v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-01-04 19:58:39    
Vu Jing-zi, romancier i njohur kinez i shekullit tė 18-tė

cri

Nė periudhėn e fundit tė shoqėrisė feudale kineze, sitemi i provimeve perandorake, qė dikur luante rolin kyē nė zgjedhjen e zyrtarėve, u shndėrrua nė njė pengesė pėr intelektualėt. Shumica e tyre synonin vetėm qė, me anė tė dhėnies sė provimeve perandorake, tė bėheshin pjesėtarė tė klasės sunduese. Ky ishte realiteti i asaj kohe, qė e pėrshkroi dhe e fshikulloi romancieri kinez i shkullit tė 18-tė, Vu Jing-zi, nė romanin e tij satirik "Anekdota tė intelektualėve".

Vu Jing-zi lindi nė vitin 1701 nė njė familje burokrati. Kur ai ishte 33 vjeē, familja e tij ra nė varfėri. Prandaj ai u dha pas provimeve perandorake, me qėllim qė, nėpėrmjet karrierės zyrtare, tė rimėkėmbte gjendjen e mėparshme tė familjes sė tij. Por mė vonė ai e pa qartė korrupsionin e terreneve tė zyrtarėve dhe, gjatė rėnies sė familjes sė tij, kishte provuar ndryshimin e marrėdhėnieve midis njerėzve sipas rrethanave. Prandaj ai filloi tė shestonte dhe tė shkruante romanin e tij.

Atij iu deshėn 10 vjet pėr shkrimin e kėtij romani, nė tė cilin ai kamxhikoi pa mėshirė dhe me mprehtėsi kalbėsinė e sistemit tė provimeve perandorake dhe skaliti figura tė shumta tė intelektualėve pedantė, tė helmuar nga sistemi i provimeve perandorake. Njė nga ata ishte edhe Fan Gjin, njė burrė qė pothuajse nuk bėnte asgjė, pėrveē leximit pėr tė pėrballuar provimet perandorake. Edhe pse dėshtoi shumė herė, ai prapė ngulte kėmbė nė synimin e tij, deri nė moshėn 50-vjeēare. Pėr kėtė arsye, tė gjithė e pėrbuznin atė, madje vjehrri i tij, njė kasap qė therte bagėti, e shante rėndė, duke e quajtur synimin e tij "dėshira e zhabės pėr tė ngrėnė mishin e mjellmės". Njė ditė, ai shkoi prapė fshehurazi dhe dha provimet perandorake. Pas disa kohėsh, erdhėn disa njerėz pėr t'i dhėnė sihariqin, se ai fitoi nė ato provime. Por ai nuk ishte nė shtėpi. Sihariqtarėt e gjetėn nė pazar, se ai po vėrtitej andej e kėtej qė tė shiste tė vetmen pulė tė shtėpisė pėr tė blerė miellin e drekės. Meqė ai nuk besonte sihariqin dhe lutej qė tė mos taleshin me tė, fqinjėt e rrėmbenė nė shtėpi. Por, me tė parė njoftimin zyrtar, ai ra pėrdhe dhe i ra tė fikėt. Kur erdhi nė vete, mbeti i ēmendur.

Romani "Anekdota tė intelektualėve" ėshtė njė kryevepėr me rėndėsi krijuese nė historinė e letėrsisė kineze. Para krijimit tė kėtij romani, nė letėrsinė kineze ekzistonin romanet e famshme "Tri perandoritė", "Buzė ujėrave", "Shėnime tė udhėtimit nė Perėndim" e tė tjera. Rėndėsia krijuese e romanit "Anekdota tė intelektualėve" qėndron nė faktin se autori e shkroi atė me realizmin si bazė dhe me krijimin e satirave si synimi i tij estetik. Ky roman, sė bashku me romanin "Ėndrra nė vilėn e kuqe", qė lindi pak mė vonė pas tij, pėrbėjnė njė lartėsi tjetėr tė romaneve klasike kineze. Ai hodhi njė gur themeltar tė romaneve satirike kineze dhe ushtroi njė ndikim tė madh dhe tė thellė nė letėrsinė kineze. Brezat e mėvonshėm kanė mendimin unanim se, nėn prizmin e arritjeve artistike, Vu Jing-zi ėshtė njė mjeshtėr i satirave qė mund tė vlerėsohet krah pėr krah me shkrimtarin francez Balzak dhe me shkrimtarin spanjoll Cervantes. Por nė jetėn reale, Vu Jing-zi qe fatkeq dhe jetoi shpesh herė me shitjen e librave tė tij. Ai vdiq nė moshėn 54-vjeēare nė qytetin Jangzhou, qė ishte njė qendėr kulturore dhe ekonomike e asaj kohe. (Zheng)