dëgjoni
Në tetor të vitit të kaluar u hap Kongresi i 17-të i Partisë Komuniste të Kinës. Në këtë kongres u paraqitën mendimet e reja për zgjerimin e thellësinë e hapjes me jashtë dhe ngritjen e nivelit ekonomik të tipit të hapjes. Ditët e fundit, gazetari mësoi gjatë intervistës se tani sektorët përkatës po planifikojnë aktivisht ose marrin masa përkatëse për të ngritur nivelin dhe cilësinë e përdorimit të investimeve të huaja dhe për të ndryshuar formën e rritjes tregtare. Në një koment thuhet se këto masa do të nxitin integrimin e ekonomisë kineze me ekonominë botërore.
Gjatë 30 vjetëve të zbatimit të politikës së hapjes me botën e jashtme, Kina është shndërruar në një vend në zhvillim me shkallën më të lartë të hapjes nga një grup ekonomik relativisht i mbyllur. Tani Kina ka ndryshuar importimin e njëanshëm të investimeve të huaja në ngritjen e cilësisë dhe të efektivitetit të përdorimit të investimeve të huaja.
Qyteti Dalian i Kinës Verilindore ka qenë një nga qytetet bregdetare që kanë zbatuar më herët hapjen me jashtë në Kinë. Qysh nga viti i kaluar, një karakteristikë e dukshme vendore për përdorimin e investimeve të huaja është që importi i objekteve të rëndësishme dhe të mëdha të teknologjive të larta të korporatave të mëdha ndërkombëtare është shtuar në mënyrë të dukshme. Duke folur për këtë, zv/drejtori i Drejtorisë së Bashkëpunimit të Tregtisë së Jashtme dhe të Ekonomisë të Qytetit Dalian, z. Mei Yuzheng tha:
"Politika jonë për tërheqjen e biznesmenëve dhe zgedhjen e investimeve është që të zgjidhen objektet me ndotje të paktë dhe me shkencë e teknologji të lartë të vendosen në Dalian. Industritë që po përpiqet të zhvillojë Daliani, janë industria e prodhimit me teknologji të lartë, industria moderne dhe industria e teknologjisë së informacionit."
Për të inkurajuar objektet më të mira të investimeve të huaja në Dalian, administrata vendore ka krijuar vitin e kaluar sistemin e "Kanalit të gjelbër", duke lehtësuar regjistrimin e këtyre objekteve në Dalian. Gjatë 7 muajve të parë të vitit 2007, 31 ndërmarrje me investime të huaja mbi 50 milionë dollarë amerikanë janë vendosur në Dalian.
Daliani është vetëm një shembull në krahinat e ndryshme të Kinës për ngritjen e përdorimit të nivelit të investimeve të huaja. Qysh nga hapja e Kongresit të 17-të të Partisë Komuniste të Kinës, niveli e efektiviteti i përdorimit nga Kina të investimeve të huaja është ngritur shumë. Në një mbledhje të punës tregtare që u zhvillua pak kohë më parë, Kina hartoi disa metoda konkrete për ngritjen e nivelit të përdorimit të investimeve të huaja, të cilat janë krijimi i mëtejshëm i mënyrës së përdorimit të investimeve të huaja, inkurajimi i investimeve të biznesmenëve të huaj në teknologji të reja dhe të larta, në fushën e kursimit të energjisë, të mbrojtjes së mjedisit etj.
Sipas lajmeve nga Komisioni Shtetëror i Zhvillimit dhe i Reformës i Kinës, Kina do të kufizojë seriozisht hyrjen e objekteve me investime të huaja me nivel të ulët, me konsum të lartë dhe me ndotje të madhe. Njëkohësisht, do të forcohet kontrolli për ruajtjen e sektorëve të rëndësishëm shtetërorë dhe të fushave kyçe.
Në rrethanat e tilla, disa ndërmarrje të huaja filluan të ndryshojnë orientimin e investimeve të tyre për t'u përshtatur me prirjen e re të politikave të hapjes me jashtë të Kinës. Korporata e njohur amerikane e teknologjisë së internetit "Cisco" shpalli pak kohë më parë se brenda 3-5 vjetëve të ardhshëm, ajo do të shtojë 16 miliardë dollarë amerikanë investime në fushat kryesore në vëmendje të qeverisë kineze. Përgjegjësi i kësaj korporate zoti John Chambers tha:
"Objektet tona të bashkëpunimit me Ministrinë e Arsimit të Kinës janë: brenda 3 vjetëve të ardhshëm, do të krijohen 300 institute të teknologjisë së internetit në shkollat e mesme profesionale të krahinave qendrore dhe perëndimore të Kinës."
Me ngritjen e nivelit të përdorimit të investimeve të huaja, sivjet Kina do të ndryshojë mënyrën e rritjes tregtare dhe do të përmirësojë strukturën e import-eksportit gjatë procesit të thellimit të hapjes me jashtë.
Zv.kryeministrja e Kinës, zj. Wu Yi, tha:
"Së pari, duhet të përmirësohet struktura e eksportit dhe do të kontrollohen seriozisht prodhimi dhe eksporti i produkteve me konsum të lartë dhe me shkarkim të lartë. Njëkohësisht do të ngrihet cilësia e produkteve të eksportit. Së dyti, duhet të zgjerohet aktivisht importi, sidomos importi i pajisjeve me teknologji të përparuara, i lëndëve të para të rëndësishme dhe i pjesëve kyçe."
Kina do të forcojë në mënyrë të vazhdueshme bashkëpunimin ekonomiko-tregtar me vendet e zhvilluara dhe me vendet në zhvillim. Tani Kina po krijon 12 zona të tregtisë së lirë në botë. (Sihai)
|