|



dėgjoni Mė 11 janar u mbyll nė Pekin Turneu miqėsor i hendbollit, njė nga veprimtaritė seriale sportive "Paē fat, Pekin!". Qėllimi kryesor i kėtij turneu ėshtė eksperimentimi i gjithanshėm i dy pallateve olimpike, pallatit tė hendbollit tė Qendrės Olimpike tė Pekinit dhe pallatit sportiv kombėtar. Megjithėse tė gjitha ekipet pjesėmarrėse ishin kineze dhe munguan ekipet e nivelit tė lartė botėror, nga pėrqindja e shikuesve nė terren del se kinezėt po tregojnė vėmendje gjithnjė e mė tė madhe pėr ndeshjet e hendbollit dhe shumė njerėz shpresojnė qė nėpėrmjet kėtij turneu dhe Lojėrave Olimpike tė Pekinit, tė pėrhapet nė Kinė lėvizja e hendbollit. Do tė d ėgjoni tani njė reportazh lidhur me kėtė.
Hendbolli filloi vonė nė Kinė dhe tani nuk ėshtė i pėrhapur gjerėsisht. Prandaj para hapjes sė kėtij turneu, komisioni organizativ ishte i shqetėsuar qė pėrqindja e shikuesve nė terren do tė ishte shumė e ulėt dhe nuk mund tė arrinte qėllimin e eksperimentimit. Mirėpo me zhvillimin e ndeshjeve, pėrqindja relativisht e lartė e shikuesve dhe entuziazmi i tyre i hoqėn shqetėsimet e organizatorėve. Gjatė ndeshjeve, shikuesit ngrinin moralin e sportistėve nė terren dhe brohorisnin pėr ēdo sulm e mbrojtje tė mrekullueshme. Dashamirėsi i hendbollit Liu Xiaoli shkoi ēdo ditė nė pallat pėr tė parė ndeshjet. Ai i tha korrespondentit se nuk i interesonte rezultati i ndeshjeve, por forca tėrheqėse e vetė hendbollit ėshtė faktori kyē qė e shtyu tė shkonte nė pallat. Liu Xiaoli:
"Mendoj se hendbolli ėshtė shumė interesant, me ritėm tė shpejtė tė sulmit. Ndiej se ky sport ėshtė ndėrthurje e karakteristikave tė futbollit dhe tė basketbollit, me shpejtėsi tė madhe dhe me shumė gjuajtje tė topit. Nė pėrgjithėsi ėshtė shumė interesant. Mendoj se futbolli dhe basketbolli janė shumė tė pėrhapur, prandaj hendbolli nuk duhet tė ketė problem tė madh. Shpresoj se ky sport do tė pėrhapet nė vend dhe besoj se ai do tė gjejė pėrgjigje nė shumė njerėz."
Krahas shtimit tė vėmendjes sė shikuesve ndaj sportit sė hendbollit, nėpėrmjet kėtij turneu edhe vullnetarėt mund tė njihnin mė shumė rregullat e kėtij sporti, pėr tė bėrė shėrbime mė tė mira nė tė ardhmen. Studenti nga Universiteti Normal i Pekinit Yan Da punoi si vullnetar gjatė kėtij turneu. Ato ditė, ai u pėrgjigj kryesisht pėr punėt shėrbyese brenda pallatit. Si njė tifoz basketbolli, Yani, me shtatgjatėsi tė madhe, mėsoi shumė shpejt rregullat e hendbollit. Ai u shpreh se nga pėrvoja e vet ai beson se shumė njerėz do ta parapėlqejnė kėtė lėvizje.
"Mendoj se hendbolli ka natyrė tėrheqėse dhe nga ana teknike ai nuk mbetet mė prapa se basketbolli dhe futbolli . Mendoj se zhvillimi afatgjatė i njė lėvizjeje duhet tė mbėshtetet te baza e mirė nė masat popullore, si futbolli nė Brazil dhe pingpongu nė Kinė. Prandaj duhet tė njihen masat popullore me hendbollin dhe mė tej t'u pėlqejė hendbolli."
Dihet nga tė gjithė se mbėshtetja e masave popullore ėshtė jeta e njė lėvizjeje. Nė shumė vende evropiane tradicionalisht tė forta nė hendboll, ky sport radhitet nė vendin e dytė tė sporteve kolektive pas futbollit. P. sh. nė Spanjė ka mbi 6500 klube hendbolli me 90 mijė anėtarė tė regjistruar; ndėrsa nė Francė ka mbi 2400 klube tė tilla me mbi 300 mijė anėtarė tė regjistruar. Edhe nė vende tė tjera evropiane, si Gjermani, Norvegji, Danimarkė, Suedi etj. hendbolli ėshtė shumė i mirėpritur. Me bazėn e fortė nė masat popullore dhe me ndeshjet e shpeshta midis klubeve e rajoneve, hendbolli ka ruajtur nivelin e lartė nė kėto vende. Mirėpo nė Kinė gjendja nuk ka qenė optimiste. Sipas funksionarit tė Drejtorisė Kombėtare tė Fizkulturės dhe tė Sporteve tė Kinės, Peng Ning, qė pėrgjigjet pėr hendbollin, pėr shkak se ka munguar mbėshtetja e masave popullore, ekipi kombėtar i Kinės ka vėshtirėsi edhe nė kėrkimin e lojtarėve tė hendbollit.
"Nė vendin ton ė baza e hendbollit nė masat popullore ėshtė shumė e dobėt. Pjesa dėrrmuese e lojtarėve tė tanishėm nuk merren me hendbollin qė nga fillimi. P. sh. tė gjithė anėtarėt e ekipit kombėtar tė hendbollit kanė qenė basketbollistė. Nga ana tjetėr, si pasojė e mungesės sė fondeve dhe e stėrvitjeve jo tė rregullta, ėshtė vėshtirė tė ngrihet rezultati."
Por entuziazmi i shikuesve i treguar gjatė kėtij turneu e frymėzoi shumė Peng Ning-un, kėtė funksionar tė hendbollit. Ai shpreson se nė tė ardhmen nėpėrmjet sa mė shumė ndeshjeve tė hendbollit, kinezėve do t'u pėlqejė ky sport dhe hendbolli do tė zhvillohet mė mirė nė Kinė.
"Nė fakt ndeshjet e hendbollit janė shumė tėrheqėse. Mirėpo pėr shkak tė pozitės sė ulėt tė ekipit kinez tė hendbollit nė botė, ky sport nuk ėshtė aq i pėrhapur nė Kinė. Gjatė kėtij turneu, interesimi i madh e shikuesve mė gėzoi pa masė. Nėse kjo prirje do tė vazhdojė dhe do tė zgjerohet, mendoj se hendbolli do tė ketė patjetėr njė zhvillim tė madh nė Kinė." (Wang Lei) (Artan)
|