v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-03-14 18:40:45    
Grabitja nė mes tė zjarrit

cri

Ju flet radio e Jashtme e Kinės. Tė dashur dėgjues, nė rubrikėn "Kultura tradicionale kineze" do tė flasim pėr taktikėn "Grabitja nė mes tė zjarrit", qė ėshtė taktika e 5-tė nga libri "Tridhjetė e gjashtė skemat strategjike dhe taktike", njė libėr klasik kinez pėr artin ushtarak.

Kuptimi origjinal i shprehjes "grabitja nė mes tė zjarrit" ėshtė grabitja e pasurisė sė dikujt duke pėrfituar nga rasti i fatkeqėsisė sė zjarrit nė shtėpinė e tij, gjė qė ėshtė kuptim i keq. Por nė fushėn ushtarake, me kėtė shprehje emėrtohet taktika pėr rritjen e avantazhit mbi kundėrshtarin duke pėrfituar nga rasti i rrėmujave tė brendshme tė vendit tė tij. Strategu kinez i lashtėsisė, Sun Ci, thoshte qė "Tė fitosh nė mes tė rrėmujave". Rrėmuja do tė thotė krizėn e brendshme ose kėrcėnimin nga jashtė dhe ajo pėrfshin telashet nė fushėn politike, ekonomike, shoqėrore dhe tė fatkeqėsive natyrore. Ēdo vend, sado i fuqishėm qė tė jetė, i krijon kundėrshtarit rastin e volitshėm, nė qoftė se humbet paqen dhe rendin e brendshėm,

Nė shekullin e 5-tė para erės sonė, qė ishte njė periudhė e rivalitetit tė principatave dhe shteteve vasale tė dinastisė Zhou pėr tė vendosur hegjemoni, shtetet Vu dhe Yue, dy shtete fqinjė nė Kinėn Juglindore, kishin fuqi tė pėrafėrt dhe secila prej tyre pėrpiqej tė aneksonte tjetrin, prandaj luftėrat midis tyre vazhdonin vite me radhė. Njė herė, shteti Yue u mund dhe mbreti i tij, Gou Jian, u mbajt nė shtetin Vu si rob qė t'i shėrbente mbretit tė Vusė, Fu Ēait. Gou Jiani duronte ēdo fyerje, hante thjeshtė, flinte pranė stallės sė kuajve, bėnte punė tė rėndė, i shėrbente me kujdes mbretit Fu Ēai, duke e quajtur veten "ministri i pėrkulur" para tij. Sado rėndė qė ta fyente Fu Ēai, ai tregohej shumė i bindur, prandaj u besua gradualisht nga Fu Ēai dhe, pas 3 vjetėve, u lirua dhe u kthye nė vendin e tij. Edhe pas kthimit, ai vazhdoi tė tregohej i bindur dhe filloi t'i dėrgonte nė kohė shtetit Vu materiale si kontribut, i dhuroi vajza tė bukura, margaritarė e xhevahirė, mjeshtėr tė shquar dhe sende tė ēmueshme. Kėshtu, Fu Ēai humbi vigjilencėn ndaj shtetit Yue, i cili po merrte njė sėrė masash pėr fuqizimin e vendit dhe pėr shtimin e armatimeve. Gou Jiani i dha ryshfet kryeministrit tė shtetit Vu qė, duke shfrytėzuar ambicjen e Fu Ēait, ta ndėrsente tė rivalizonte me shtetet e tjera pėr tė vendosur hegjemoni. Si rrjedhim, potenciali i shtetit Vu u harxhua pėr luftė. Aq mė tepėr, mbreti Fu Ēai, pa pėrfillur propozimet dhe vėrejtjet e ministrave tė tij, harxhoi mjaft pėr ndėrtimin e pallateve tė tij. Kėshtu, fuqia financiare e shtetit Vu u shter plotėsisht. Nė vitin 473 para erės sonė, nė shtetin Vu ndodhi njė fatkeqėsi e rėndė e thatėsirės, gjė qė shkaktoi rrėmujė tė madhe. Gou Jiani, mbreti i shetit Yue, e priti mė nė fund rastin pėr hakmarrje dhe filloi luftėn nė pėrpjesėtime tė mėdha kundėr shtetit Vu. Ndėrsa shteti Vu nuk kishte aspak fuqi pėr kundėrsulm dhe humbi shpejt luftėn. Kėshtu, mbreti Fu Ēai u vetėvra dhe shteti i tij u aneksua nga shteti Yue.

Veprimi i Go Jianit, qė filloi luftėn nė kohėn e volitshme dhe fitoi lehtė mbi armikun duke pėrfituar nga rasti i rrėmujave tė vendit tė tij, mishėroi mė sė miri taktikėn "grabitja nė mes tė zjarrit". Kjo taktikė u zbatua gjerėsisht edhe nė luftėrat e kohės moderne. (Zheng)