v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-03-18 18:06:20    
Qyteti i shkencės dhe arsimit Ēangzhou, shėmbulli i arsimit profesional nė provincėn Gjangsu

cri

Ju flet Radio e Jashtme e Kinės. Tė dashur dėgjues, nė rubrikėn e sotme "Shkenca, arsimi dhe shėndetėsia" do tė japim reportazhin me titull "Qyteti i shkencės dhe arsimit Ēangzhou, shėmbulli i arsimit profesional nė provincėn Gjangsu".

Nė qytetin Ēangzhou tė provincės Gjangsu tė Kinės Lindore, gjendet njė bllok ndėrtesash tė shkollave tė arsimit tė lartė profesional, tė institucioneve tė kėrkimeve shkencore dhe tė ndėrmarrjeve industriale, qė quhet "Qyteti i shkencės dhe arsimit Ēangzhou" dhe qė gėzon famė nė mbarė Kinėn.

Ēangzhou ndodhet nė deltėn e lumit Jance, qė ėshtė njė zonė e rėndėsishme ekonomike nė Kinė dhe qė kufizohet me qytetet e mėdha tė zhvilluara ekonomikisht si Shangai, Nankin dhe Suzhou, prandaj ka epėrsi tė dukshme gjeografike. Duke filluar nga viti 2002, nė Ēangzhou ndėrtohet "Qyteti i shkencės dhe arsimit" si njė zonė e eksperimentimit tė zhvillimit dhe reformės sė arsimit tė lartė profesional nė provincėn Gjangsu. Deri tani, 5 shkolla tė larta profesionale janė shpėrngulur kėtu. Ato kanė specialitete tė plota, si ato tė teknikės sė informacioneve, tekstileve, mekanizmit, energjisė elektrike etj qė do tė plotėsojnė nė pėrgjithėsi kėrkesat e ndėrmarrjeve industriale pėr kuadro teknikė tė nivelit tė lartė. Pėr zhvillimin e kėtushėm, foli zoti Lu Gjinlin, shefi i zyrės sė Qytetit tė shkencės dhe arsimit Ēangzhou.

"5 shkollat e larta profesionale tė kėtushme i pranojnė studentėt e rinj nga 14 provinca dhe numri i studentėve qė po studiojnė nė to ka arritur nė 76 mijė. Kėtu ėshtė formuar njė zonė e arsimit tė lartė profesional me pajisje tė pėrsosura."

Kėtu janė ndėrtuar disa baza mėsimdhėnie nė praktikė, si ato tė teknologjive moderne tė kontrollit, teknologjive tė veglave tė modeleve, makinerive metalprerėse tė kontrollit tė shifruar etj. Kėto baza jo vetėm kanė tė mira nė uljen e kostos dhe rritjen e rendimentit, por edhe janė tė dobishme pėr studentėt. Ndryshe nga mėnyra mėsimdhėnėse e shkollave tė larta tė pėrgjithshme, shkollat e kėtushme i kushtojnė mė shumė rėndėsi rritjes sė aftėsisė teknike tė studentėve nėpėrmjet praktikės. Zakonisht pedagogėt e kėtyre shkollave jo vetėm u shpjegojnė studentėve se si ėshtė krijuar njė teknologji e caktuar, por edhe i bėjnė ata qė tė dinė se si ta shfrytėzojnė kėtė teknologji mė lehtė, me rendiment mė tė lartė dhe nė mėnyrė mė shkencore.

Nė qendrėn e ushtrimeve tė teknikės sė saldimit dhe tė matjes, korrespondenti ynė vuri re se studentėt po bėnin praktikė nė njė ofiēinė mjaft tė gjerė dhe plot me dritė.

Shi Gjin, student i specialitetit tė saldimit tė Institutit tė Inxhinierisė tė Ēangzhout, thotė se ai bėn praktikė kėtu qė nga viti i dytė i studimeve tė tij. Ai thotė se kjo praktikė ka lidhje tė drejtpėrdrejta me punėn e tyre tė ardhshme, prandaj ka tė bėjė me punėsimin e tyre.

Li Hao, student i fakultetit tė inxhinierisė sė automjeteve tė Institutit tė Mekanizmit dhe Energjisė Elektrike tė Ēangzhout, ėshtė optimist pėr punėsimin e ardhshėm tė tij.

"Unė jam i mendimit se profesioni i automjeteve ende ėshtė njė profesion i porsanisur nė Kinė dhe perspektiva e zhvillimit tė industrisė sė automjeteve ėshtė e mrekullueshme. Unė studioj teknologjitė e mirėmbajtjes dhe kontrollit tė automjeteve. Kam nėnshkruar tashmė kontratėn me qendrėn 4S tė njė qyteti automjetesh dhe do tė nis punė sė shpejti."

Lidhur me punėsimin e tė diplomuarve, zoti Lu Gjinlin, shefi i zyrės sė Qytetit tė shkencės dhe arsimit Ēangzhou, tha se 5 shkollat e tyre tė larta profesionale zėnė vendet e para nė gjithė provincėn Gjagsu pėr sa i pėrket pėrqindjes sė punėsimit tė tė diplomuarve. Ai tha se, gjatė kėtyre vjetėve, tė diplomuarit e kėtyre shkollave u punėsuan qind pėr qind. Numri i diplomuarve tė tyre nuk plotėson dot kėrkesat, madje studentėt e tyre caktohen pėr punėsim me porosi nga ndėrmarrjet qysh nė vin e parė dhe tė dytė tė studimve.

Hang Yongbao, zv-drejtori i arsimit i qytetit Ēangzhou, thotė se administrata e qytetit i kushton shumė rėndėsi zhvillimit tė arsimit profesinal. Sot nė gjithė qytetin ka 36 shkolla tė larta dhe tė mesme profesionale. Pikerisht me pėrkrahjen e administratės sė qytetit, numri i kursantėve tė shkollave tė mesme profesionale e ka kaluar numrin e nxėnėsve tė shkollave tė mesme tė pėrgjjithshme dhe gjendja e punėsimit ėshtė e kėnaqshme.

"Numri i kursantėve tė shkollave tė mesme profesionale nė qytetin tonė ėshtė afro 180 mijė. Pėrqindja e punėsimit tė tė diplomuarve ka qenė gjithmonė mbi 96 %. Nėn drejtimin e administratės sė qytetit, ne propagandojmė aktivisht rėndėsinė e zhvillimit tė arsimit profesional. Zhvillimin me tė gjjitha forcat tė arsimit profesional e konsiderojmė si njė ēėshtje me rėndėsi strategjike." (Zheng)