v Protokolli mbi bashkëpunimin e uebsajtit në gjuhën shqipe të CRI Oline me botën e jashtmev Tërmeti në Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International Friday    Apr 18th   2025   
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencë e Teknikë

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-01-03 21:37:56    
Kina do të shpejtojë pandërprerë reformën e ndërmarrjeve qendrore për të ngritur potencialin konkurrues të ndërmarrjeve të mëdha shtetërore

cri

Ditët e fundit, drejtori i Komisionit të Kontrollit dhe Administrimit të Kapitaleve Shtetërore pranë Këshillit të Shtetit të Kinës Li Rongrong tha në Pekin se në të ardhmen, Kina do të shpejtojë riformimin dhe koordinimin e ndërmarrjeve qendrore, do të nxitë reformën e sistemit të aksioneve të ndërmarrjeve qendroredhe do të përmirësojë pandërprerë strukturën ekonomike për të ngritur më tej potencialin konkurrues të ndërmarrjeve të mëdha shtetërore.

Riformimi dhe koordinimi janë një rrugë e rëndësishme e Kinës për nxitjen e zhvillimit të ndërmarrjeve qendrore. Për shembull, para 4 vjetëve, Korporata e Përgjithshme e Ndërtimit të Hekurudhave e Kinës ka bërë riformimin e strukturës me një ndërmarrje qendrore. Pas riformimit, biznesi i tregut jashtë vendit i kësaj korporate është zgjeruar shumë shpejt. Në vitin 2006, sasia e kontratave të veprave të nënshkruara nga kjo korporatë zuri vendin e parë në ndërmarrjet kineze që kanë nënshkruar kontrata me ndërmarrje të huaja për ndërtimin e veprave. Tani biznesi i kësaj korporate është përhapur në mbi 50 vende ose rajone të botës.

Drejtori i Korporatës së Përgjithshme të Ndërtimit të Hekurudhave të Kinës, z. Li Guorui tha se riformimi i ka sjellë kësaj korporate shumë raste të mira zhvillimi.

"Ne kemi pasur zhvillimin e shpejtë, duke u mbështetur paralelisht te tregu i vendit dhe tregu ndërkombëtar."

Vitet e fundit, nëpërmjet riformimit, potenciali konkurrues i ndërmarrjeve qendrore është ngritur shumë. Sipas të dhënave më të reja statistikore, fitimet e vitit 2007 të ndërmarrjeve qendrore të Kinës do të arrijnë në 980 miliardë juanë.

Por, në krahasim me disa shoqëri shumëkombëshe, ndërmarrjet qendrore të Kinës kanë diferenca të mëdha në të ardhurat nga shitja, aftësinë e krijimit të teknologjive të ndërmarrjeve etj. Për të luajtur me të vërtetë rolin nxitës në zhvillimin ekonomik të Kinës, ndërmarrjet qendrore duhet të ngrenë potencialin konkurrues të tyre.

Në vitin 2006, Komisioni i Kontrollit dhe Administrimit të Kapitaleve Shtetërore publikoi "Mendimet e tij për nxitjen e koordinimit të kapitaleve shtetërore dhe të riformimit të ndërmarrjeve shtetërore", duke parashtruar qartë orientimin dhe objektivin e koordinimit të kapitaleve shtetërore dhe të reformës së ndërmarrjeve shtetërore. Vitet e fundit, procesi i reformës së sistemit të aksioneve të ndërmarrjeve qendrore është shpejtuar më tej.

Në një mbledhje që u zhvillua ditët e fundit, drejtori i Komisionit të Kontrollit dhe të Administrimit të Kapitaleve Shtetërore Li Rongrong vlerësoi lart sukseset e arritura nga ndërmarrjet qendrore në zhvillimin e reformës. Njëkohësisht ai vuri në dukje se në të ardhmen, ndërmarrjet qendrore do të shpejtojnë më tej reformën dhe do të përmirësojnë strukturën ekonomike për të forcuar pandërprerë vitalitetin dhe potencialin konkurrues të tyre.

"Në të radhmen, Kina do të nxitë reformën e sistemit të aksioneve të ndërmarrjeve qendrore, do të inkurajojë pjesëmarrjen e ekonomisë private dhe investimeve të huaja në reformën e sistemit të aksioneve të ndërmarrjeve qendrore."

Ky funksionar propozoi gjithashtu se ndërmarrjetqendrore duhet të shtojnë investime në sektorin e shfrytëzimit dhe të studimeve për të shpejtuar përmirësimin e strukturës industriale. (Sihai)

© China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China. 100040