v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2007-12-04 20:12:50    
Njė doktor i mjekėsisė kineze i ardhur nga Afrika

cri

Fei Long, doktor i mjekėsisė kineze, ka ardhur nga vendi i largėt i afrikės, Kameruni, pėr t'u specializuar nė Kinė. Nė Spitalin e Paralizės Trunore tė qytetit Taijuan tė provincės Shansi tė Kinės Veriore, korrespondenti ynė takoi kėtė doktor qė po mjekonte njė fėmijė tė sėmurė duke pėrdorur teknikėn tradicionale tė mjekėsisė kineze. Ndėrsa prindėrit e disa famijėve po shikonin nga pranė, njė foshnjė nisi tė qante me tė parė doktorin Fei Long.

"Ai ka shumė frikė se mos unė do t'i bėj njė gjilpėrė. Ah, tė gjithė ata kanė frikė nga unė, sepse jam mjek."

Fėmijėt e kėtushėm e thėrrasin Fei Long "xhaxhi Zezak". Ky mjek afrikan erdhi nga Kameruni nė Kinė para 4 vjetėve, i dėrguar nga qeveria e vendit tė tij pėr studime nė Institutin e Mjekėsisė Kineze tė provincės Shansi, pėr tė fituar titullin e magjistrit tė shėrimit tė nervave tė fėmijėve. Gjatė kohės sė studimeve nė kėtė institut, ai vjen shpesh herė nė Spitalin e Paralizės Trunore, ku bėn punė vullnetare pėr mjekimin e fėmijėve qė vuajnė nga paraliza trunore. Duke shpjeguar emrin e tij kinez, Fei Long 32-vjeēar tha se "Fei" do tė thotė "afrikan", sepse kinezėt e quajnė Afrikėn "Fei Zhou", kurse "Long" ėshtė njė lloj kafshė pėrrallore qė kinezėt e lashtėsisė e shikonin si totemi i kombit kinez. Fei Long tha se ai filloi studimin e mjekėsisė kineze qė nė atdheun e tij.

"Qysh nė kohėn kur isha nė Kamerun pėr studime nė njė universitet mjekėsie, mė lindi interesi pėr disa metoda mjekimi natyror dhe kam qenė i mendimit se, nė kėtė drejtim, mjekėsia kineze ėshtė zhvilluar mė mirė. Mė duket se akupunktura e mjekėsisė kineze bėn efekt shumė tė mirė dhe mė ndihmon shumė. Teoria dhe parimi i mjekėsisė kineze janė njė ēikė tė vėshtira. Sidomos pėr ne tė huajt, studimi i tyre kėrkon shumė kohė. Pėr shembull, kur lexoj librin e mjekėsisė kineze "Huang Di Nei Jing", mė duket shumė e vėshtirė, edhe pse kam botimin e kėtij libri nė gjuhėn anglishte."

Fei Longut i kujtohet si tani mbėrritja e tij pėr herė tė parė nė Kinė. Pasi zbriti nga aeroplani dhe u nis me makinė pėr nė qytet, ai u mahnit nga gjithēka qė shihte.

"Pas arritjes nė aeroportin e Pekinit, na u desh 1 orė me makinė nga aeroporti nė hotel. U habita. Sa i madh dhe sa i zhvilluar ishte Pekini. Ja, kjo ėshtė pėrshtypja e parė qė mė la Pekini. Besoj se 95 pėrqind e njerėzve qė vijnė pėr herė tė parė nė Kinė marrin njė pėrshtypje tė tillė. Ah, njė surprizė."

Pas qėndrimit pėr njė kohė tė shkurtėr nė Pekin, Fei Long shkoi pėr studime nė Institutin e Mjekėsisė Kineze tė provincės Shansi, qė gjendet nė kryeqedrėn e saj, qytetin Taijuan. Qė nga ajo kohė, ai vjen nė kohė tė caktuar nė Spitalin e Paralizės Trunore, ku bėn punė vullnetare pėr mjekimin e fėmijėve qė vuajnė nga paraliza trunore. Drejtoresha e kėtij spitali, zonja Guo Sin-zhi foli pėr punėn e kėtij mjeku afrikan.

"Nė fillim, fėmijėt e sėmurė nuk e kuptonin atė dhe nuk donin tė mjekoheshin nga ai, sepse kishin frikė nga ai. Unė u thashė fėmijėjve: 'Pranoni xhaxhin Zezak qė t'ju bėjė masazh, se ai ėshtė njė njeri shumė i mirė dhe mos shikoni se ai e ka fytyrėn tė zezė'. Pas pak kohe, kjo gjendje ndryshoi."

Shumica e fėmijėve qė vuajnė nga paraliza trunore kanė tė meta jo vetėm nė fuqinė mendore, por edhe nė aftėsitė fizike. Prandaj shėrimi i tyre ėshtė njė punė qė do shumė kohė dhe durim. Doktor Shi Siao-jie, qė punon sė bashkė me Fei Long, e vlerėson lart punėn e kėtij kolegu.

"Fei Long punon mė me seriozitet se ne. Ai sillet shumė mirė me tė sėmurėt dhe mendon pėr hollėsirat mė tė vogla. Ai: do fėmijėt e sėmurė dhe e do punėn e vet."

Krahas plotėsimit tė detyrave tė punės, Fei Long ka mėsuar nė kohėn e lirė edhe tregtinė. Miqtė e tij dėrgojnė nga Kameruni ose nga vende tė tjera letra tė porositjes sė mallrave dhe ai pėrgjigjet pėr blerjen e mallrave nė Kinė. Ndėr mallrat, qė blen Fei Long, pėrfshihen edhe dhurata tė ndryshme, ilaēe, produkte elektronike e tė tjera. Ai thotė se tani nė Kinė prodhohet pothuajse ēdo gjė dhe kėto mallra kineze kanė cilėsi tė mirė, prandaj shiten shpejt nė vendin e tij.

Sot Fei Long ndien se ai tashmė ėshtė shkrirė me vendasit nė jetėn e pėrditshme. Madje, ai duket fund e krye si njė qytetar shansian. Ai ka parė me sytė e tij ndryshimet kolosale qė kanė ndodhur kėtu dhe gėzohet pėr kėto ndryshime.

"Qyteti Taijuan ka bėrė ndryshime tė mėdha. Kėtu janė ngritur shumė godina dhe janė shtruar shumė rrugė. Edhe qielli ėshtė bėrė mė i kaltėr."(Zheng)