v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-02-18 18:47:08    
Provinca Shandong e Kinės ka shpejtuar ndryshimin ekonomik, duke zhvilluar aktivisht objektet e pastra dhe tė mbrojtjes sė mjedisit

cri

dėgjoni

Vitet e fundit, provinca Shandong e Kinės Lindore ka shpejtuar ndryshimin ekonomik dhe ka bėrė me tė gjitha forcat sistemimin e sektorėve me konsum tė lartė tė energjisė, duke mbyllur njė grup ndėrmarrjesh tė vogla me konsum tė lartė tė energjisė dhe me ndotje tė rėnda. Njė kohėsisht ajo ka zhvilluar aktivisht industrinė e mbrojtjes sė mjedisit, duke nxitur zhvillimin e vazhdueshėm ekonomik.

Me ēmontimin e njė fabrike tė prodhimit tė ēimentos nė qytetin Zaozhuang tė provincės Shandong, njė grup agregatesh tė vogla me ndotje tė rėnda dhe me konsum tė lartė tė burimeve u mbyllėn. Drejtori i Drejtorisė sė Mbrojtjes sė Mjedisit tė Provincės Shandong Sy Gang tha se sistemimi i ndėrmarrjeve tė vogla me konsum tė lartė tė energjisė dhe me ndotje tė rėnda ėshtė njė nga masat e rėndėsishme tė koordinimit tė strukturės industriale tė provincės Shandong.

"Kėto ndėrmarrje tė vogla kanė luajtur njė rol tė pėrshtatshėm pėr zhvillimin ekonomik e shoqėror. Por krahas zhvillimit tė mėtejshėm ekonomik e shoqėror, ndotjet e shkarkuara nga kėto ndėrmarrje, janė mė tė mėdha se kontributi i tyre. Prandaj ne i mbyllėm nė radhė tė parė kėto ndėrmarrje."

Vitet e fundit, provinca Shandong ka marrė shumė masa pėr shpejtimin e ndryshimit ekonomik dhe ka zhvilluar me tė gjitha forcat objektet e pastra dhe tė mbrojtjes sė mjedisit, duke sistemuar ndėrmarrjet e vogla me ndotje tė rėnda. Pėr shembull: pas mbylljes sė centraleve tė vogla, ėshtė zhvilluar aktivisht prodhimi i energjisė elektrike nga era dhe energji tė tjera tė pastra, duke mbrojtur mjedisin dhe duke nxitur zhvillimin e vazhdueshėm tė ekonomisė vendore. Provinca Shandong ka marrė seriozisht standarde tė huaja, duke kontrolluar objektet e ndėrtimit me ndotje tė rėnda. Duke folur pėr kėtė, zv/drejtori i Drejtorisė sė bashkėpunimit tė tregtisė sė jashtme dhe tė ekonomisė tė provincės Shandong Meng Jianxin tha: "Tė gjitha objektet e mėdha tė importuara nga jashtė, duhet tė vlerėsohen sipas standardeve tė mbrojtjes sė mjedisit. Kjo metodė ėshtė e dobishme pėr zhvillimin e ardhshėm tė provincės Shandong."

Qysh nga viti 2003, distrikti Wenquan i qytetit Qingdao tė provincės Shandong ndėrtoi centralin e prodhimit tė energjisė elektrike nga era. Ēdo vit mund tė kursehen mbi 10 mijė tonė qymyrgur, duke ulur shumė ndotjen e mjedisit vendor. Njė pėrgjegjėse e administratės sė kėtij distrikti, zj. Li Ruihong tha se distrikti Wenquan ka pėrcaktuar rregullore serioze nė tėrheqjen e biznesmenėve e tė investimeve.

"Disa ndėrmarrje me ndotje tė rėnda dhe ndėrmarrjet qė ndikojnė zhvillimin afatgjatė tė ekonomisė vendore, ne nuk i lejojmė tė krijojnė uzina ose fabrika kėtu, megjithėse kėto ndėrmarrje kanė bėrė shumė investime. Pėr objektet e kursimit tė energjisė, politika jonė do tė jetė relativisht e favorshme. Nė gjendjen e pamjaftueshmėrisė sė trojeve, ne kemi importuar njė objekt tė tillė pėr prodhimin e energjisė elektrike nga era. Vlera e tij ėshtė shumė e lartė."

Objektet e kursimit tė energjisė e tė mbrojtjes sė mjedisit janė mirėpritur nga banorėt vendas. Fshatari i kėtij distrikti Liu tha se kėto objekte jo vetėm kanė mbrojtur mjedisin, por edhe u kanė sjellė vendasve pėrfitime.

"Ne jemi shumė tė gėzuar, sepse objekti i prodhimit tė energjisė elektrike nga era jo vetėm ka pakėsuar ndotjen, por edhe u ka sjellė njerėzve pėrfitime. Pėrveē kėtyre ai do tė jetė shumė i dobishėm pėr brezat tanė."

Duke zhvilluar ekonominė, ne i kushtojmė rėndėsi edhe mbrojtjes sė mjedisit. Ky ėshtė koncepti i pėrgjithshėm i tė gjithė banorėve tė provincės Shandong. Zv/drejtori i Drejtorisė sė Bashkėpunimit tė tregtisė dhe tė ekonomisė tė provincės Shandong Meng Jianxin tha se provinca Shandong do tė vazhdojė tė nxitė zhvillimin ekonomik pėr tė shpejtuar ndryshimin ekonomik, duke u mbėshtetur te mbrojtja e mjedisit. Ne duhet tė evitojmė shpėrdorimin e burimeve dhe duhet tė bėjmė si duhet punėn e mbrojtjes sė mjedisit. (Sihai)