v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-03-17 18:35:11    
Kėngėt popullore kineze tė interpretuara nga Feng Zhilian

cri

Ju flet Radio e Jashtme e Kinės! Tė dashur dėgjues, unė jam Pina, ju pėrshėndes pėrsėri nga Pekini. Nė programin e sotėm tė kėngėve popullore kineze do t'ju paraqit disa kėngė popullore tė interpretuara nga kėngėtarja e njohur kineze Feng Zhilian. Sė pari ju ftoj tė dėgjoni kėngėn "Kėnga malėsore".

Kėnga qė po ndiqni ėshtė njė kėngė popullore e provincės Sichuan tė Kinės jugperėndimore me titull "Kėnga malėsore". Kjo kėngė e freskėt dhe e lehtė me fjalė tė gjalla dhe tė thjeshta, i kėndon dashurisė sė njė vajze. Nė kėngė thuhet: "Dielli qė del si njė pikė e kuqe ndriēon malet e larta dhe pyjet e dendura. Lauresha e do lartėsinė e qiellit tė kaltėr, vajza e do djalin duarartė. Rrezet e argjendta tė hėnės ndriēojnė kasollet e vendlindjes. Lejleku i bardhė e do ujin e Lumit Jance, vajza e do djalin punėtor."

Feng Zhilian ėshtė kėngėtare e njohur popullore kineze. Ajo ka lindur nė verilindje tė Kinės dhe nė vitin 1983 u pranua nė fakultetin e muzikės vokale popullore tė Konservatorit tė Shenyang-ut. Nė vitin 1987 ajo organizoi koncertin e parė recital dhe filloi tė punojė nė konservator si pedagoge. Feng Zhilian ka zė tė ėmbėl, shqiptim tė qartė dhe ndjenja tė pėrzemėrta dhe interpreton si duhet kėngėt kineze tė stileve tė ndryshme. Tani le tė shijojmė kėngėn popullore tė provincės Shandong tė Kinės lindore me titull "Vallja Yangge e shoqėruar me kėngė".

Yangge ėshtė vallja popullore kineze mė pėrfaqėsuese dhe me historinė mė tė lashtė, ėshtė gjithashtu njė art kolektiv i veēantė i kėngėve dhe valleve popullore qė zhvillohet nė shesh. Kėrcimtarėt vallėzojnė me lėvizje tė larmishme e tė pasura duke ndryshuar vendosjen e tyre sipas ritmeve tė daulles, dhe mirėpriten ngrohtėsisht nga shikuesit. Kėnga "Vallja Yangge e shoqėruar me kėngė" kėndohet gjatė vallėzimit dhe ėshtė e gėzueshme, e zjarrtė dhe me atmosferė jetėsore. Nė kėngė thuhet: "Lulet e pjeshkės janė flakė tė kuqe, vajzat e bregut tė djathtė tė lumit vijnė pėr tė vallėzuar Yangge, djemtė e bregut tjetėr tė lumit i shoqėrojnė me kėngė. Nė vendlindje ka shumė kėngė, lumi Yunhe gurgullon i gėzuar, njerėzit vallėzojnė me tė qeshura."

Feng Zhilian nuk u kėnaq me sukseset e mėdha tė arritura. Nė vitin 2000 ajo u pranua nė klasėn e aspirantėve tė Konservatorit tė Kinės, ku mėsoi me profesoren Zou Wenqin, nė tė njėjtėn kohė ajo mbaroi studimet pasuniversitare nė Akademinė e Artit tė Kinės, pėr tė studiuar teorinė e muzikės tradicionale kineze. Nė fund tė vitit 2001, Feng Zhilian organizoi me sukses tė plotė dy koncerte recitale nė qytetet Pekin dhe Shenyang me titull "Kombėsia dhe kėnga", ku ajo kėndoi shumė kėngė klasike. Tani ajo punon si docente nė fakultetin e muzikės tė Konservatorit Shenyang dhe disa nga studentėt e saj kanė dalė shkėlqyeshėm.

Nė fund tė programit tė sotėm ju ftoj tė shijoni kėngėn popullore tė provincės Hebei tė Kinės veriore me titull "Qėndis fener". Kjo kėngė melodike dhe e hollėsishme kallėzon 5 histori tė vėrteta dhe gojėdhėna kineze pėr dashurinė. Kėtė kėngė Fen Zhilian e kėndon nė mėnyrė tė hollėsishme dhe prekėse.

Ju flet Radio e Jashtme e Kinės! Tė dashur dėgjues, ndoqėt disa kėngė popullore kineze tė interpretuara nga kėngėtarja e njohur Feng Zhilian. Mirudėgjofshim tė shtunėn tjetėr. Nė mikrofon pėr ju, Pina.