v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-03-12 18:57:54    
Ekspozita e artit Dunhuang ka tėrhequr vėmendjen pėr "Dunhuang" nė Pekin (2)

cri

Pallati i artit figurativ tė Kinės me investime tė mėdha ndėrtuan sallat e ekspozitės prej 4 mijė metrash katėrore njėsoj si shpellat Dunhuang. Duke hyrė nė sallėn e ekspozitės, vizitorėt ndihen sikur gjenden nė mes tė shpellave tė bukura misterioze. Pllakat e tokės janė tė vizatuara me lulet e lotusit tė Dunhuangut, nė tavanė janė kubė qiellore me pikturat e murit, duke shkuar nė mes tė pikturave me ngjyrė dhe stil tė kohėve tė lashta, duke parė figurat e ndryshme tė budave, vizitorėt mund tė ndjejnė njė forcė tė madhe tėrheqėse tė kėtij arti madhėshtor.

Plaku 75 vjeē Wu Jinmin tha : " Nuk kam shkuar ndonjė herė nė shpellėn Dunhuang, kisha dėshirė tė madhe, por Gansu ndodhet shumė larg. Duke parė kėto kopjet e shquara tė veprave tė marrė nga arti i Dunhuanit nė Gansu, sikur kam hyrė nė ato shpella. "

Kurse z. Ma Yewei tha se pasi vizitoi kėtė ekspozitė, atij i ka dal dėshira pėr tė shkuar nė Dunhuang. ... " Kam ardhur qysh nė mengjes, kisha dėshirė tė vizitoj njė ditė tė tėrė. Kjo ėshtė njė ekspozitė me pėrpjesėtime mė tė mėdha, nga kjo ekspozitė mund tė ndjej thelbin e artit tė madh. Duke parė kėto, mė del mė shumė dėshira pėr ta vizituar konkretisht Dunhuang. Ato sendet origjinale do tė mė tronditin mė shumė ".

Vizitori gjerman Mario Bitter ėshtė i mendimit se nga kjo ekspozitė tregon ndikimin e Dunhuanit pėr Kinėn. " Budizmi kishte ushtruar njė ndikim tė madh nė histrorinė e Kinės. Kėto vepra pasqyrojnė ndryshimet historike te budizmit nga shekulli i 4-tė deri nė shekullin e 14-tė. Unė jam i mendimit se nga kjo ekspozitė mund tė shohim ndikimin e budizmit mbi historinė e Kinės dhe Dunhuang ėshtė njė shėnje e ndikimit tė budizmit mbi Kinėn.

Zonjusha Wang Yu ka njė admirim tė madh pėr kėtė ekspozitė dhe i tha korrespondentit  " Ėshtė njė ēudi, me tė vėrtetė shumė bukur, sidomos ajo figura e budės. Nuk mund tė pėrshkruaj me fjalė atė bukuri tė butė, sepse kėto janė tė kopjuara nga piktorė tė shquar, duke u kopjuar edhe thelbi i tyre. "

Drejtoresha e Institutit tė Studimeve Dunhuang Fan Jinshi tha se krahas kalimit tė kohės, pikturat e murit tė Dunhuanit janė prekur. Qysh nga viti 1943, shumė artistė kinezė duke u larguar nga jeta e rehatshme qytetare, shkuan nė shkretėtirėn e largėt Dunhuang pėr tė marrė pjesė nė punėn e mbrojtjes sė shpellave Dunhuang. Njėra punė prej tyre ishte kopimi i tė gjithė shpellavave pėr studim dhe pėr ekspozim. Pėr tu realizuar kopimi i njė shpellė duhen rreth 4 vjet. Pas 65 vjetėsh, artistėt e disa brezave tė Institutit tė Studimeve Dunhuang kanė realizuar kopimin e l2 shpellave. Zonja Fan Jinshi tha :" Me tė folur pėr kėta artistė, jam e emocioniar shumė. Ata bėnin njė jetė tė vėshtirė dhe njė punė tė madhe duke realizuar kopimin e mė se 10 shpellave dhe tė mė se 2000 pikturave. Kėto janė rezultatet e punės mė se 60 vjeēare tė artistėve tė disa brezave tonė."

Siē mėsohet, qeveria kineze ka vendosur kohėt e fundit tė zbatojė veprėn nė pėrpjesėtime mė tė mėdha tė mbrojtjes duke investuar 260 milionė yuanė.