v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2007-12-05 18:40:04    
Festivali i 8-tė artistik i Kinės demonstron rezultatet e reja tė krijimtarisė sė artit skenik kinez (1)

cri

dėgjoni

Ditėt e fundit u mbyll nė provincėn Hubei tė Kinės qendrore Festivali i 8-tė artistik i Kinės, qė organizohet njė herė nė 3 vjet. Ky festival kombėtar ka qenė gjithmonė njė shans i mirė pėr demonstrimin e rezultateve tė krijimtarisė sė artit skenik tė Kinės.

Qysh nga dhjetėditėshi i parė i nėntorit, nė mė se 30 teatro tė 6 qyteteve tė provincės Hubei, trupat artistike tė ardhura nga krahina tė ndryshme tė mbarė vendit filluan shfaqjen e veprave tė tyre skenike pėr tė konkurruar pėr ēmimin "Venhua", ēmimi mė i lartė i artit skenik nė Kinė.

Opera Chuan ėshtė njė operė vendore e parapėlqyer nė provincėn Sichuan tė Kinės perėndimore. Pėr kėtė festival artistik, teatri i operės Chuan i qytetit Chengdu pėrpunoi njė dramė tė huaj nė operėn Chuan me titull "Dallgėt lakmuese", ku shtjellohet historia e njė familjeje tė pasur nė kohėn e lashtė nė Kinė. Plaku lakmues e konsideroi tė birin si punėtor tė tij pėr njė kohė tė gjatė, duke mbledhur njė pasuri tė madhe, pastaj u martua me njė grua tė re dhe tė bukur, duke u orvatur qė biri i tij i ardhshėm tė trashėgonte pasurinė e tij.

Nė kėtė operė janė pasqyruar nė mėnyrė tė saktė konfliktet dhe lufta e hapur dhe e fshehtė e anėtarėve tė familjes rreth pasurisė sė kėsaj familjeje. Megjithėse ngjarja ka ndodhur nė lashtėsi, tė tilla ngjarje tė ngjashme gjen edhe nė shoqėrinė e sotme, prandaj kjo vepėr ėshtė mirėpritur shumė nga shikuesit. Studenti nga provinca Hėnan Qin Zhao, qė ndiqte pėr herė tė parė operėn Chuan, tha se kjo operė ėshtė e ndryshme nga opera e vendlindjes sė tij, opera Yu, prandaj i krijoi atij njė pėrshtypje krejt tė re. Si libreti i operės, ashtu edhe interpretimi skenik, janė shumė interesantė dhe i bėnė shikuesit tė pėrgjigjen me njė qeshje tė hidhur me lot....

"Ngjarjet e zhvilluara nė kėtė operė janė plot zigzage dhe me shumė humor. Nė fillim ato i bėnė njerėzit tė qeshin, me njė gaz tė papėrmbajtur, por, ajo ėshtė njė tragjedi, qė i bėri spektatorėt tė derdhin lot nė fund. Ngjarjet zhvillohen nė mėnyrė tė papritur, me tė shtuar edhe shpjegimet, efektet e bubullimave, dritave nė skenė dhe shumė mjete tė reja tė teknologjisė tė lartė, tė gjitha kėto e bėjnė kėtė operė shumė tėrheqėse dhe tronditėse."

Qin Zhao tha se gjatė kėtij festivali, ai ka parė disa opera tė ndryshme, qė tė gjitha janė me aktorė shumė tė mirė, me kostume dhe drita shumė tė bukura skenike, qė ndryshojnė krejtėsisht nga ato opera tradicionale qė ka pėrfytyruar ai mė parė.

Veprat artistike tė shfaqura nė kėtė festival janė ripėrpunuar dhe zbukuruar nė bazė tė operave tradicionale vendore, duke treguar synimin e autorėve dhe producentėve tė kėtyre operave pėr tė fituar sa mė shumė shikues tė rinj dhe pėr t'u pėrshtatur me zhvillimin e kohės.

Opera Chu, me njė histori 150-vjeēare, ėshtė njė opera kryesore e provincės Hubei. Shfaqjet e operės Chu, qė ėshtė njė operė e krijuar nė bazė tė jetės, karakterizohen nga thjeshtėsia dhe pėrshkrimi i gjallė i personazheve.

Teatri i operės Chu tė Wuhanit tė provincės Hubei krijoi nė bazė tė shijeve tė tė rinjve njė operė tė re me titull "Aroma e kėndshme e ēajit". Nė kėtė operė pėrshkruhet njė vajzė fshatare e viteve '30 ? '40 tė shekullit tė kaluar qė u largua nga vendlindja nė Wuhan, duke mbajtur njė shportė me ēaj pėr tė kėrkuar tė dashurin e saj Tiencheng, dhe pėr t'u martuar me tė. Por, pasi e gjeti tė dashurin e saj Tiencheng, ky u bė njė "tregtar" me dinjitet tė humbur, qė synonte vetėm pozitė e para. Regjisorja e kėsaj opere, Chen Wei, tha se karakteristika e theksuar lokale, muzika e bukur dhe ngjarjet tėrheqėse bashkėkohore janė faktorėt kryesorė tė suksesit tė kėsaj opere. "Nga ana e tregimeve, nė kėtė operė janė mishėruar me mjeshtėri artistike karakteristikat e qytetit tė vjetėr Hankou. Spektatorėt mund tė shikojnė nė skenė karakteristikat e theksuara tė rrugės 'Hanzheng' tė qytetit tė vjetėr, si dhe vaporėt e skeletet etj. tė kėtij qyteti. Kurse nga ana e interpretimit, ai ka njė ngjyrė bashkėkohore. Nė tė janė futur edhe disa mjete tė dramės muzikore, prandaj duket shumė e bukur nė skenė."

Chen Wei tha se disa talente tė reja tė krijimit tė kėsaj opere nė bazė tė shijes sė shikuesve e kanė transformuar kėtė operė tradicionale, kjo ėshtė njė rrugė e re e krijimit tė operave tradicionale lokale kineze.

Gjatė kompozimit tė muzikės sė operės "Aroma e kėndshme e ēajit", kompozitori 70-vjeēar Hu Xin i ka kushtuar rėndėsi njėkohėsisht ruajtjes sė karakteristikave tė operės tradicionale Chu dhe marrjes sė anėve tė mira tė muzikave tė tjera. Ai ėshtė i mendimit se opera tradicionale duhet tė ruajė karakteristikat e veta, por njėkohėsisht duhet tė pėrputhet edhe me ndryshimet e kohės dhe me shijet e prirjet e spektatorėve.."Nė qoftė se do tė ruajmė vetėm gjėrat primitive e origjinale, nuk do tė kemi grupe tė rinj shikuesish. Nė kemi marrė shumė gjėra tė reja, si duetin, trion, pjesėt korale, duke ruajtur tonin kryesor tė kėsaj opere. Prandaj opera ėshtė mirėpritur nga shikuesit."(Zhai)