|
degjoni
Pas vėshtirėsive tė shumta dhe me shėrimin e plagėve tė shkaktuara nga Lufta e Dytė Botėrore, flamuri i pesė unazave u ngrit prapė nė qytetin e mjegullės, Londėr. Meqė kishte 12 vjet qė nuk ishin zhvilluar lojėrat olimpike dhe pėr shkak tė luftės, ishte e pashmangshme ulja e rezultateve tė sportistėve nė Olimpiadėn e Londrės nė vitin 1948, nė tė cilėn u thyen vetėm katėr rekorde botėrore, ēka ėshtė shumė e rrallė nė historinė olimpike. Megjithėse rezultatet e meshkujve ishin pak tė ulėta, paraqitja e femrave ishte shumė tėrheqėse. Ndėr to, kishte njė shtėpiake 30-vjeēare nga Holanda, e cila fitoi gjithsej katėr medalje tė arta nė kėtė olimpiadė. Kjo sportiste e fortė madje ishte nėna e dy fėmijėve, prandaj kjo femėr qė quhet Fanny Blankers-Koen ka shkruar njė legjendė tė pavdekshme nė historinė e lojėrave olimpike.
Para fillimit tė Olimpiadės sė Londrės, Koeni ishte nėna e dy fėmijėve dhe nė stėrvitjet pėr kėtė veprimtari tė madhe, ajo u dėnua shumė nga shokėt dhe tė afėrmit, tė cilėt mendonin qė njė femėr si ajo qė vraponte tė gjithė ditėn nė fushėn sportive, duke lėnė fėmijėt pa pėrkujdesje nuk dukej si njė nėnė e mirė. Por Koen ishte e mendimit qė ajo mund t'u kushtonte vėmendje fėmijėve dhe karrierės sportive. Dhe nė olimpiadėn e mėpasshme, Koen i tregoi botės anėn mė tė bukur dhe mė tė ndritshme tė talentit tė saj nė sport.
Nė finalen e vrapimit 100 metra pėr femra, Koen kaloi e para vijėn e mbėrritjes me 11 sekonda e 9 tė dhjetat dhe u quajt nga gjytari si 'shtėpiake fluturuese'.
Vrapimi me pengesa 80 metra pėr femra ishte dramatike. Koeni ishte aq e tendosur sa nuk e dėgjoi sinjalin e nisjes sė garės me pistoletė dhe reagoi pasi u nisėn atletet e tjera. Por me talentin e dalluar, ajo i kaloi rivalet dhe preku vijėn e mbėrritjes pothuajse nė tė njėjtėn kohė me atleten vendėse qė ishte 10 vjeēe mė e vogėl nė moshė se ajo. Pra, kujt i takonte titulli kampion? Asnjeri nuk ishte i sigurt. Kur tė gjithė njerėzit po prisnin vendimin e gjyqtarit, banda muzikore nė stadium luajti papritmas himnin e Anglisė dhe Koeni mendoi qė ajo nuk arriti tė fitonte titullin kampion. Por mė pas, u shpall nėpėrmjet altoparlantit qė titulli kampion i takonte Koen-it, duke shpjeguar qė himni anglez ishte pėr tė mirėpritur ardhjen e mbretėreshės britanike.
Ndoshta ngaqė ishte shumė e lodhur ose e ndikuar nga instinkti i nėnės, pasi fitoi dy medaljet e arta, Koeni donte qė tė tėrhiqej nga garat e mbetura dhe tė pėrkujdesej pėr fėmijėt e saj. Por i shoqi qė ishte edhe trajneri i saj e inkurajoi, duke thėnė: 'Ti adhuron shumė heroin e atletikės Jesse Owens qė fitoi 4 medalje tė arta nė Olimpiadėn e Berlinit. Tani, meqė tė ka ardhur ty shansi i mirė, pse nuk tė pėrpiqesh dhe tė provosh?!' Koeni e pranoi kėshillėn e burrit dhe mori pjesė nė garat e stafetės 4 x 100 metra dhe 200 metra dhe nė fund holandezja i fluturuese fitoi kėto dy medalje tė arta.
Pėr shkak tė paraqitjes sė saj tė mrekullueshme, njerėzit e quajtėn Olimpiadėn e Londrės si 'Olimpiadė e Koen-it' dhe e konsideruan atė si sportisten mė tė madhe nė historinė e lojėrave olimpike. Kur Koeni u rikthye me nder nė Holandė, u deklarua njė ditė pushimi nė tė gjithė vendin dhe u zhvillua njė ceremoni e madhe mirėseardhjeje.
Gjėja mė e habitshme ėshtė qė nė fillim tė vitit tė mėpasshėm, Koen lindi fėmijėn e tretė, ēka tregoi qė kjo fluturuese qė fitoi katėr medalje tė arta olimpike nė Londėr ishte shtatzėnė.
Nė vitin 1999, Federata Ndėrkombėtare e Atletikės zhvilloi nė Monako ceremoninė e festimit me rastin e shekullit tė ri, ku shpalli dhėnien e titullit 'sportistja e shekullit' Koenit. Nė atė kohė, pati duartrokitje tė gjata, gjė qė tregon vlerėsimin e lartė dhe admirimin e madh tė njerėzve pėr holandezen fluturuese.
(Jiang Lei)
|