v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-03-07 14:09:22    
Goditja e forcave tė lodhura me forcat e ēlodhura

cri
Ju flet Radio e Jashtme e Kinės. Tė dashur dėgjues, nė rubrikėn "Kultura tradicionale kineze" do tė flasim pėr taktikėn "Goditja e forcave tė lodhura me forcat e ēlodhura", taktika e 4-t nga libri "Tridhjetė e gjashtė skemat strategjike dhe taktike", njė libėr klasik kinez pėr artin ushtarak.

Kjo taktikė do tė thotė se, njė komandant qė di mirė tė pėrdorė forcat e veta ushtarake, duhet medoemos t'i shmanget moralit tė lartė tė kundėrshtarit dhe tė presė rastin e volitshėm pėr tė goditur kundėrshtarin nė kohėn kur ai ėshtė i lodhur, nė mėnyrė qė tė fitojė duke vėnė nėn kontroll me lehtėsi gjendjen e ndėrlikuar. Kjo taktikė ėshtė veēanėrisht e pėrshtatshme pėr palėn e dobėt nė pėrballimin e palės sė fortė.

Strategėt ushtarakė tė Kinės sė Lashtė ishin tė mendimit se "tė ēlodhurit " dhe "tė lodhurit " mund tė ndryshojnė me njėri tjetrin, ashtu siē ndryshojnė dita me natėn nė tė katėr stinėt. Kur zgjatet dita, natyrisht shkurtohet nata. Anasjelltas, kur zgjatet nata, natyrisht shkurtohet dita. Nė kusht tė caktuar, pala kundėrshtare mund tė kthehet nga epėrsia nė inferioritet dhe nga pozita aktive nė pozitėn pasive. Atėherė pala jonė natyrisht kthehet nga inferioriteti nė epėrsi dhe nga pozita pasive nė pozitėn aktive.

Ka pasur mjaft shembuj tė fitores sė palės sė dobėt mbi palėn e fortė nė luftėrat e lashtėsisė nė Kinė. Nė periudhėn e Tri Perandorive (vitet 220-280 tė erės sonė), perandoria Vu vrau gjeneralin Guan Yu tė perandorisė Shu. Monarku i Shu-sė u indinjua dhe, duke komanduar personalisht trupat e tij prej 700 mijė vetash, filloi njė luftė pėr tė ndėshkuar Vu-nė. Trupat e tij, duke u mbėshtetur nė epėrsinė e tyre ushtarake dhe gjeografike, korrėn fitore tė njėpasnjėshme nė beteja. Gjenerali Lu Sun i Vu-sė, pasi i bėri njė analizė gjendjes sė atėhershme, vendosi tė bėnte tėrheqje strategjike. Si rezultat, ai e vuri palėn kundėrshtare nė njė pozitė pasive, sepse trupat kundėrshtare nuk gjenin dot armikun pėr ta goditur. Pas 6 muajve, morali luftarak i ushtarėve tė Shu-sė ra plotėsisht. Nė kėto rrethana, gjenerali Lu Sun i Vu-sė dha urdhrin pėr kundėrsulm dhe goditi befasisht trupat e Shu-sė. Fitorja e Vu-sė u bė njė shembull i njohur i fitores sė pakicės mbi shumicėn dhe i fitores me anė tė goditjes sė kundėrshtarit pas shpėrthimit tė sulmit tė tij.

Kjo taktikė ėshtė pėrdorur gjerėsisht edhe nė luftėn moderne. Nė vitet 30 tė shekullit tė kaluar, nė periudhėn e luftės civile revolucionare kineze, ushtria popullore e udhėhequr nga Partia Komuniste e Kinės, ishte shumė e paktė nė numėr dhe me armė tė prapambetura nė krahasim me ushtrinė guomindanase tė Ēan Kai Shisė. Prandaj komandanti i ushtrisė popullore, strategu Mao Ce Dun, duke u nisur nga kushtet konkrete, parashtroi taktikėn e luftės partizane dhe komandoi ushtrinė popullore nė bazė tė taktikės "Tėrhiqem kur sulmon armiku; ngacmoj kur pushon armiku; godas kur ėshtė i lodhur armiku; ndjek kėmba kėmbės kur tėrhiqet armiku". Kėshtu, duke shfrytėzuar relievin, rastet dhe faktorėt e tjerė, ushtria popullore u vėrvit mbi armikun dhe korri fitore tė njėpasnjėshme. Mund tė themi se thelbi i taktikave tė luftės partizane ėshtė "Goditja e forcave tė lodhura me forcat e ēlodhura", qė shpie nė ndryshimin e raportit tė forcave nga inferioriteti nė epėrsi. (Zheng)