v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-02-01 19:40:26    
Kalimi i detit duke ia fshehur tė vėrtetėn qiellit

cri

Ju flet Radio e Jashtme e Kinės. Tė dashur dėgjues, nė rubrikėn "Kultura tradicionale kineze" do tė flasim pėr taktikėn "man tian guo hai", qė do tė thotė "kalimi i detit duke ia fshehur tė vėrtetėn qiellit" dhe qė ėshtė taktika e parė nga libri "Tridhjetė e gjashtė skemat strategjike dhe taktike", njė libėr klasik kinez mbi artin ushtarak.

Nė kulturėn tradicionale kineze, "qielli" ka njė brendi shumė tė thellė. Kinezėt e lashtėsisė ishin tė mendimit se ēfarėdo qė tė bėjnė njerėzit e zakonshėm nė tokė, hyjnitė nė qiell e vėzhgojnė me vėmendje. Prandaj, pėr tė kaluar njė det tė gjerė, duhet medoemos tė mbulosh sytė e qiellit. Nė gjuhėn kineze ka mbetur edhe fjala e urtė "Qielli i kaltėr ka sy". Nga taktika "kalimi i detit duke ia fshehur tė vėrtetėn qiellit", ka lindur kuptimi se pėr tė arritur qėllimin nė njė mjedis tė pafavorshėm, tė mbikėqyrur dhe tė kontrolluar nga tė tjerėt, duhet tė veprosh fshehurazi, duke mashtruar kontrolluesit.

Nė historinė kineze, monarkėt quheshin "bijtė e qiellit". Prandaj, nganjėherė "i fsheh tė vėrtetėn qiellit" do tė thotė tė mashtrosh monarkun. Njė shembull ėshtė mashtrimi i monarkut tė shtetit Vei nga vėllai i tij nė shekullin e 4-t para erės sonė, kur Kina vuante nga rivaliteti i principatave pėr hegjemoni.

Njė herė, trupat e shtetit Ēin kishin rrethuar nga tė katėr anėt kryeqytetin e shtetit Zhao. Pėrballė rrezikut tė madh dhe duke marrė parasysh marrėdhėniet e tij tė krushqisė me princin Sinling tė shtetit Vei, mbreti i Zhaos disa herė i dėrgoi letra mbretit tė Veit, ku kėrkoi ndihmė. Ky i fundit dėrgoi trupa ushtarake prej 100 mijė vetash pėr ndihmė. Mirėpo, pasi arritėn nė njė zonė afėr kryeqytetit tė Zhaos, trupat e Veit u ndalėn, sepse nuk guxonin tė hidheshin nė luftė, duke pasur frikė nga trupat e fuqishme tė shtetit Ēin. Princi Sinling, vėllai i mbretit tė Veit, deshi tė shkonte nė front pėr tė ndihmuar shtetin Zhao duke komanduar trupat e shtetit tė tij. Por ai nuk kishte kompetencėn pėr komandimin e ushtrisė. Nė kėtė moment kritik, njė kėshilltar i tha princit Sinling: "Mund tė komandoni trupat vetėm duke pasur nė dorė distinktivin e komandės. Kėrkoni ndihmė nga konkubina Rugji e mbretit, qė ta vjedhė distinktivin e komandės nga mbreti. Jam i sigurt se ajo nuk do t'ju refuzojė, sepse ju dikur e ndihmuat atė nė hakmarrjen kundėr hasmit tė saj, qė i kishte vrarė babanė."

Princi Sinling bėri ashtu siē propozoi ai. Konkubina Rugji, qė i ishte mirėnjohėse princit Sinling, e vodhi me sukses distinktivin e komandės dhe ia dorėzoi. Kėshtu, princi Sinling shkoi pa vonesė nė front dhe trupat e Veit, tė komanduara prej tij, u vėrsulėn nė kazermat e trupave tė Ēinit dhe i sprapsėn, duke e shpėtuar shtetin Zhao nga rreziku.

Nė tregimin e vėrtetė tė sipėrpėrmendur, propozimi i kėshilltarit pėr tė mashtruar monarkun shpjegon mė sė miri taktikėn "man tian guo hai". Por kjo taktikė jo doemos e dėmton dhe e rrezikon drejtpėrdrejt tė mashtruarin. Prandaj taktika "man tian guo hai", qė do tė thotė "kalimi i detit duke ia fshehur tė vėrtetėn qiellit", ka ndryshim esencial nga gėnjeshtrat me qėllim djallėzor pėr dėmtimin e interesave tė tė tjerėve. (Zheng)