v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-01-11 17:48:29    
Sun Jat Seni, pionier i madh i revolucionit kinez

cri

Nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė 19-tė, ndėrsa sistemi feudal kinez, qė zgjati mė shumė se 2000 vjet, po shkonte drejt fundit tė tij, vendet kapitaliste perėndimore zhvilloheshin shpejt dhe bėnin pandėrprerė ekspansion duke u mbėshtetur nė armatimet e tyre tė pėrparuara. Kina, qė kishte mbetur prapa, u bė objektiv i rivalitetit tė fuqive perėndimore dhe, mė nė fund, ra nė njė shoqėri gjysmė-koloniale dhe gjysmė-feudale. Doktor Sun Jat Seni, qė jetoi nė atė epokė, dha kontribut tė shquar nė kauzėn pėr t'i dhėnė fund sistemit feudal kinez.

Sun Jat Seni lindi nė vitin 1866 nė familjen e njė fshatari tė provincės Guangdong tė Kinės Jugore. Nė atė kohė, pėr shkak tė vėshtirėsive nė jetesė, mjaft fshatarė tė bregdetit jugor tė Kinės u detyruan tė shkonin nė kurbet. Ndėr ta ishte edhe vėllai i madh i Sun Jat Senit, Sun Mei, i cili braktisi shtėpinė qė nė moshėn e rinisė dhe korri sukses nė SHBA. Mė vonė, ai e mori atje edhe vėllanė e tij, Sun Jat Senin. Kėshtu, kur ishte 13 vjeē, Sun Jat Seni filloi arsimimin sistematik perėndimor nė SHBA, ku pėrqafoi ideologjinė borgjeze perėndimore.

Nė vitin 1894, Sun Jat Seni dhe disa intelektualė tė tjerė erdhėn nė Pekin dhe i dėrguan dinastisė feudale njė mesazh, nė tė cilin shfaqėn shpresėn se qeveria mund tė bėnte reformė. Por ata mbetėn tė dėshpėruar. Sun Jat Seni kuptoi se vetė sistemi feudal ishte pengesa mė e madhe e reformės dhe se pėrmbysja e sundimit feudal kėrkonte veprime revolucionare nė pėrmasa tė mėdha. Kėshtu, ai formoi "Ligėn e Rilindėsve Kinezė" nė gjirin e emigrantėve kinezė nė SHBA dhe parashtroi synimin pėr pėrmbysjen e dinastisė feudale, duke hapur prologun e revolucionit borgjez kinez, tė udhėhequr prej tij.

Qė nga viti 1907, Sun Jat Seni organizoi dhe udhėhoqi mbi 10 kryengritje tė armatosura nė krahinat jugperėndimore tė Kinės. Por shumica e tyre u shtypėn, sepse ende ishin tė dobėta forcat revolucionare borgjeze, tė porsalindura. Si pasojė, Sun Jat Seni u ndodh pėr arrest me urdhrin e autoriteteve, prandaj ai iku nė mėrgim pėrtej detit. Deri sa nė vitin 1911, kryengritja e armatosur, e udhėhequr nga Sun Jat Seni, korri suksesin e fundit, duke pėrmbysur regjimin e dinastisė Qing, qė sundoi nė Kinė pėr afro 300 vjet, dhe duke i dhėnė fund shoqėrisė feudale kineze, qė zgjati mbi 2000 vjet.

Gjatė gjithė jetės sė tij, si njė revolucionar, Sun Jat Seni luftoi pėr krijimin e njė shoqėrie demokratike tė bazuar nė drejtėsinė shoqėrore. Ai bėnte njė jetė tė thjeshtė dhe ishte i afrueshėm me popullin. Ai luftoi pėr lirinė dhe barazinė e Kinės derisa u nda nga ne nė vitin 1925 nė Pekin.

Sun Jat Seni gėzonte dashurinė e popullit kinez nė kohėn e tij, gėzon edhe sot respektin e brezave tė mėvonshėm. Edhe Partia Komuniste e Kinės i vlerėson lart meritat e tij tė mėdha. Nė disa krahina tė Kinės, nė Japoni, SHBA dhe vende tė tjera, ku jetoi Sun Jat Seni, edhe sot ruhen muze dhe monumente nė kujtim tė tij. Ēdo vit, nė kuadrin e festės kombėtare tė Kinės, nė sheshin "Tianamen" tė Pekinit ngrihet portreti i tij me pėrmasė tė madhe. Nė vitin 2006, nė kuadrin e 140-vjetorit tė ditėlindjes sė Sun Jat Senit, nė krahina tė ndryshme tė Kinės u organizuan aktivitete tė shumėllojshme pėr kujtimin e meritave tė tij tė mėdha. (Zheng)