v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-02-29 20:25:05    
Vrasja e njeriut me thikėn e marrė hua

cri

Nė rubrikėn "Kultura tradicionale kineze" do tė flasim pėr taktikėn "Vrasja e njeriut me thikėn e marrė hua", qė ėshtė taktika e tretė nga libri "Tridhjetė e gjashtė skemat strategjike dhe taktike", njė libėr klasik kinez pėr artin ushtarak.

Taktika "Vrasja e njeriut me thikėn e marrė hua", qė do tė thotė goditja dhe shfarosja e kundėrshtarit duke shfrytėzuar forcat e palės sė tretė, u pėrdor shumė shpesh nė luftėrat ushtarake dhe politike tė Kinės sė lashtė.

Nė vitet e fundit tė dinastisė Zhou Perėndimore (nga shekulli i 11-tė para erės sonė deri nė shekullin e 8-tė para erės sonė), Zheng Huan Gong, monarku i shtetit Zheng, vendosi tė zhdukte shtetin Kuai. Nė radhė tė parė, ai bėri njė listė tė ministrave dhe gjeneralėve mė tė talentuar tė shtetit Kuai dhe deklaroi hapur se, pas shkatėrrimit tė Kuait, ai do t'u jepte kėtyre personave poste dhe tituj tė lartė feudalė dhe do t'u shpėrndante atyre tokėn e Kuait. Pėr tė propaganduar publikisht vendimin e tij, ai organizoi nė qytet aktivitete betimi. Monarku i shtetit Kuai u indinjua, pasi e mori vesh, dhe i vrau si tradhtarė tė gjithė ministrat dhe gjeneralėt e shkruar nė atė listė. Kėshtu, shteti Zheng e shkatėrroi lehtė shtetin Kuai.

Njė shembull tipik i zbatimit nė luftėn politike tė taktikės "Vrasja e njeriut me thikėn e marrė hua" ka qenė tregimi i vėrtetė nė historinė kineze "Vrasja e tre trimave me anė tė dy pjeshkave". Nė shekullin e 6-tė para erės sonė, shteti Ēi kishte 3 trima qė quheshin Gongsun Gjie, Tian Kai Gjang dhe Gu Yezi. Meqė u treguan jashtėzakonisht tė guximshėm nė betejėn e luftės, monarku i Ēiut i donte shumė. Mirėpo tė tre trimat ishin mendjemėdhenj dhe secili e quante veten hero tė pashoq. Yan Ying, politikani i madh dhe kryeministri i shtetit Ēi, shqetėsohej dhe kishte frikė se mos kėta trima, me veprimet e tyre trashanike, mund tė krijonin telashe qė do tė rrezikonin sigurinė e Ēiut, prandaj deshi t'i asgjėsonte. Njė ditė, me propozimin e tij, Ēi Jing Gong, monarku i shtetit Ēi, u dhuroi tre trimave dy pjeshka, qė t'i ndanin sipas meritave. Secili prej kėtyre trimave tė pamend thoshte se ai kishte mė shumė merita dhe pėr kėtė filluan tė grindeshin dhe, mė tej, tė vrisnin njėri tjetrin. Kėshtu, Yan Ying e arriti lehtė qėllimin e tij.

Taktika "Vrasja e njeriut me thikėn e marrė hua" duket barbare dhe djallėzore, prandaj zbatimi i saj kufizohej nė luftėn ushtarake. Nė rrethana tė tjera, nėse dikush e pėrdorte pėr t'ia arritur qėllimit vetjak, kjo mund tė konsiderohej si intrigė e ulėt e njė njeriu tė poshtėr.

Nė shoqėrinė moderne, dikush ka krijuar njė shpjegim tė ri tė taktikės "Vrasja e njeriut me thikėn e marrė hua". Nė kėtė shpjegim, theksi u vihet fjalėve "marr hua". Kjo do tė thotė se, pėr tė arritur qėllimin nė tregti ose nė luftėn politike, ēdokush mund tė "marrė hua" forcat e tė tjerėve dhe qėllimi i tij nuk duhet tė jetė "vrasja e njeriut", por konkurrenca. Ai mund tė "marrė hua" shumė gjėra, si fonde, kuadro, teknologji etj. Njė sipėrmarrės mund tė ketė sferė tė gjerė manovrimi gjatė konkurrencės sė ashpėr nė ekonominė e tregut, mjafton tė pėrvetėsojė kuintesencėn e taktikės "Vrasja e njeriut me thikėn e marrė hua". (Zheng)