v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-01-22 19:08:36    
Njė vajzė amerikane qė jeton dhe punon e gėzuar nė qytetin Baotou tė Kinės

cri

 degjoni

Ju flet Radio e Jashtme e Kinės. Tė dashur dėgjues, nė rubrikėn "Shkenca, arsimi dhe shėndetėsia" do tė japim reportazhin "Njė vajzė amerikane qė jeton dhe punon e gėzuar nė qytetin Baotou tė Kinės".

Nė shkollėn e mesme numėr 1 pranė Shoqėrisė sė parė aksionare tė ndėrtimit tė makinerive tė rajonit autonom tė Mongolisė sė Brendshme tė Kinės, shohim shpesh vajzėn amerikane flokartė dhe sykaltėr Xhein Martunik, qė ka ardhur nga SHBA-ja nė Kinė para 3 vjetėve si njė mėsuese pėr ndihmė nė arsim dhe qė ka marrė emrin kinez Ēen Si Yu.

Nė vitin 2005, Xhein Martuniku, e porsadiplomuar nė universitet, u anėtarėsua nė Kompaninė Ndėrkombėtare tė Pasurisė Globale, njė organizatė qė pėrgjigjet kryesisht pėr dėrgimin e mėsuesve vullnetarė nė vende tė ndryshme. Ajo erdhi nė Kinė me anė tė regjistrimit si njė mėsuese e shkollės sė mesme. Nė fakt, nuk ishte hera e parė qė ajo vinte nė Kinė. Nė vitin 2004, ajo kishte punuar pėr 2 muaj nė Kinė si mėsuese nė kampin e kursit tė anglishtes. Pikėrisht gjatė atyre 2 muajve, asaj i lindi dashuria pėr Kinėn dhe pėr fėmijėt kinezė.

"Mua mė pėlqyen shumė ata fėmijė, prandaj vendosa qė, pas diplomimit dhe marrjes sė titullit nė SHBA, tė vija pėrsėri nė Kinė pėr t'u mėsuar nxėnėsve kinezė anglishten."

Nė fillim, sa herė qė Xhein Martuniku shkonte nė ndonjė dyqan ose mapo vetėshėrbimi tė Baotous, tė gjithė e shikonin me kureshtje, gjė qė e zinte ngushtė. Por mė vonė, ajo u mėsua me kėtė dhe ndjeu ngrohtėsinė e banorėve vendas. Ajo tha se tani nuk ndien mė shqetėsim nga njė gjė tė tillė, sepse e di se ata janė miqėsorė dhe i mirėpresin tė porsaardhurit.

Pėr t'u ambientuar mė mirė nė shoqėrinė vendase, Xhein Martuniku nisi tė mėsojė gjuhėn kineze. Brenda 3 vjetėve, ajo korri sukses. Tani ajo flet rrjedhshėm nė gjuhėn kineze dhe komunikon pa asnjė pengesė me nxėnėsit e saj. Nxėnėsit i thonė asaj edhe hallet e veta. Kėshtu qė kjo mėsuese flokartė dhe sykaltėr, e ardhur nga njė vend i largėt, ėshtė bėrė jo vetėm mėsuese e mrekullueshme, por edhe mike e ngushtė pėr ta.

Ajo jep mėsimin e anglishtes duke pėrdorur nganjėherė mėnyrėn e lojės, me qėllim qė nxėnėsve t'u rritet interesi pėr tė mėsuar anglishten dhe t'u lehtėsohet presioni qė ata ndiejnė nė mėsim. Nė kohėn e lirė, ajo i fton nxėnėsit nė shtėpi, gatuan gjellė amerikane pėr tė gostitur mysafirėt e saj tė vegjėl dhe u tregon kulturėn amerikane. Nxėnėsit e ēmojnė punėn e saj.

"Ajo ėshtė njė mėsuese shumė e mirė. Na mėson disa gjėra esenciale, siē janė kultura amerikane, anglishtja amerikane e pastėr dhe mėnyra e tė menduarit nė hartimet anglisht. Mėnyra e tė menduarit nė hartimet anglisht ėshtė ndryshe nga gjuha kineze. Mėsuesja jonė fut disa lojėra nė mėsim, gjė qė na ndihmon shumė nė mėsimin e hartimeve. Ajo ėshtė edhe njė mėsuese shumė e durueshme. "

Mėnyra dhe metoda mėsimore e Xhein Martunikut vlerėsohet lart edhe nga kolegėt e saj kinezė qė gjithashtu japin mėsimin e anglishtes.

Jeta e saj ėshtė e larmishme. Ajo ka qejf tė miqėsohet me kinezėt dhe ėshtė ambientuar shpejt me jetėn kineze. Gjatė njė

"Ėshtė njė gėzim i madh pėr mua qė kam ardhur pėr punė nė Baotou. Sot kam mjaft miq nė kėtė qytet, madje jam fejuar me njė djalė vendas dhe do tė martohemi nė vitin 2008. Ky ėshtė njė qytet ku mė solli perėndia. Nė fillim nuk kisha ndėr mend tė vija kėtu, por mė solli perėndia, qė e dinte se kėtu do tė jetoj e gėzuar dhe do tė gjej burrin tim tė ardhshėm."

Xhein Martunikut i duket se ky djalė kinez ėshtė njeri "i pėrsosur", me virtyte, me zell, i kujdesshėm dhe qė di tė gatuajė gjellė tė shijshme, qė e "kanė pėrkėdhelur" ėndjen e saj dhe qė ua kanė kaluar edhe gjellėve tė restorateve tė qytetit.

"Ai ėshtė njė njeri shumė i dashur. Nuk e kam parė asnjėherė qė tė zemėrohet. Edhe ai e beson perėndinė dhe mendon pėr gjithēka si unė. Punon me shumė zell dhe gjithmonė pėrpiqet ta kryejė detyrėn sa mė mirė. Ai ushqen ndjenja simpatie. I kushton rėndėsi familjes dhe ėshtė i mendimit se njė familje e mirė ėshtė gjėja mė e rėndėsishme nė jetėn e njeriut. Nė jetėn e pėrditshme, ne merremi vesh nė gjuhėn kineze. Jam mėsuar tė flas nė gjuhėn kineze, por ai kėrkon qė tė flasim mė shumė anglisht, sepse dėshiron tė mėsojė sa mė mirė anglishten. Tani komunikojmė mė shpesh anglisht. Ai ėshtė i zgjuar dhe mėson shumė shpejt."

Dashuria e Xhein Martunikut ėshtė mbėshtetur plotėsisht nga familja e saj. Ata kanė nė plan qė ta bėjnė dasmėn nė vitin 2008 nė SHBA.

"Do martohemi nė vitin 2008 nė kishėn e gjyshes sime. Ėshtė njė kishė shumė e bukur, prandaj do tė martohemi atje. Por pastaj do tė kthehemi nė Kinė, ku do tė jetoj edhe pėr disa vjet tė tjerė." (Zheng)