dėgjoni
Veprat artistike tė shfaqura nė kėtė festival janė ripėrpunuar dhe zbukuruar nė bazė tė operave tradicionale vendore, duke treguar synimin e autorėve dhe producentėve tė kėtyre operave pėr tė fituar sa mė shumė shikues tė rinj dhe pėr t'u pėrshtatur me zhvillimin e kohės.
Opera Chu, me njė histori 150-vjeēare, ėshtė njė opera kryesore e provincės Hubei. Shfaqjet e operės Chu, qė ėshtė njė operė e krijuar nė bazė tė jetės, karakterizohen nga thjeshtėsia dhe pėrshkrimi i gjallė i personazheve. Teatri i operės Chu tė Wuhanit tė provincės Hubei krijoi nė bazė tė shijeve tė tė rinjve njė operė tė re me titull "Aroma e kėndshme e ēajit".
Nė kėtė operė pėrshkruhet njė vajzė fshatare e viteve '30-' 40 tė shekullit tė kaluar qė u largua nga vendlindja nė Wuhan, duke mbajtur njė shportė me ēaj pėr tė kėrkuar tė dashurin e saj Tiencheng, dhe pėr t'u martuar me tė. Por, pasi e gjeti tė dashurin e saj Tiencheng, ky u bė njė "tregtar" me dinjitet tė humbur, qė synonte vetėm pozitė e para.
Regjisorja e kėsaj opere, Chen Wei, tha se karakteristika e theksuar lokale, muzika e bukur dhe ngjarjet tėrheqėse bashkėkohore janė faktorėt kryesorė tė suksesit tė kėsaj opere. "Nga ana e tregimeve, nė kėtė operė janė mishėruar me mjeshtėri artistike karakteristikat e qytetit tė vjetėr Hankou. Spektatorėt mund tė shikojnė nė skenė karakteristikat e theksuara tė rrugės 'Hanzheng' tė qytetit tė vjetėr, si dhe vaporėt e skeletet etj. tė kėtij qyteti. Kurse nga ana e interpretimit, ai ka njė ngjyrė bashkėkohore. Nė tė janė futur edhe disa mjete tė dramės muzikore, prandaj duket shumė e bukur nė skenė."
Chen Wei tha se disa talente tė reja tė krijimit tė kėsaj opere nė bazė tė shijes sė shikuesve e kanė transformuar kėtė operė tradicionale, kjo ėshtė njė rrugė e re e krijimit tė operave tradicionale lokale kineze. Gjatė kompozimit tė muzikės sė operės "Aroma e kėndshme e ēajit", kompozitori 70-vjeēar Hu Xin i ka kushtuar rėndėsi njėkohėsisht ruajtjes sė karakteristikave tė operės tradicionale Chu dhe marrjes sė anėve tė mira tė muzikave tė tjera. Ai ėshtė i mendimit se opera tradicionale duhet tė ruajė karakteristikat e veta, por njėkohėsisht duhet tė pėrputhet edhe me ndryshimet e kohės dhe me shijet e prirjet e spektatorėve. "Nė qoftė se do tė ruajmė vetėm gjėrat primitive e origjinale, nuk do tė kemi grupe tė rinj shikuesish. Nė kemi marrė shumė gjėra tė reja, si duetin, trion, pjesėt korale, duke ruajtur tonin kryesor tė kėsaj opere. Prandaj opera ėshtė mirėpritur nga shikuesit."
Demonstrimi i kulturave shumėngjyrėshe tė krahinave tė ndryshme tė Kinės dhe nxitja e risive tė trupave tė ndryshme artistike janė objektivi i festivalit artistik tė Kinės. Nė festivalin e 8-tė artistik kinez, vepra tė ndryshme artistike, si drama, opera lokale, drama muzikore, opera evropiane dhe vepra tė formave tė tjera artistike kanė shpėrfaqur forcėn e tyre tė veēantė tėrheqėse.
Drama muzikore "Mysafirėt e ardhur nė malin e akullt", e pėrpunuar nė bazė tė filmit artistik me tė njėjtin titull nga teatri i operės i Rajonit Autonom tė Sinkiang-Ujgurit nė fund tė vitit 2004, me kėngėt e njohura "Pse kėto lule janė kaq tė kuqe", "Kujtimet pėr bashkėluftėtarin tim" dhe me vallet e bukura tė kombėsive ka gjetur jehonė tė madhe te shikuesit. Qysh nga vėnia e saj nė skenė, kjo operė ėshtė shfaqur me se njėqind herė dhe ėshtė vlerėsuar gjerėsisht nga spektatorėt.
Drejtori i teatrit Nusile Wajidi tha se drama muzikore kineze duhet tė ketė karakteristikat e veta."Drama jonė muzikore ėshtė ndryshe nga dramat muzikore tė vendeve tė huaja, ėshtė e ndryshme nga 'Tė mjerėt', 'Katedralja e Parisit' dhe 'Macja'. Kėto drama muzikore janė krijuar nė bazė tė estetikės sė Evropės Perėndimore, kurse ne e realizojmė kėtė dramė muzikore nė bazė tė estetikės kineze, d.m.th. me muzikė tė kuptueshme popullore. Ne duhet tė ecim nė rrugėn tonė".
Drejtori Nusilet Wajidi tha se, ndryshe nga opera tradicionale, drama muzikore ėshtė mė bashkėkohore dhe pėrputhet mė mirė me synimet estetike tė shikuesve. Prandaj dramat e reja muzikore tė pėrpunuara nė bazė tė veprave tė shquara tradicionale kanė treg tė gjerė. ( Zhai)
|