v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-03-05 08:36:18    
Tė huajt qė kanė hapur njė universitet nė qytetin Ningbo

cri

Nė qytetin Ningbo tė provincės Zhegjang tė Kinės Lindore, gjendet njė shkollė e lartė me emrin "Universiteti Notingham i Ningbos", qė ėshtė i pari universitet i hapur nė bashkėpunim ndėrmjet Kinės dhe njė vendi tė huaj me miratimin e Ministrisė sė Arsimit tė Kinės. Zv-rektori i kėtij universiteti, zoti Roxher Ud, dhe 140 pedagogėt e ardhur nga vende tė ndryshme tė botės po praktikojnė njė model arsimi ndėrkombėtar dhe dėshmojnė se si pėrplaset dhe shkrihet koncepti tradicional arsimor kinez me atė perėndimor. Zoti Roxher Ud erdhi nė Kinė nė shkurt tė vitit 2007 nga qyteti Notingham i Anglisė dhe nisi punėn e tij si zv-rektor i kėtij universiteti.

"S'ka asnjė dyshim se unė kam qejf tė punoj nė Kinė. Ky ėshtė njė vend plot me gjallėri, qė ėshtė i pėrshtatshėm pėr ekzistencėn e njė shkolle tė tillė. Kėtu mund tė gjej shumė raste zhvillimi dhe fryma e kinezėve pėr tė ecur pėrpara mė bėn tė bashkėpunoj shumė mirė me ta."

Zonja Shy Yafen, administratore nga pala kineze dhe anėtare e Kėshillit tė Universiteti Notingham tė Ningbos, tha se pėr 1 vit pėrfunduan punimet e ndėrtimit tė kėtij universiteti, qė zė njė sipėrfaqe toke prej 60 hektarėsh, gjė qė tregon se bashkėpunimi kino-anglez shkon shumė mbarė. Sigurisht, vazhdoi Zonja Shy, pėr shkak tė ndryshimeve ndėrmjet kulturės kineze e asaj perėndimore dhe tė ndryshimeve nė sistemet arsimore tė Kinės dhe tė Anglisė, shpesh herė dalin edhe disa divergjenca ndėrmjet dy palėve. Megjithatė, tė dyja palėt mund tė kapėrcejnė divergjencat dhe tė bashkėpunojnė si duhet, sepse kanė tė njėjtin drejtim tė zhvillimit tė arsimit.

"Ėshtė e vėshtirė qė kinezėt dhe anglezėt tė mendojnė njėsoj. Por tė dy palėt kanė qėllimin e pėrbashkėt qė studentėt tė duan atdheun e vet, pavarėsisht nga shoqėria kapitaliste apo ajo socialiste. Tė gjitha vendet edukojnė studentėt qė tė bėhen qytetarė tė kualifikuar dhe tė respektojnė ligjet e rregullat ligjore. Tė gjitha vendet brumosin brezin e ri me mendime tė reja krijuese. Ja, nė kėto ēėshtje mendojmė njėsoj. Pala kineze dhe ajo angleze mund tė shkojnė me njėra-tjetrėn nė harmoni nė shumė drejtime, sepse kemi unanimitet nė drejtimin kryesor tė pėrgatitjes sė kuadrove."

Nė punėt e pėrditshme mėsimdhėnėse, edhe zoti Roxher Ud jep mėsim. Duke u pėrpjekur tė ndikojė te studentėt kinezė me mėnyrėn angleze tė tė menduarit, ai ka vėnė re disa ndryshime ndėrmjet studentėve kinezė dhe atyre anglezė. Ai vlerėson lart studentėt e tij kinezė.

"Mua mė duket se studentėt kinezė janė shumė tė drejtė. Ata i shprehin troē mendimet e veta. Nė Angli, populli flet me fjalė tė martura. Ata nuk thonė drejtpėrdrejt se 'Dėshira ime mė e madhe ėshtė filan', 'Unė shqetėsohem shumė pėr diēka', 'Unė kam ndonjė ambicie' e tė tjera. Kurse studentėt kinezė janė ndryshe. Kur kanė ndonjė ambicie, ata mund ta thonė drejtpėrdrejt dhe pa asnjė druajtje. Mua mė pėlqen kjo mėnyrė shprehjeje, sepse nga fjalėt e tyre e kam shumė tė lehtė tė marr vesh se ēfarė duan ata. Studentė kinezė mėsojnė me shumė zell dhe i pėrvetėsojnė gjėrat shumė shpejt."

Nė Universitetin Notingham tė Ningbos, studiojnė edhe shumė studentė nga vende tė tjera. Njė nga ata ėshtė edhe djaloshi i pashėm holandez Tim Herzi, i cili ka 14 muaj qė studion nė Kinė. Para se tė vinte nė Ningbo, ai mėsoi gjuhėn kineze nė Ēangēun tė Kinės Verilindore. Ai foli rrjedhshėm nė gjuhėn kineze pėr jetėn nė kėtė universitet.

"Mua mė quajnė Tim. Kam ardhur nė Ningbo pėr tė studiuar tregti dhe ekonomi ndėrkombėtare, qė ėshtė specialiteti im. Kėtu jetoj shumė mirė, sepse kinezėt janė miqėsorė. Shumė prej tyre duan tė miqėsohen me mua, prandaj kam shumė miq nė Kinė. Unė fle nė konvikt, qė ėshtė i rehatshėm dhe me qira tė ulėt. Kam qejf tė dal nė rrugė pėr tė ngrėnė nė restorante plot me klientė, ku marr makarona tė fėrguara ose pite, qė janė tė lira dhe tė shijshme."

Zv-rektori Roxher Ud shpreson se do t'u japė studentėve kinezė dhe tė huaj mė shumė raste kontaktesh me botėn. Ai po bėn pėrpjekje qė sa mė shumė studentė tė huaj tė vijnė pėr studime nė universitetin e tij dhe qė studentėt kinezė tė kenė mė shumė raste pėr studime nė Universitetin Notingham tė Anglisė ose nė shkolla tė vendeve tė tjera.

Universiteti Notingham i Ningbos ka tani 2800 studentė dhe, siē parashikohet, nė shtator tė vitit 2008 ky numėr do tė arrijė nė 4000. Ndėr ta, studentėt e huaj do tė pėrbėjnė njė tė katėrtėn. Zoti Rexher Ud shpreson se, kėtej e tutje, mė shumė studentė tė huaj do tė vijnė pėr tė marrė arsimin origjinal anglez nė truallin kinez dhe pėr tė dhėnė kontribut nė arsimin e ndėrkombėtarizuar kino-perėndimor. (Zheng)