v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2007-12-14 18:15:08    
Lin Ze-shy, hero kombėtar kinez nė historinė moderne

cri

Ngjarja historike e "Tymit tė barutit nė Humen" ėshtė pėrfshirė nė lėndėn mėsimore tė historisė tė shkollave fillore tė Kinės dhe tabloja e kėsaj ngjarjeje ėshtė gdhendur nė "Lapidarin e heronjve tė popullit" nė sheshin "Tiananmen" tė Pekinit. Rolin drejtues nė kėtė ngjarje e luajti Lin Zeshy, hero kombėtar kinez nė historinė moderne, qė ėshtė i njohur pėr ēdo kinez, qoftė plak apo fėmijė.

Nė shekullin e 19-tė, shoqėria feudale kineze kishte hyrė nė periudhėn e saj tė fundit dhe sundimi i dinastisė Qing ndodhej nė rėnie dita ditės. Megjithatė, sundimtarėt e dinastisė Qing ende ndiqnin njė politikė tė jashtme tė dyerve tė mbyllura, duke u treguar mendjemėdhenj dhe duke u hequr si sundimtarė tė njė fuqie nė botė. Ndėrsa nė tė njėjtėn periudhė, fuqitė e Evropės Perėndimore dhe tė Amerikės Veriore kishin bėrė njė pėrparim tė konsiderueshėm nė zhvillimin e tyre dhe e shikonin Kinėn me territor tė gjerė dhe me popullsi tė madhe si objektivin e tyre kryesor pėr zgjerimin e tregut pėrtej detit. Pėr tė nxjerrė fitime sa mė tė mėdha, tregtarėt e huaj bėnin kontrabandė nė bregdetin jugor kinez, duke sjellė nė Kinė njė sasi tė madhe opiumi. Pėrhapja pa fre e opiumit cenoi rėndė shėndetin e popullit dhe korruptoi zyrtarėt qeveritarė tė Kinės. Si rrjedhim, argjendi qė pėrdorej si para nė Kinė u derdh jashtė dhe tė ardhurat financiare tė qeverisė kineze u pakėsuan. Nė ato rrethana, Lin Ze-shy i dėrgoi perandorit njė mesazh, ku vuri nė dukje me mprehtėsi se "Pėrhapja e opiumit rrezikon ekzistencėn e vendit tonė, prandaj ju propozoj tė ngrini vigjilencėn." Kėshtu, nė vitin 1838, Lin Ze-shy, i dėrguar nga perandori si "komisionar perandorak", shkoi pėr ndalimin e opiumit nė provincėn Guangdong tė Kinės Jugore.

Pasi arriti nė qytetin Guangzhou, kryeqendėr e provincės Guangdong, Lin Ze-shy filloi menjėherė njė lėvizje tė ndalimit tė opiumit. Nė saje tė qėndrimit tė vendosur dhe tė masave tė fuqishme qė mori Lin Ze-shy i pėrkrahur nga banorėt vendas, tregtarėt e huaj u detyruan tė dorėzonin 20 mijė arka opium me njė peshė prej 1188 tonėsh. Me urdhrin e tij, opiumi i dorėzuar u dogj publikisht nė plazhin Humen pėr 23 ditė. Mijėra banorė ndoqėn ditė pėr ditė djegien e opiumit, duke duartrokitur. Ja, kėshtu ka qenė historia e "Tymit tė barutit nė Humen", qė u njoh nga gjithė bota dhe qė tronditi Kinėn dhe vendet e tjera.

Masat qė mori Kina pėr ndalimin e opiumit ngjallėn reagimin energjik tė qeverisė angleze. Si pasojė, nė vitin 1840, trupat e ekspeditės angleze bllokuan ujėrat detare tė Guangzhout, duke shkaktuar shpėrthimin e Luftės sė Opiumit. Tė komanduar nga Lin Ze-shy, banorėt dhe ushtarėt e Guangzhout u bėnė gati pėr luftė, por trupat angleze kuptuan se nuk do tė fitonin atje dhe sulmuan drejt qytetit verior Tiancin. Mė nė fund, qeveria e dobėt kineze u detyrua tė nėnshkruante me Anglinė njė traktat tė pabarabartė, sipas tė cilit Kina i dha Anglisė tokėn kineze Hong Kongun. Perandori kinez ia hodhi fajin "komisionarit" tė tij Lin Ze-shy dhe e internoi nė Yili tė Sinkiangut, zonė kufitare veriperėndimore. Por nė vitin 1850, pas vdekjes sė tij, pėr meritat e tij pėr mbrojtjen e dinastisė Qing, perandori i dha atij titullin e nderit "Venzhong", qė do tė thotė "Besniku intelektual". (Zheng)