. Duke filluar nga vjeshta e vitit 2007, 50 mėsues tė dalluar tė qytetit kanė zhvilluar shkėmbime me 50 mėsues tė periferisė. Zoti Li Da, drejtori i Drejtorisė sė Arsimit tė qytetit Gjintan, thotė se ata kanė plan qė, nė 4 vjetėt e ardhshėm, secili nga mėsuesit e rinj e tė dalluar tė qytetit tė punojė pėr 1 vit nė njė shkollė tė periferisė dhe shkollat nė periferi tė qytetit tė dėrgojnė njė pjesė tė mėsuesve tė tyre pėr shkėmbim e specializim nė qytet, me qėllim qė tė ndryshojė gjendja e mosekuilibrimit tė nivelit tė mėsuesve tė qytetit dhe fshatit.

Mėsueses He Ēunhua tė shkollės fillore Baita iu dha rasti pėr tė dhėnė mėsimin e gjuhės nė klasėn e 3-tė tė shkollės fillore Ēangsheng tė qytetit Gjintan pikėrisht nėpėrmjet shkėmbimeve midis mėsuesve tė fshatit dhe atyre tė qytetit. Sipas planit, ajo do tė punojė nė qqytet pėr 6 muaj. Ajo tha se ka vėnė re se mėsuesit nė qytet kanė shumė gjera tė mira nė parimet dhe metodat mėsimdhėnėse qė janė tė vlefshme edhe pėr mėsuesit nė fshat.

Praktika e qytetit Gjintan ėshtė njė pasqyrė e pėrpjekjeve qė bėhen nė Kinė pėr ta ēar mė pėrpara zhvillimin e arsimit nė fshat. Vitet e fundit, me ndihmėn financiare tė qeverisė kineze, janė pėrmirėsuar kushtet mėsimore tė shkollave nė fshat, ėshtė forcuar specializimi i mėsuesve tė shkollave tė mesme dhe tė shkollave fillore, janė pėrmirėsuar kushtet e punės dhe jetės tė mėsuesve dhe ėshtė thelluar reforma e lėndėve mėsimore tė shkollave nė fshat. (Zheng)