v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-03-21 19:46:36    
Bujė nė lindje, sulm nė perėndim

cri

Ju flet radio e Jashtme e Kinės. Tė dashur dėgjues, nė rubrikėn "Kultura tradicionale kineze" do tė flasim pėr taktikėn "Bujė nė lindje, sulm nė perėndim", taktika e 6-tė nga libri "Tridhjetė e gjashtė skemat strategjike dhe taktike", njė libėr klasik kinez pėr artin ushtarak.

Taktika "Bujė nė lindje, sulm nė perėndim", qė pėrdoret shumė shpesh nė luftė, do tė thotė qė tė fillosh sulmin nga drejtimi lindor vetėm pėr tė mashtruar kundėrshtarin dhe, nė kohėn kur kundėrshtari tėrheq forcat kryesore pėr nė anėn lindore duke e lėnė anėn perėndimore tė zbrazėt, ta sulmosh befasisht dhe tė fitosh me njė tė goditur. Njė dredhi e tillė mashtruese u pėrdor gjerėsisht nė betejat e luftėrave tė Kinės sė lashtė.

Nė shekullin e 2-tė tė erės sonė, nė kohėn e dinastisė Han Lindore, gjenerali Zhu Jun, duke komanduar trupat qeveritare, sulmoi njė repart tė kryengritėsve fshatarė qė quheshin "Trupat e peshqirėve tė verdhė", sepse secili prej tyre e mbėshtillte kokėn me njė peshqir tė verdhė. Pas betejave tė shumta, Zhu Jun nuk fitonte dot mbi kryengritėsit, qė kishin zėnė qytetin Vanēeng dhe mbroheshin vendosmėrisht. Kėshtu, ai ndėrtoi njė kodėr tė vogėl prej dheu dhe filloi tė vėzhgonte nga andej. Mė pas, ai urdhėroi trupat qeveritare qė tė sulmonin drejt murit jugperėndimor tė qytetit, duke bėrė bujė tė madhe. Trupat kryengritėse, qė kujtonin se Zhu Jun do tė sulmonte me tė vėrtetė anėn jugperėndimore tė qytetit, u grumbulluan atje dhe u bėnė gati pėr kundėrsulm. Duke parė se kryengritėsit ranė nė grackė, trupat qeveritare, tė prira personalisht nga Zhu Juni, sulmuan fuqimisht nė anėn verilindore tė qytetit, qė ishte bėrė pika e dobėt e kundėrshtarit, Zhu Jun mori lehtė qytetin, duke ngadhėnjyer mbi kryengritėsit.

Kuptimi thelbėsor i taktikės "Bujė nė lindje, sulm nė perėndim" ėshtė qė t'i krijosh kundėrshtarit shfaqje false dhe pėrshtypje tė gabuara. Kjo taktikė pėrdoret gjerėsisht edhe nė luftėn moderne. Nė periudhėn e fundit tė Luftės sė 2-tė botėrore, kjo taktikė u pėrdor me sukses nė operacionin e njohur tė Normandisė. Para operacionit pėr tė zbarkuar nė Normandi mė 6 qershor tė vitit 1944, trupat aleate ishin pėrgatitur pėr 2 vjet. Pėr tė hutuar trupat gjermane, ato kishin pėrhapur informata false dhe hiqeshin sikur do tė fillonin sulmin. Mė nė fund, gjermanėt u bindėn se trupat aleate do tė sulmonin pėr tė zbarkuar nė Kalais. Madje, edhe nė kohėn kur trupat aleate filluan luftimin pėr zbarkim nė Normandi, gjermanėt besonin se ky ishte veprim fals dhe se mė pas trupat aleate do tė sulmonin fuqimisht nė Kalais, prandaj nuk vunė nė veprim repartet e tyre tė pėrgatitjes strategjike, tė pajisura dhe tė stėrvitura shumė mirė, duke humbur rastin e volitshėm tė kundėrsulmit. Kėshtu qė, trupat aleate zbarkuan me sukses nė Normandi. Operacioni i Normandisė qe njė nga operacionet mė me rėndėsi vendimtare nė luftėn e dytė botėrore.

Nė trajtimin e ēėshtjeve gjyqėsore, disa gjyqtarė hutojnė tė dyshuarit gjatė bisedės qė duket e pakuptim, dhe u bėjnė pyetje kyēe nė kohėn kur tė dyshuarit dobėsojnė vigjilencėn. Kėshtu, tė dyshuarit thonė tė vėrtetėn kur nuk pėrgatiten shpirtėrisht. Kjo metodė ėshtė mishėrimi i taktikės "Bujė nė lindje, sulm nė perėndim" nė jetėn e pėrditshme. (Zheng)