v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-02-22 17:52:22    
Shpėtimi i Zhaos me anė tė rrethimit tė Veit

cri

Tė dashur dėgjues, nė rubrikėn "Kultura tradicionale kineze" do tė flasim pėr taktikėn "Shpėtimi i Zhaos me anė tė rrethimit tė Veit", qė ėshtė taktika e dytė nga libri "Tridhjetė e gjashtė skemat strategjike dhe taktike", njė libėr klasik kinez pėr artin ushtarak.

"Shpėtimi i Zhaos me anė tė rrethimit tė Veit" ka qenė titulli i njė tregimi tė vėrtetė mbi luftėn midis shteteve Ēi dhe Vei nė shekullin e 4-t para erės sonė, por mė vonė, ajo u bė njė idiomė e gjuhės kineze, me tė cilėn emėrtohet posaēėrisht taktika e goditjes sė kundėrshtarit me rrugė indirekte.

Shteti Vei, njė nga 7 fuqitė gjatė periudhės sė Shteteve Ndėrluftuese nė historinė kineze, zbatoi i pari reformėn politike dhe ekonomike. Kėshtu, potenciali i tij u rrit shpejt dhe ai aneksoi disa shtete tė vogla. Ndėrsa shteti Zhao, vend fqinj i tij, ishte relativisht i dobėt, megjithatė ai pushtoi njė shtet tė vogėl qė ishte shtet vasal i Veit. Mbreti i Veit autorizoi gjeneralin Pang Juan qė ta rimerrte shtetin e tij vasal. Mirėpo gjeneral Pang Juan deshi qė jo vetėm tė rimerrte shtetin vasal, por edhe tė pushtonte vetė shtetin Zhao, prandaj rrethoi qytetin Handan, kryeqyteti i Zhaos. Lufta midis dy palėve pėr rrethim dhe kundėr rrethimit zgjatėn pėr 1 vit tė tėrė.

Shteti Zhao kishte nėnshkruar prej kohėsh njė marrėveshje aleance me shtetin Ēi, nė bazė tė sė cilės, nė rast se njėra prej dy palėve rrezikohej, tjetra do ta ndihmonte duke dėrguar trupa ushtarake. Prandaj, kur mbreti i Zhaos kėrkoi ndihmė, mbreti i Ēiut ra dakord. Por ai shqetėsohej se mos njė luftė ballė pėr ballė me shtetin Vei tė fuqishėm mund t'i sillte vendit tė tij humbje tė mėdha. Kėshilltari i tij ushtarak, strategu Sun Bin, i bėri njė analizė situatės dhe parashtroi mendimin se, pėr tė pėrballuar njė kundėrshtar tė tillė, trupat e Ēiut duhej t'u shmangeshin forcave tė tij kryesore dhe tė goditnin pikat e tij tė dobėta. Ai propozoi qė trupat e Ēiut tė mos shkonin pėr tė ērrethuar drejtpėrdrejt kryeqytetin e Zhaos. Ai tha se, meqenėse shteti Vei kishte dėrguar tė gjitha forcat e tij tė gjalla pėr tė sulmuar shtetin Zhao, kryeqyteti i tij, Daliang, ishte lėnė i pambrojtur dhe, nė ato rrethana, nėse trupat e Ēiut do tė sulmonin Daliangun, Pang Juani dhe trupat e tij do tė tėrhiqeshin pėr tė mbrojtur kryeqytetin e tyre, duke e lėnė Handanin.

Duke zbatuar strategjinė dhe taktikėn e Sun Binit, trupat e Ēiut rrethuan befasisht Daliangun, kryeqyteti i Veit. Gjatė marshimit, ata vunė pritė nė Guiling, njė vend ku trupat e Veit me siguri do tė kalonin gjatė tėrheqjes. Ashtu doli, trupat e Veit u detyruan tė tėrhiqeshin nga Handani dhe, kur po kalonin nė Guiling, ranė nė pritė. Komandantėt dhe ushtarėt e Veit, tė rraskapitur nga luftimet e mėparshme dhe nga rruga e tėrheqjes, nuk ishin nė gjendje tė luftonin, prandaj dėshtuan keqas. Kėshtu, trupat e Ēiut korrėn fitoren e plotė dhe shteti Zhao shpėtoi. Ja, kjo ėshtė prejardhja dhe domethėnia e taktikės "Shpėtimi i Zhaos me anė tė rrethimit tė Veit".

Parimi thelbėsor i kėsaj taktike ėshtė qė, nė luftėn me njė kundėrshtar tė fortė, duhet tė godasėsh me forcė tė pėrqendruar pikat e tij tė dobėta duke iu shmangur forcave tė tij kryesore, qė tė fitosh mbi tė, duke iu shmangur sulmit tė tij frontal dhe duke e goditur brinjas. (Zheng)