v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2007-12-18 18:50:25    
Kanė dalė feniksė tė artė nga malet

cri

dėgjoni

Ju flet Radio e Jashtme e Kinės. Tė dashur dėgjues, nė rubrikėn e sotme "Shkenca, arsimi dhe shėndetėsia" do tė japim reportazhin me titull "Kanė dalė feniksė tė artė nga malet", nė tė cilin do tė flasim pėr fėmijėt e fshatarėve tė disa krahinave tė Kinės Jugperėndimore qė kanė dalė nga zonat e tyre malore pėr tė mėsuar nė shkolla tė mesme tė qytetit.

Vajza 14-vjeēare Fu Ēin ėshtė nga mali Longquan, qė gjendet nė periferi tė qytetit Ēengdu tė Kinės Jugperėndimore. Qysh nė kohėn kur ajo filloi tė mėsonte nė njė shkollė fillore nė zonėn e tyre malore, prindėrit e saj u larguan nga shtėpia pėr tė punuar pėrkohėsisht nė qytet dhe ajo me motrėn e saj tė vogėl mbetėn nė shtėpi pėr tė jetuar me gjyshin dhe gjyshen. Nė ditėt para mbarimit tė shkollės fillore, ajo shqetėsohej shumė, sepse nė fshatin e tyre malor nuk ka shkollė tė mesme, ndėrsa rruga pėr tė shkuar nė shkollėn e mesme mė tė afėrt mban 1 orė e 30 minuta mė kėmbė. Pikėrisht nė kohėn kur ajo ishte e shqetėsuar, mėsuesi i saj kujdestar solli njė lajm tė mirė.

"Mėsuesi ynė kujdestar tha se tani qeveria e vendit tonė ka filluar tė ndjekė njė politikė favorizuese pėr ne, fėmijėt e malėsive. Ai tha se mjafton qė tė mėsojmė me zell, ne mund tė mėsojmė falas nė shkolla tė mesme tė qytetit, sepse nė zonat tona ka filluar zbatimi i planit tė 'Feniksėve tė artė'."

Feniksi ėshtė njė lloj zogu pėrrallor nė gojėdhėnat kineze qė kinezėt e lashtėsisė e shikonin si simbol tė mbarėsisė. Kurse nė kohėn moderne, njerėzit e shquar tė dalė nga mjedisi i vėshtirė quhen nga populli "Feniksė tė artė tė dalė nga mali". Plani i "Feniksėve tė artė", qė pėrmendi vajza Fu Ēin, ėshtė njė plan qė zbaton administrata e kėsaj krahine, me qėllim qė, me anė tė shtimit tė investimeve nė arsim, t'u ofrohet fėmijėve tė malėsive mundėsi tė marrin arsimim tė cilėsisė sė lartė nė qytet, qė tė bėhen "feniksė tė artė tė dalė nga mali", duke ndryshuar gjendjen kur gjyshėrit dhe baballarėt e tyre jetonin gjithmonė nė malėsi, pa dalė asnjėherė nė zona tė tjera".

Vajza Fu Ēin pati fat se priti kėtė rast tė mirė. Sot, mbi 3100 fėmijė tė malėsive, duke pėrfshirė edhe atė, kanė filluar tė mėsojnė nė shkolla tė mesme tė qytetit. Ata jo vetėm qė nuk kanė nevojė tė paguajnė kuotizacionet shkollore, shpenzimet pėr blerjen e librave shkollorė e fletoreve dhe shpenzimet pėr fjetjen nė konvikt, por ēdo muaj marrin secili nga shkolla 100 juanė si subvencion pėr ushqim, 20 juanė pėr blerjen e biletave tė autobusit dhe 10 juanė pėr tė pirė ujė tė zier. Secili prej tyre ka marrė nga shkolla edhe 2 palė uniforma shkollore.

Shkolla ku mėson vajza Fu Ēin ėshtė njė shkollė e mesme me konvikt pėr tė gjithė nxėnėsit dhe gjendet nė zonėn e zhvillimit ekonomik tė qytetit Ēengdu. Kjo shkollė e re filloi tė ndėrtohet nė janar dhe u vu nė pėrdorim nė shtator tė vitit 2007. Megjithėse ende nuk kanė pėrfunduar plotėsisht punimet e ndėrtimit, janė ndėrtuar tashmė godina e mėsimdhėnies, godina e konviktit dhe njė fushė sportive standarde. Nė fund tė kėtij viti, do tė pėrurohen laboratorėt e fizikės, kimisė dhe biologjisė si dhe njė sallė kompjuterash, qė i shikojnė me zili mėsuesit dhe nxėnėsit e shkollave tė tjera tė kėtij qyteti.

Mėsuesit e kėsaj shkolle janė tė kualifikuar. Drejtori Zhang Yulin thotė se kėta mėsues kanė ardhur nga tre drejtime.

"Pjesa mė e madhe e mėsuesve tanė janė mėsues tė dalluar tė zgjedhur nė rajonin Longquan-yi tė qytetit Ēengdu. Pjesa tjetėr janė mėsues tė dalluar tė transferuar nga rajonet e tjera tė qytetit Ēengdu ose nga krahina tė tjera. Kurse pjesa e tretė e tyre janė tė diplomuar tė shquar tė kėtij viti."

Shumė prej nxėnėsve tė kėsaj shkolle janė quajtur mė parė "fėmijė rojtarė tė shtėpisė", sepse ata kishin mbetur pėr tė ruajtur me kujdes shtėpinė, pasi prindėrit e tyre kishin shtuar pėr punė ose pėr tregti nė krahina tė tjera. Prandaj nė sjelljer e tyre janė shfaqur disa probleme psikologjike. Nganjėherė ata e ndiejnė veten tė vetmuar dhe nuk duan tė lidhen me tė tjerėt, madje i mėnjanojnė tė tjerėt. Nėpėrmjet fjetjes nė konvikt, duke jetuar nė kolektiv, plus kujdesin e mėsuesve, ata po zbutin pak nga pak kėto probleme psikologjike, tregohen mė optimistė dhe mendojnė mė pozitivisht pėr tė ardhmen e vet.

Mėsuesit e kėsaj shkolle thonė se nė saje tė zbatimit tė planit tė "Feniksėve tė artė", ėshtė ngritur dukshėm cilėsia komplekse e nxėnėsve tė ardhur nga zonat malore. Ata arrijnė rezultate gjithnjė e mė tė mira nė mėsime, nuk hedhin mė kudo mbeturinat, nuk shajnė mė me fjalė tė kėqija, respektojnė mė mirė disiplinėn e jetės kolektive, tregohen mė tė sjellshėm ndaj tė tjerėve dhe veprojnė mė mirė nė pėrputhje me rregullat e jetės nė qytet.

Rajoni Longquan-yi i qytetit Ēengdu kanė plan qė, nė tė ardhmen, tė sjellė nė qytet edhe nxėnėsit e klasave tė larta tė shkollave fillore tė zonave malore, qė edhe ata tė mėsojnė nė kushtet e mira tė mėsimit ashstu si nxėnėsit nė qytet.

Administrata e qytetit Ēengdu ka vendosur qė ta pėrhapė kėtė pėrvojė nė mė shumė zona, qė arsimi nė qytet dhe nė fshat tė zhvillohet nė mėnyrė tė pėrpjesėtuar. (Zheng)