v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-03-11 13:14:26    
Lidhjet e miut me mjekėsinė

cri

dėgjoni

Ju flet Radio e Jashtme e Kinės. Tė dashur dėgjues, nė rubrikėn e sotme "Shkenca, arsimi dhe shėndetėsia" do tė japim reportazhin "Lidhjet e miut me mjekėsinė".

Kohėt e fundit, nė Kinė pėrmendet mė shpesh miu, sepse viti 2008 ėshtė viti i miut sipas kalendarit tradicioinal kinez, qė quhet kalendari hėnor. Miu u ka lėnė njerėzve pėrshtypje tė keqe pėr shkak se ai mund tė pėrhapė sėmundjet. Por me zhvillimin e shkencės sė mjekėsisė, edhe minjtė nė laborator kanė dhėnė kontribut tė madh pėr shėndetėsinė e njerėzimit.

Nė njė laborator tė Shangait, doktori Ding Yuqiang po bėnte njė eksperimentim. Ai vuri disa minj tė vegjėl nė njė tavolinė 1 metėr tė lartė. Vetėm nė gjysmėn e tavolinės kishte parmak, kurse nė gjysmėn tjetėr jo. Disa prej minjve u strukėn pranė parmakut, ndėrsa tė tjerėt filluan tė luanin kudo nė tavolinė. Doktori Ding tha se minjtė e strukur pranė parmakut ndienin shqetėsim sepse iu bė trajtimi mjekėsor.

"Nė fushėn mjekėsore, pėrdorim kryesisht disa lloje minjsh tė vegjėl pėr tė studiuar sėmundjet psikike, siē janė zymtėsia shpirtėrore, shqetėsimet dhe sėmundja komplekse e stimulimit pas plagosjes."

Eksperimentime tė tilla bėhen ēdo ditė nė laboratorėt e Kinės dhe tė vendeve tė tjera. Qė nga fillimi i shekullit tė 20-tė, miu shėrben si mjet pėr studimin e sėmundjeve tė njeriut dhe pėr kontrollin e efektit tė ilaēeve, duke dhėnė kontribut tė madh nė pėrpjekjet e njerėzimit pėr tė mposhtur sėmundjet.

Nė qarqet e kėrkimeve mjekėsore tė Kinės, gėzon famė Qendra Kombėtare Kineze tė kafshėve brerėse eksperimentale, qė gjendet nė Pekin. Qė nga viti 1998, kur u formua kjo qendėr, shkencėtarėt e panumėrt morėn prej kėtej minj tė llojeve tė ndryshme qė pėrdoren pėr kėrkime shkencore. Pėr kėtė, foli Vang Jinheng, zv-drejtori i kėsaj qendre.

"Detyra kryesore e qendrės sonė ėshtė qė tė importojė, tė grumbullojė e tė ruajė kafshėt eksperimentale tė llojeve tė ndryshme dhe tė furnizojė konsumatorėt brenda e jashtė vendit me kėto kafshė. Sipas tė dhėnave tė pėrafėrta statistikore, qė nga formimi i saj, qendra jonė u ka ofruar 50 sektorėve tė mbi 20 provincave 30 mijė minj eksperimentalė."

Vang Jinheng tha se shkencėtarėt e marrin miun pėr tė bėrė eksperimentime sepse kjo kafshė ka mjaft tė mira. Sė pari, shumė prej gjeneve tė miut janė tė pėrafėrta me ato tė njeriut dhe, sė dyti, ndėr kafshėt gjitare miu ka fuqi mė tė madhe shumėzimi, gjė qė ėshtė e pėrshtatshme pėr eksperimentime tė pėrmasave tė mėdha. Pėrveē kėtyre, miu ka trup tė vogėl, prandaj ėshtė punė e lehtė pėr t'i rritur. Njė nga tė mirat e minjve ėshtė se efekti i ilaēeve shfaqet mė shpejt nė trupin e tyre.

Korrespondenti ynė vizitoi kėtė qendėr kombėtare tė rritjes sė kafshėve brerėse eksperimentale dhe vuri re se kushtet e saj janė mė tė mira se ato tė hoteleve me yje. Ndėrsa jashtė bėnte tė ftohtė, kėtu ishte si nė pranverė, temperatura e lagėshtia janė konstante dhe ajri ėshtė i filtėruar nė mėnyrė tė pėrsėritur. Pastėrtia e ajrit tė kėtushėm ėshtė realizuar sipas standartit tė laboratorit tė pastėrtisė biologjike tė Drejtorisė amerikane tė kozmonautikės. Kėtu, numri i grimcave tė pluhurit nė ajėr ėshtė nėn 270 mijė nė ēdo metėr kub, ashtu si nė sallėn e operimit tė pavionit kirurgjik.

Minjtė e kėtushėm ushqehen me tagji koplekse tė ofruara nga njė ndėrmarrje profesionale dhe fortėsia e tyre ėshtė e pėrpiktė pėr minjtė qė t'i fėrkojnė dhėmbėt. Para tė sillen kėtu, tagjitė e kėtyre minjve sterilizohen me rrezatim, kurse pasi sillen kėtu, hiqen lėndėt e paketimit dhe sterilizohen mė tej nėn rrezet ultra-vjollcė, pastaj ēohen pėr tė ushqyer minjtė. Edhe uji i pishėm pėr minjtė ėshtė shumė i pastėr dhe i sterilizuar, madje sterilizohen edhe shishet e ujit.

Sterilizohen nėn rreze ultra-vjollcė edhe tė gjithė njerėzit qė shkojnė te kėta minj, tė cilėt rritėsit e tyre i quajnė "minjtė vėllezėr". Ēdo ditė, para se t'u afrohen minjve, rritėsit duhet medoemos tė lahen, tė ndėrrojnė rrobat dhe tė pastrojnė dhėmbėt me pastė mjekėsore. Zhang Yebin, bashkėpunėtor shkencor i kėsaj qendre, bėri shaka duke thėnė se puna e parė e rritėsve tė porsaardhur ėshtė tė mėsojė se si tė lahen.

"Rritėsit tanė tė minjve lajnė dy herė nė ditė me sapun trupin dhe flokėt e tyre, kurse duart dhe kėmbėt i lajnė disa herė me sapun. Me njė fjalė, ata lahen pėrfundimisht."

Jetėgjatėsia mesatare e minjve ėshtė mė pak se dy vjet, kurse minjtė e bardhė, qė flijohen pėr kėrkimet shkencore tė njerėzimit, rrojnė mė shkurtėr. Pėr tė mbrojtur kafshėt nė mėnyrė humanitare, Qendra e rritjes sė kafshėve u bėn atyre "pėrfundimin nė qetėsi dhe me kremacion".

Nė shumė laboratorė tė Kinės janė ngritur monumente tė kujtimit tė minjve tė eksperimenteve, madje nė njė shesh tė provincės Guangdong ėshtė ngritu njė skulpturė prej metali me figurė miu, i emėrtuar "Vogėlushi i artė", ku janė gdhendur fjalėt "Pėrshėndetje kafshėve tė eksperimentimeve qė u flijuan pėr hir tė njerėzimit". (Zheng)