|

Siē mėsohet, pėr tė mbrojtur pamjet historike tė qytetit tė vjetėr, komiteti i ndėrtimit tė qytetit tė Pekinit dhe sektorėt pėrkatyės kanė nxjerrė bashkarisht " Rregulloret e riparimit tė shtėpive tė vjetra dhe tė teknologjive tė mbrojtjes sė tyre ", duke kėrkuar zhvillimin e punės riparuse nė bazė tė kėtyre rregulloreve.
Zv-kryetari i Komitetit tė Ndėrtimit tė qytetit tė Pekinit Zhang Jiaming tha : " Nė projektimin dhe pėrdorimin e materialeve pėr riparimin e shtėpive dhe oborreve tė tjera janė ndjekur kategorikisht rregulloret e sipėrpėrmendura, nė mėnyrė qė pas riparimeve, tė gjitha objektet tė jenė nė pėrputhje me standartet e zonės sė mbrojtur. "
 
Gjatė procesit tė riparimit dhe sistemimit tė qytetit tė vjetėr, Komiteti i Planifikimit tė qytetit tė Pekinit, Komiteti i Ndėrtimit tė Pekinit dhe Drejtoria e objekteve arkeologjike tė Pekinit kanė organizuar grupe specialistėsh pėr mbrojtjen e qytetit tė vjetėr pėr orientimin dhe kontrollin e kėtyre punėve.
Specialisti i njohur i mbrojtjes sė objekteve arkeologjike tė Kinės . z. Shie Chensheng vlerėsoi lart " Rregulloret e riparimit tė shtėpive tė vjetėr dhe tė teknologjive tė mbrojtjes sė tyre ", dhe ėshtė i mendimit se pėrvoja e Pekinit pėr mbrojtjen e qytetit tė lashtė historik tė Pekinit duhet tė pėrhapet edhe nė mbarė Kinėn." Kėto rregullore tė nxjerra nga bashkia e qytetit tė Pekinit janė konkrete dhe tė zbatueshme, duke unifikuar mbrojtjen e pamjeve tė qytetit tė lashtė tė Pekinit me ngritjen e nivelit tė jetesės sė banorėve. Sipas mendimit tim, kjo ėshtė njė mėnyrė shumė e mirė dhe ėshtė njė gur themeltar pėr mbrojtjen e qytetit tė njohur historik kulturor tė Kinės, ajo duhet tė pėrhapet nė mbarė Kinėn, sepse ky ėshtė njė kurs strategjik largpamės".
Drejtori i Drejtorisė sė objekteve arkeologjike tė Pekinit Kon Fanchi tha se riparimi dhe sistemimi i qytetit tė vjetėr janė theksi i punės pėr mbrojtjen e qytetit tė njohur historik kulturor tė Kinės. Ai tha se tani nė Pekin janė formuar njė sistem i mbrojtjes ku bėjnė pjesė sektorėt e mbrojtjes sė objekteve arkeologjike, zona e mbrojtjes historike kulrurore dhe tėrėsia e qytetit tė njohur historik kulturor. Nga viti 2000 deri tani, Bashkia e qytetit tė Pekinit ka investuar 930 milionė yuanė duke mobilizuar edhe 5 miliardė yuanė fonde nga shoqėria pėr riparimin dhe mbrojtjen e objekteve arkeologjike dhe janė arritur rezultate te dukshme.
Ai tha : " E gjithė mbrojtja e qytetit tė njohur tė Pekinit ėshtė njė punė e pėrhershme. Pėrmirėsimi i kushteve tė njė sasie tė madhe oborresh shtėpiake dhe rrugicash dhe ringjallja sa mė mirė e mjedisit tradicional kanė shumė probleme pėr tė zgjidhur. Si tė koordinohen mirė mbrojtja e tėrėsisė sė qytetit tė njohur tė Pekinit me zhvillimin e ardhshėm tė qyteti, si tė zhvillohet qyteti i Pekinit nė pėrputhje me mbrojtjen e qytetit tė vjetėr ? Ngritja e ndėrgjegjes sė publikut dhe shtimi i mundėsisė financiare shtetėrore kanė nxitur mė tej mbrojtjen e gjithė qytetit tė njohur historik tė Pekinit. ( Zhai)
|