v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2007-12-11 18:21:58    
Festimi i Ditės sė parė tė Diabetit tė OKB-sė

cri

dėgjoni

Diabeti, qė populli e quan "sėmundja e sheqerit", ėshtė njė lloj sėmundjeje e zakonshme kronike qė shfaqet me shtimin e sheqerit nė gjak, tė shkaktuar nga mungesa e insulinės nė organizmin e njeriut. Sot nė botė, numri i tė sėmurėve qė vuajnė nga diabeti i fazės sė hershme arrin nė 500 milionė veta. Nė vitin 2006, duke marrė parasysh dėmet e rėnda qė sjell diabeti, Asambleja e Pėrgjithshme e OKB-sė vendosi qė "Dita Botėrore e Diabetit", qė mė parė ishte mė 14 nėntor tė ēdo viti, tė zėvendėsohet me emrin "Dita e Diabetit e OKB-sė". Kjo gjė pasqyron plotėsisht vėmendjen e madhe tė OKB-sė pėr parandalimin dhe mjekimin e diabetit dhe shpreh vendosmėrinė dhe besimin e qeverive tė vendeve tė ndryshme tė botės pėr parandalimin dhe frenimin e kėsaj sėmundjeje.

Qeveria kineze iu pėrgjigj aktivisht thirrjes sė OKB-sė dhe organizoi aktivitete propaganduese dhe edukative nė pėrmasa tė mėdha nė kuadrin e Ditės sė parė tė Diabetit tė OKB-sė. Nė fjalimin e tij, tė mbajtur nė njė miting tė organizuar nė Pekin, kryetari i Fondit Botėror tė Diabetit, zoti Anil Kapur, tha ndėr tė tjera se fakti qė gjithnjė e mė shumė njerėz vuajnė nga diabeti nuk ėshtė mė njė problem thjesht i shėndetėsisė, por ka tė bėjė edhe me probleme tė shumta ekonomike dhe shoqėrore qė tėrheqin vėmendje tė madhe.

"Diabeti na sjell jo vetėm dėme tė mėdha nė shėndet, por edhe humbje ekonomike. Pėr shembull, Kina shpenzon nė vit 20 miliardė dollarė amerikanė pėr mjekimin e diabetit. Krahas kėsaj, paaftėsia pėr punė e tė sėmurėve nga diabeti i sjell Kinės 20 miliardė dollarė amerikanė tė tjerė humbje nė vit."

Tema e sivjetshme e Ditės sė Diabetit tė OKB-sė ėshtė "Diabeti me fėmijėrinė dhe rininė". Zv-drejtoresha e Drejtorisė sė Parandalimit tė Sėmundjeve tė Ministrisė sė Shėndetėsisė tė Kinės, zonja Kong Lingzhi, thotė se rrallė gjendet ndokush qė e lidh diabetin me fėmijėrinė dhe rininė, edhe pse rritet nga viti nė vit numri i fėmijėve qė sėmuren nga diabeti. Kėrkimet e shumta shkencore vėrtetojnė se mungesa e mėnyrės racionale tė jetesės shpie nė shėndoshje, gjė qė ka lidhje tė ngushtė me shfaqjen e diabetit. Kina ka 300 milionė fėmijė dhe pėrqindja e shėndoshjes sė tyre jashtė mase rritet nga viti nė vit. Po ta shohim nėn kėtė prizėm, tema e sivjetshme e Ditės sė Diabetit tė OKB-sė ka rėndėsi tė veēantė pėr Kinėn.

"Na shqetėson fakti se shtohet nga viti nė vit numri i fėmijėve qė vuajnė nga diabeti. Sot, kudo shohim fėmijė tė shėndoshė nė qytetet e mėdha tė Kinės dhe pėrqindja e tyre ka arritur nė 8 %. Meqė diabeti ka shumė lidhje me shėndoshjen e trupit, kjo sėmundje, nga e cila vuanin dikur vetėm tė rriturit, shfaqet tani gjithnjė e mė shumė te fėmijėt."

Duke pėrfituar nga rasti i Ditės sė parė tė Diabetit tė OKB-sė, sektorėt e instancave tė ndryshme tė shėndetėsisė tė Kinės organizuan aktivitete tė larmishme pėr popullarizimin e njohurive pėr diabetin, me qėllim qė fėmijėt, tė rinjtė e tė rejat, mėsuesit dhe prindėrit e tyre tė njohin mė mirė dėmet qė shkakton diabeti. Sektorėt e shėndetėsisė nė disa krahina tė Kinės organizuan edhe konferenca tematike, ku u ftuan specialistėt pėrkatės pėr tė mbajtur leksione. Disa krahina shpėrndanė materiale propagande ose organizuan nė shkolla konkurse tė njohurive pėr parandalimin dhe mjekimin e diabetit.

Nxėnėsit, qė morėn njohuri pėrkatėse nga kėto aktivitete, shprehėn gatishmėrinė pėr ndreqjen e zakonit jo tė mirė nė tė ngrėnė dhe nė tė pirė. Kėshtu u shpreh edhe nxėnėsi Siao Vang i njė shkolle fillore tė Pekinit.

"Mua mė pėlqen shumė mishi. Mė parė nuk kisha frikė se mund tė sėmuresha nga diabeti, qė ka qenė njė sėmundje larg fėmijėve. Prandaj haja shumė mish. Leksioni i specialistit mė bėri tė kuptoj rrezikun. Nuk guxoj mė tė ha aq shumė mish."

Mėsuesit dhe prindėrit e nxėnėsve u shprehėn shumė tė kėnaqur pėr kėto aktivitete propaganduese dhe edukative. Zoti Guan Gje, zv-drejtor i njė shkolle tė Pekinit, thotė se edhe ai mėsoi shumė gjėra nga kėto aktivitete.

"Si punonjės tė arsimit, ne duhet tė tregojmė mė shumė kujdes pėr rritjen e shėndetshme tė nxėnėsve, duke u kėrkuar atyre tė kenė njė mėnyrė racionale tė jetesės, me qėllim qė tė mbrohen nga sėmundja e diabetit."

Zv-drejtoresha e Drejtorisė sė Parandalimit tė Sėmundjeve pranė Ministrisė sė Shėndetėsisė tė Kinės, zonja Kong Lingzhi, tha se faktet e shumta kanė vėrtetuar se pėrdorimi racional i ushqimeve dhe sportet e pėrshtatshme kanė shumė rėndėsi pėr parandalimin dhe mjekimin e diabetit, prandaj puna nė shkollė pėr parandalimin e kėsaj sėmundjeje mund tė lidhet me jetėn e pėrditshme e me mėsimin dhe nuk ka nevojė pėr punė tė tjera nė kėtė drejtim, me qėllim qė tė mos shtohet barra e mėsuesve dhe nxėnėsve. (Zheng)