v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-03-04 16:56:44    
U Zheng Yi, fitues i ēmimit mė tė lartė kombėtar tė shkencės dhe teknikės nė Kinė

cri

 degjoni

Ju flet Radio e Jashtme e Kinės. Tė dashur dėgjues, nė rubrikėn e sotme "Shkenca, arsimi dhe shėndetėsia" do tė japim reportazhin "U Zheng Yi, fitues i ēmimit mė tė lartė kombėtar tė shkencės dhe teknikės nė Kinė".

U Zheng Yi 92-vjeēar ua kushtoi tė gjitha energjitė e tij kėrkimeve shkencore nė fushėn botanike dhe, pikėrisht nė saje tė arritjeve tė tij, kėrkimet shkencore tė kinezėve nė fushėn botanike njihen nga shkencėtarėt e vendeve tė tjera tė botės. Suksesi pėrfaqėsues i arritjeve tė tij ėshtė libri "Flora e Kinės", pėr shkrimin e tė cilit atij iu deshėn 45 vjet.

"Nė librin 'Flora e Kinės', tė gjitha bimėt nė Kinė janė klasifikuar sipas njė sistemi tė caktuar dhe duke u ndarė nė familje dhe nė gjene. Flora luan rolin e njė 'regjistri' bimėsh. Nė tė shėnohet se nė cilat zona tė Kinės e tė botės rritet njė lloj bime e caktuar dhe ēfarė vlere ka ajo. Pėr shembull, shėnohen dallimet dhe lidhjet ndėrmjet orizit tė kultivuar dhe atij tė egėr. Flora e Kinės ėshtė flora mė e madhe tani nė botė, mė e madhe se Flora e Evropės, Flora e Amerikės Veriore dhe Flora e Malajzisė, qė janė botuar tashmė."

Puna pėr hartimin e librit "Flora e Kinės" filloi qė nė vitin 1959, kurse botimi i tė gjitha vėllimeve tė tij pėrfundoi nė vitin 2005. Nė kėtė libėr me 50 milionė fjalė dhe tė ndarė nė 126 vėllime, shėnohen mė shumė se 30 mijė lloje bimėsh nė Kinė. Kjo vepėr, qė ka ofruar nė pėrgjithėsi tė dhėnat pėr tė gjitha bimėt nė Kinė, ėshtė bėrė njė nga mbėshtetjet mė themelore dhe mė tė rėndėsishme tė punės qė do tė kryhet tani e tutje nė Kinė pėr mbrojtjen e shumėllojshmėrisė biologjike, pėr pėrmirėsimin tė mjedisit ekologjik dhe pėr shfrytėzimin shkencor tė bimėve.

Si rezultat i kėrkimeve shkencore dhjetėra vjeēare, zoti U Zheng Yi ka pėrvetėsuar njohuri tė gjera botanike dhe, pėr kėtė arsye, ai quhet me nderim nga kolegėt e tij "Kompjuteri Botanik". Por prirja e tij pėr bimėt ka ardhur pak a shumė nga natyra. Ai lindi nė vitin 1916 nė njė familje intelektualėsh tė qytetit Yangzhou tė provincės Gjangsu tė Kinės Lindore. Siē thotė ai, prirja e tij pėr bimėt ka lidhje me njė lulishtė qė gjendej pėrballė portės sė shtėpisė sė tij.

"Bimėt mė pėlqejnė qysh nga vogėlia. Kur mėrzitesha, shkoja nė lulishtėn karshi shtėpisė dhe luaja vetėm. Atje kishte njė korije me bambu. Ishte njė lloj bambuje me filiza qė mund tė hahet. Nė pranverė, filizat e bambusė rriteshin shumė shpejt pas shiut, gjė qė mė dukej misterioze dhe e pakuptueshme."

Interesi i veēantė pėr bimėt e shpuri pak nga pak zotin U Zheng Yi nė njohjen e bimėve dhe nė mbledhjen e mostrave tė bimėve. Pas mbarimit tė shkollės sė mesme, ai u pranua pėr studime botanike nė fakultetin e biologjisė tė Universitetit Tsinghua. Pas diplomimit, ai shkoi pėr punė si pedagog nė njė universitet tė provincės Junan. Vitet e punės nė kėtė provincė u bėnė vitet mė tė ndritura tė jetės sė tij akademike.

Junani ėshtė provinca mė e pasur me bimė nė Kinė. Llojet e bimėve tė kėtushme pėrbėjnė gjysmėn e atyre tė mbarė Kinės. Gjatė asaj periudhe, nė bazė tė fotografive dhe materialeve ekzistuese mbi bimėt, ai shkroi brenda 10 vjetėve rreth 30 mijė kartela tė bimėve, tė cilat u bėnė mė pas tė dhėna tė ēmueshme pėr shkrimin e librit "Flora e Kinės".

Nė vitin 1976, nė moshėn 60-vjeēare, ai shkoi dy herė pėr kėrkime shkencore nė rrafshnaltėn Qinghai-Tibet. Nė vitin 1982, ai kaloi malin Ēilian dhe arriti nė Sinkiang, ku studioi kushtet vegjetative tė bimėve nė shkretėtira dhe stepa. Nė vitin 1986, bėri studime nė Shennongjia e zona tė tjera. Nė vitin 1997, pas studimeve tė bimėve nė Tajvan, nė moshėn 81-vjeēare, u dha fund kėrkimeve shkencore nė zona tė largėta.

Duke filluar nga viti 1993, krahas hartimit tė librit "Flora e Kinės", zoti U Zheng Yi shkroi edhe njė monografi shkencore me 4 milionė e 300 mijė fjalė, nė tė cilėn parashtroi tezėn se rajoni bimor i Azisė Lindore mund tė bėhet njė rajon bimor me vete, duke dhėnė kontribut tė rėndėsishėm nė ndarjen e rajoneve bimore nė botė.

Nė vitin 1999, me propozimin e zotit U Zheng Yi, u ngrit "Baza e tė dhėnave pėr llojet e qenieve tė egra biologjike tė Kinės Juglindore", qė ėshtė e treta bazė e kėtij lloji nė botė, pas atyre nė SHBA e Angli. Ajo jo vetėm do tė ofrojė tė dhėna biologjike pėr bujqėsinė, pylltarinė, mjekėsinė dhe punė tė tjera nė Kinė, por edhe do tė luajė njė rol tė rėndėsishėm nė mbrojtjen e shumėllojshmėrisė biologjike dhe nė shfrytėzimin e vazhdueshėm tė pasurisė natyrore.

U Zheng Yi thotė se arritjet e tij janė rezultat i trashėgimit tė fryteve tė mėparshme dhe i hapjes sė tė ardhmes.

"Unė e kam trashėguar ēėshtjen e krijuar nga mėsuesit e mėsuesve tė mi. Shpresoj se mė shumė njerėz do tė punojnė pėr hapjen e njė tė ardhmeje tė re, duke shfrytėzuar kėtė bazė pėr zgjedhjen e hibrideve, qė njerėzimi tė rrojė mė mirė dhe tė bashkekzistojė nė harmoni me natyrėn."(Zheng)