dėgjoni
Para gjendjes sė shkatėrruar tė mjedisit ekologjik oqeanik, vitet e fundit qyteti Weihai i provincės Shandong tė Kinės Lindore ka marrė masa tė shumėllojshme pėr tė mbrojtur mjedisin ekologjik oqeanik, duke zhvilluar ekonominė e peshkatarisė oqeanike.
Qyteti Weihai ka njė sipėrfaqe tė ujėrave detare prej 10 mijė kilometrash katrorė. Ujėrat e gjera detare dhe cilėsia e mirė e ujėrave kanė krijuar burimet biologjike. Prodhimi i peshkatarisė ka ruajtur njė rritje tė vazhdueshme . Por Weihai ka bėrė sakrifica tė mėdha nė burime dhe nė mjedis. Shefi i stacionit pėr pėrhapjen e teknologjive peshkatare pranė Drejtorisė Oqeanike tė Peshkatarisė tė qytetit Weihai,z .Wang Jun tha: "Pas viteve 90 tė shekullit tė kaluar, rritja e produkteve ujore dhe peshkimi oqeanik ka hasur vėshtirėsi. Pėr shkak tė peshkimit tė tepėr dhe tė ndryshimit tė mjedisit tė detit tė afėrt, gjendja oqeanike ėshtė shumė serioze."
Pėr tė mbrojtur mjedisin ekologjik oqeanik dhe pėr tė rindėrtuar burimet e detit tė afėrt, Weihai ka marrė njė sėrė masash konkrete.
Nėn ndihmėn dhe drejtimin e qeverisė, vitet e fundit Grupi mė i madh i prodhimit tė produkteve ujore tė qytetit Weihai ka arritur efektivitet relatisht tė madh nė provėn e rritjeve tė produkteve ujore. Nė vitin 2004, administrata e provincės Shandong investoi 160 milionė juanė nė rindėrtimin e "pyjeve nė fund tė detit". Zv/drejtori i pėrgjithshėm i kėtij grupi Xia Yumin tha : "Pas transformimit, mjedisi oqeanik ka pasur efektivitet tė dukshėm. Nga gjendja aktuale del se sasia e rikhtimit tė peshkut ėshtė shtuar nė mėnyrė tė dukshme."
Nga tė dhėnat statistikave tė sektorėve oqeanikė dhe tė peshkatarisė del se nėpėrmjet rindėrtimit tė "pyjeve nė fund tė detit" dhe masave tė tjera, tani prirja e pakėsimit tė burimeve oqeanike dhe tė shumėllojshmėrisė sė bimėve ujore ėshtė zbutur fillimisht. Mjedisi i ujėrave ėshtė pėrmirėsuar nė mėnyrė tė dukshme. Specialisti i ekologjisė oqeanike, profesor i Institutit Oqeanik Tang Tingyao tha: "Nėpėrmjet zbatimit tė veprimeve tė mbojtjes sė burimeve, mjedisi oqeanik ėshtė pėrmirėsuar gradualisht. Burimet e shkatėrruara janė rigjallėruar gradualisht. Nga gjendja aktuale del se pas disa vjetėve, efektiviteti do tė jetė mė i mirė."
Rritja e ngushtė e peshkatarisė ėshtė njė arsye e rėndėsishme e keqsimit tė mjedisit ekologjik oqeanik. Prandaj qyteti Weihai inkurajon ndėrmarrjet tė synojnė teknologji tė reja tė rritjes sė produkteve ujore.
Njė pėrgjegjės i Drejtorisė Oqeanike tha se nė tė ardhmen, qyteti Weihai do tė vazhdojė kursin pėr parandalimin dhe sistemimin e ndotjeve pėr tė mirėsuar mjedisin oqeanik. (Sihai)
|