dëgjoni
Qyteti Guigang është një qytet-port lumor i ri i Rajonit Autonom Guangxi-Zhuang të Kinës Jug-perëndimore edhe porti lumor më i madh në krahinat perëndimore të Kinës. Vitet e fundit, ekonomia e portit të qytetit Guigang është zhvilluar shumë shpejt.
Qyteti Guigang ndodhet në një pikë nyje të krahinave të Kinës Jugore dhe të krahinave jug-perëndimore. Lumi Xijiang që kalon nëpër këtë qytet, është një rrugë ujore e artë e krahinave bregdetare të Kinës Jug-lindore. Në pjesën jug-lindore të qytetit Guigang lidhet me provincën Guangdong, Hong-Kongun dhe Makaon, zona relativisht të zhvilluara të ekonomisë kineze, në pjesën perëndimore të tij lidhet me krahinat perëndore të Kinës me burime të pasura natyrore. Qyteti Guigang është një nyje e rëndësishme e Kinës që lidhet me vendet e Azisë Jug-lindore. Epërsia rajonale është shumë e dukshme.Në maj të vitit 2006, administrata e qytetit Guigang dhe Korporata aksionare me përgjegjësi të kufizuar P.T. AKR kanë krijuar me investime të përbashkëta Korporatën me përgjegjësi të kufizuar të konteinerëve të portit Guanxi Guigang AKR, Korporata më e madhe e konteinerëve të portit lumor në Guanxi. Zhoust Lino ka ardhur nga Indonezia në Kinës, duke ngarkuar me postin e drejtorit të përgjithshëm të kësaj korporate. Ai është edhe anëtari i Këshillit të kësaj korporate. Qysh atëherë, ai filloi jetën e tij në Kinë. Duke folur për këtë, ai tha: "Unë kam ardhur në Kinë në shtator të vitit 2005. Çdo muaj unë bëj vajtje-ardhje ndërmjet Indonezisë dhe Guigang-it për të hetuar mundësinë e investimeve në portin Guigang."
Zhoust Lino është specialist indinezian për ndërtimin e portit. Ai është mbi 50 vjeçar me një trup mesatar. Zoti Lino kalon një pjesë të madhe të kohës në Guigang.
"Tani unë kaloj një pjesë të madhe të kohës atje. Unë jetoj rreth 20 ditë në indonezi. Këtu ka shumë punë."
Për arsye se klima e Guangxit dhe klima e Indonezisë janë shumë të afërta, Zhoust Lino është përshtatur me jetësën e Guigang-it.
"Megjithëse unë nuk mund të flas gjuhën kineze, njerëzit e këtushëm janë shumë miqësorë. Më pëlqen shumë jetesa e këtushme."
Zoti Lino ka jetuar dhe ka punuar 3 vjet në Guigang. Ai i kushton rëndësi shumë të madhe zhvillimit ekonomik të Kinës. Ai shprehu habinë për zhvillimin e shpejtë ekonomik të Kinës. Ai tha: "Unë jam i mendimit se ky vend është zhvilluar shumë mirë. Nuk ka ndonjë vend që ndikon aq sa Kina në ekonominë botërore. P.sh, unë si një specialist i ndërtimit të portit, pata në fund të viteve 80 të shekullit të kaluar lidhje me portin Guangzhou dhe portin Shangai. Në atë kohë, porti Xhakartë i Indonezisë ka qenë më i përparuar se porti Guangzhou dhe porti Shangai. Por tani porti Guangzhou dhe porti Shangai arritën në nivelin e parë të botës dhe janë më të përparuar se porti Xhakartë. Nga zhvillimi i portit del se ekonomia e Kinës është zhvilluar shumë shpejt. Kina do të bëhet një pjesë e rëndësishme përbërëse e ekonomisë botërore."
Duke folur për këtu, zoti Lino vlerësoi lart për zhvillimin e Kinës. Ai tha gjithashtu se zhvillimi i shpejtë i ekonomisë kineze ka nxitur investimet e Korporatës së Indonezisë AKR në ndërtimin e portit Guigang. Ai e njohu gazetarin me pozitën e veçantë gjeografike të portit Guigang dhe me rolin e rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.
"Biznesi i Korporatës së Indonezisë AKR në Kinë ka zhvilluar 10 vjet.Korporata jonë është një pjesë e rëndësishme përbërëse në logjistikë dhe pozita strategjike e korporatës është shumë e rëndësishme në Guangxi dhe në Guigang. Ajo ndodhet në qendrën e Guangxit, duke u lidhur me Ynnanin, Guizhoun, Siçuanin dhe me grykën e daljes në det të Guangzhout. Prandaj pozita strategjike e portit Guigang është shumë e mirë."
Qysh nga viti 2000, Kina ka zbatuar strategjinë e zhvillimit në krahinat perëndimore, dhe ka vënë në përdorim fonde, teknologji, talente etj., për të nxitur zhvillimin pjesëtimor të popullsisë, burimeve, mjedisit me shoqërinë ekonomike të krahinave perëndimore. Burimet e pasura natyrore të krahinave perëndimore të Kinës kanë përkrahur zhvillimin ekonomik të Kinës Lindore. Porti Guigang që ndodhet në një nyje të lindjes dhe të perëndimit, ka luajtur një rol të dukshëm të nyjes së komunikacionit. Zoti Lino tha se për t'u përshtatur me zhvillimin e shpejtë ekonomik, Korporata me përgjegjësi të kufizuar e konteinerëve të portitGuigang AKR rishikoi planin e dikurshëm të ndërtimit.
"Para hyrjes së korporatës në Guigang, administrata e qytetit Guigang është gati të fillojë ndërtim. Aftësia vjetore e ngarkim-shkarkimit të konteinerëve të planit të administratës së qytetit Guigang është 150 mijë. Kjo nuk mund të plotësojë kërkesën e sotme. Pas rishikimit, aftësia vjetore e ngarkim-shkarkimit të konteinerëve do të arrijë në 200 mijë."
Nga një anë tjetër, mjedisi i mirë i investimeve i qytetit Guigang dhe përkrahja e administratës vendore i lanë zotit Lino një përshtypje shumë të thellë.
"Administrata vendore përkrah shumë objektet tona. Ne kemi fat të mirë të punojmë këtë. Progresi i veprave është zhvilluar mbarë."
Zoti Lino i tha gazetarit se megjithëse ai ka jetuar 2 vjet në Guigang, ai nuk mund të flasë gjuhën kineze. Për të shprehur ndjenjat e punës dhe të jetesës së tij në Guigang, ai foli ngadalësisht një fjalë me gjuhën kineze, unë jam shumë i gëzuar për jetesë në Guigang. (Sihai)
|