|
Nė kuadrin e Festės sė Pranverės, festės tradicionale mė madhėshtore nė Kinė, sipas zakonit tradicional kinez, ju shpreh juve, tė dashur dėgjues, gėzuar Vitin e Ri, ju uroj shėndet dhe mbarėsi.
Melodia "Gėzimi i madh" qė po ndiqni, po ju ēon nė njė atmosferė tė gėzueshme dhe tė lumtur tė kremtimit tė Festės sė Pranverės nga populli kinez. Festa e Pranverės ėshtė viti i ri sipas kalendarit bujqėsor kinez dhe festa mė e rėndėsishme dhe mė madhėshtore e vitit. Kėtė festė populli kinez e kremton me solemnitet tė madh, ashtu si perėndimorėt qė festojnė Krishtlindjet. Melodia me titull "Presim pranverėn dhe lumturinė" qė do tė dėgjojmė mė poshtė, mishėron mė sė miri gėzimin e kinezėve nė pritje tė vitit tė ri.
Po vjen Festa e Pranverės, njerėzit janė shumė tė gėzuar, duke pritur njė vit tė ri me korrje tė bollshme.
Nė ditėt e Festės sė Pranverės, sipas zakonit tradicional, nė portat, dyert dhe muret e tė gjitha shtėpiveve ngjitet hieroglifi "Fu" qė simbolizon lumturinė e fatmirėsinė. Si nė tė kaluarėn ashtu edhe sot hieroglifi "Fu" ka shprehur e shpreh dėshirat e njerėzve pėr jetėn e lumtur dhe urimet e tyre pėr tė ardhmen e bukur. Pėr tė shprehur si duhet kėto dėshira e urime, disa njerėz e vizatojnė hieroglifin "Fu" nė figurat e tė moshuarit jetėgjatė, pjeshkės jetėgjatė dhe tė korrjeve tė bollshme, madje e ngjitin kėtė hieroglif kokėposhtė, pėr tė treguar ardhjen e lumturisė.
Tė dashur dėgjues, melodia qė po ndiqni titullohet "Ka ardhur lumturia", e cila shpreh pikėrisht dėshirėn e njerėzve pėr ardhjen e fatmirėsisė dhe tregon njėkohėsisht edhe shijet jetėsore tė kinezėve nė ditė feste.
Gjatė festės, njerėzit i thonė gjithmonė njėri-tjetrit "Qofshi fatbardhė". Tani ju ftoj tė shijoni melodinė me titull "Qofshi fatbardhė", nė mėnyrė qė kjo melodi e bukur dhe e hareshme t'ju ēojė urimet tona, ju urojmė fat dhe mbarėsi gjatė vitit tė ri.
Preludi i melodisė shpall me tingujt e gongeve dhe daulleve ardhjen e vitit tė ri, vegla muzikore suona ekzekuton melodinė kryesore tė bukur e tė gėzueshme, ndėrsa veglat muzikore me tela lėshojnė tingujt e kėndshėm, si urimet qė i shprehin njėri-tjetrit. Nė fund, ekzekutimi i gjithė orkestrės i ēon nė kulm ndjenjat e gėzueshme festive.
Nė fund tė programit tė sotėm ju ftoj tė dėgjoni melodinė popullore me titull "Ditėt e hareshme". Kjo melodi ka qenė njė melodi e shkurtėr e pėrhapur gjerėsisht nė zonat veriore tė Kinės. Preludi i fuqishėm tregon temėn e gėzueshme tė kėsaj pjese, pastaj vjen melodia e shkathėt dhe e lehtė, nė fund gonget e daullet i shtojnė pjesės atmosferėn e hareshme, duke pėrshkruar me gjallėri gėzimin e njerėzve nė ditėt e festės. ( Pina)
|