|
degjoni
Fshati Chengnan i distriktit Fuping ishte stacioni i parė i vizitės sė pasardhėsve revolucionarė. Kėtu ka lindur e bija e gjeneralkolonelit Wang Zhonghuai, Wang Yali. Ajo ka jetuar disa vjet nė shtėpitė e fshatarėve dhe njė mėndeshė vendase e mbajti si foshnjėn e saj. Kur u kthye pėrsėri nė fshatin e saj tė vendlindjes, ajo ishte shumė e emocionuar dhe tha: "Jam shumė e emocionuar nga ardhja nė kėtė tokė tė kuqe. Si pasardhės revolucionarė, ne jo vetėm do tė vizitojmė kėtė vend ku kanė jetuar, luftuar e kanė derdhur gjak baballarėt revolucionarė, duke dhėnė rininė e jetėn e tyre pėr jetėn e sotme tė lumtur, por me anėn e kėsaj vizite, do tė takohemi nė emėr tė baballarėve me tė afėrmit e vendlindjes dhe t'u sjellim atyre pėrshėndetje tė ngrohta."
Njė vjershė qė titullohet "Mėndesha" i pėrshkruan me saktėsi ndjenjat e saj:
"Emri im ėshtė Tajhang
Mali Tajhang ėshtė vendi ku kanė luftuar baballarėt tanė.
Lufta magjike nga sorgumi dhe pushka e thjeshtė,
Betejat e bėra nė kėtė vend ishin mahnitėse dhe fitimtare.
Nė ēdo majė tė vargmaleve Tajhan, rrahin zemrat e luftėtarėve tė Armatės sė 8-tė.
Kėtu ėshtė vendlindja ime, qė nuk do ta harrojė gjithė jetėn dhe pėr tė cilėn mė merr malli ditė e natė.
Kėtu janė kujtimet e bukura tė fėmijėrisė dhe mėndesha ime e respektuar dhe e dashur.
..........
Ju mė ushqeni me qumėshtin tuaj,
Pėr tė ruajtur jetėn time tė vogėl,
Ju e sakrifikoni birin tuaj tė dashur nėn shpatėn e agresorėve japonezė.
Burri juaj ra dėshmor nė rrugėn pėr t'u dėrguar drithėrat,
Ju mė ruani nė mes tė maleve dhe mė ēelikosni vullnetin.
Nė vitin 1949, kur isha nė moshėn 3-vjeēare
U ndamė me hidhėrim.
Qaja shumė gjatė ėndrrave pėr t'u takuar me mėndeshėn.
Ju mė porositėt qė tė studioja me zell pėr ta ndėrtuar mirė atdheun
Tani vendi im ėshtė fuqizuar, populli ėshtė pasuruar.
Nuk di a po gėzoni njė jetė tė lumtur dhe komode.
Sa dėshirė tė madhe kam qė ju tė jeni mirė me shėndet,
O vargmalet Tajhan, ju jeni mėndesha ime.
Nėse do tė kem jetė tjetėr, do tė jem pėrsėri bija juaj."
Gjatė qėndrimit pėr vizitė nė provincat Hėbei dhe Shansi, delegacioni i pasardhėsve revolucionarė vizitoi vendin-muze tė shtabit tė zonės ushtarake Jincaji, muzeun revolucionar Sibeipo, vendin-muze tė KQ tė PK tė Kinės nė Sibeipo, varrezat e dėshmorėve tė zonės ushtarake tė Kinės veriore nė Shejiazhuang, vendin-muze tė shtabit tė divizionit 129 nė distriktin Shėxien, muzeun e Armatės sė 8-tė nė zonėn e vargmaleve Tanhang, vendin-muze tė betejave tė njohura Pingxingguan dhe Huantuling, muzeun e 5 heronjve Lanyashan etj.
Kudo qė shkoi, delegacioni u prit nxehtėsisht nga liderėt e distrikteve dhe provincave pėrkatėse, si dhe nga banorėt vendas. Gjatė vizitės nė provincėn Shansi, delegacioni e prit nga sekretari i Komitetit tė Partisė Komuniste tė provincės Zhang Baoshun, i ngarkuari me funksionin e kryebashkiakut tė provincės Shansi Meng Xuenong etj. Duke pėrshėndetur delegacionin dhe duke i shprehur mirėseardhjen atij, Zhang Baoshun tha se nė vitet e vėshtira tė luftės revolucionare, paraardhės tė panumėrt revolucionarė kanė bėrė luftė heroike, tė paepur dhe tė pėrgjakshme pėr pavarėsinė kombėtare dhe ēlirimin e popullit. Ai i tha anėtarėve tė delegacionit . "Ju keni marrė me vete kujtimet historike, duke ju takuar, na u kujtuan luftėrat e pėrgjakshme tė brezit tė vjetėr revolucionar. "Gjetja e gjurmėve tė paraardhėsve revolucionarė pėr tė kujtuar vitet e luftės sė pėrgjakshme plot sakrifica tė brezave tė baballarėve" ėshtė njė aktivitet pėr tė ēuar mė tej frymėn revolucionare tė paraardhėsve dhe do tė luajė njė rol nxitės pėr zhvillimin e edukimit patriotik me tradita revolucionare dhe pėr ta ēuar mė tej kėtė traditė nė nxitjen e zhvillimit tė reformės. (Zhai)
|