v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-01-25 18:56:54    
Tao Juan Ming, letrar i famshėm kinez i lashtėsisė

cri
Kanė qenė shumė tė njohura pėr kinezėt kėto dy vargje nga poezia e lashtė kineze: "Ndėrsa po kėputja krizantema pranė gardhit lindor, shquaja sė largu malet e jugut". Ato shprehin njė koncept letrar tė natyrshėm, tė lirė dhe tė qetė dhe pasqyrojnė njė jetė ideale, qė e kanė synuar shumė personalitete kulturore kineze. Autori i kėtyre vargjeve ėshtė Tao Juan Ming, themeluesi i poezisė idilike kineze, me tė cilin do t'ju njohim nė rubrikėn e sotme.

Gjatė gjithė jetės sė tij, Tao Juan Ming nuk rendte pas pasurisė, por adhuronte natyrėn. Tiparet e karakterit tė tij, fisnikėria, thjeshtėsia dhe drejtėsia u vlerėsuan lart dhe u admiruan nga intelektualėt kinezė tė periudhave tė ndryshme. Ai jetoi nė kohėn e dinastisė Gjin Lindore, nė shekullin e 4-t tė erės sė re. Stėrgjyshi i tij, Tao Kan, pati merita tė mėdha pėr themelimin e dinastisė Gjin Lindore, e po ashtu edhe i gjyshi e i ati qenė zyrtarė. Kur Tao Juan Ming ishte 8 vjeē, i vdiq i ati dhe familja e tij ra gradualisht.

Nė moshėn 41-vjeēare, Tao Juan Ming u bė prefekt i distriktit Pengze. Njė ditė, njė zyrtar epror do tė vinte pėr inspektim nė distriktin Pengze. Kur arriti nė periferi tė qytetit, zyrtari, qė ishte njė njeri trashanik dhe mendjemadh, dėrgoi njė njeri ta njoftonte prefektin e distriktit qė tė shkonte pėr ta pritur. Tao Juan Ming i pėrēmonte gjithnjė rangjet e pasurinė dhe i pėrbuzte ata zyrtarė qė mbaheshin mė tė madh, por megjithatė u bė gati tė nisej pėr ta pritur. Ndėrkohė, njė nėpunės i tha: "Meqė do tė takoheni me njė zyrtar epror, ju duhet tė visheni me kostum zyrtar. Ndryshe ai do ta konsiderojė kėtė si njė ofendim". I zemėruar nga kėto fjalė, Tao Juan Ming tha: "Unė nuk dua tė pėrulem vetėm pėr njė pagė prej 5 kuintalėsh oriz". Ai dha dorėheqjen aty pėr aty dhe u kthye nė shtėpi, duke filluar njė jetė tė punės nė fshat, ku krijoi njė numėr tė madh vjershash idilike dhe proza.

Nė vjershėn me titull "U ktheva pėr tė jetuar nė ara", ai shprehu gėzimin e vet pasi u largua nga mjedisi i zyrtarėve dhe u kthye nė ara, ashtu si njė zog qė ēlirohet nga kafazi dhe qė fluturoi nė qiellin e pafund. Nė vjershat e tij, jeta nė fshat dhe panorama e arave u bėnė pėr herė tė parė objekt i rėndėsishėm i estetikės, jeta e fshatarėve, qė ishte diēka e huaj pėr shtresat e larta shoqėrore, u bė njė gjė jashtėzakonisht e bukur dhe fshati u bė strehė pėr "refugjatėt shpirtėrorė".

Nė vitet e pleqėrisė, Tao Juan Ming krijoi prozėn e tij tė njohur "Toka me pjeshkė jashtė botės" dhe vjershėn me tė njėjtin titull, nė tė cilat thuhet se njė peshkatar hyri rastėsisht nė njė tokė me pjeshkė jashtė botės, ku jetonin pasardhėsit e njė grupi banorėsh tė lashtėsisė, qė braktisėn vatrat e veta pėr t'iu shmangur turbullirave tė luftės sė kohės sė dinastisė Ēin dhe qė u vendosėn atje pėrgjithmonė. Ata njerėz ishin tė izoluar nga bota dhe bėnin njė jetė tė qetė dhe pa asnjė hall; nuk dinin se kishin kaluar dinastitė Ēin, Han dhe Vei, dhe as qė dinin se jashtė ishte nė fuqi regjimi i dinastisė Gjin. Peshkatari u tregoi atyre pėr botėn e vet dhe ata, qė po dėgjonin, psherėtinė duke shprehur keqardhje. Tė gjitha familjet e ftuan me radhė nė shtėpi dhe shtruan bankete pėr ta gostitur. Kur peshkatari po largohej, ata iu lutėn qė tė mos u thoshte asgjė njerėzve jashtė.

Fantazia e bukur pėr "Tokėn me pjeshkė jashtė botės" tregoi ėndrrėn e popullit pėr njė shoqėri paqėsore. Togfjalėshi "Toka me pjeshkė jashtė botės" nė gjuhėn kineze, ashtu si fjala "utopi" nė gjuhėt evropiane, ėshtė bėrė sinonimi i njė rendi shoqėror ideal. Pas kohės sė Tao Juan Mingut, poetėt kinezė tė brezave tė mėvonshėm krijuan mjaft vjersha me temėn e "Tokės me pjeshkė jashtė botės". (Zheng)