v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2007-11-30 19:05:10    
Quan Zu-vang, historian dhe letrar kinez i shekullit tė 18-tė

cri

dėgjoni

Quan Zu-vang, qė lindi nė vitin 1705 nė qytetin bregdetar Ningbo tė provincės Zhegjang tė Kinės Juglindore, ishte njė njeri aq i zgjuar, saqė qysh nė moshėn 4-vjeēare filloi tė lexonte veprat klasike dhe nė moshėn 8-vjeēare mbaroi leximin e librit tė njohur historiografik "Mėsimet historike pėr tė gjithė". Nė vendlindjen e tij, qė ishte njė qytet me kulturė tė zhvilluar, shumė njerėz kishin koleksion librash, sidomos njė intelektual me emrin Fan, qė ishte adhurues i njohur i librave, kishte nė shtėpi mjaft libra. Zoti Fan e donte shumė djaloshin Quan Zu-vang pėr arsye se edhe ai adhuronte librat dhe, nė fund, ia dhuroi atij tė gjithė librat e vet.

Kur ishte 26 vjeē, Quan Zu-vang arriti nė Pekin, ku shkroi njė artikull dhe ia dorėzoi intelektualit tė madh Fang Bao. Meqė e admironte talentin e atij djali, Fang Bao ia rekomandoi perandorit. Perandori, qė gjithashtu donte njerėzit e talentuar, e emėroi Quan Zu-vangun zyrtar qė pėrgjigjej pėr librat e oborrit perandorak. Duke shfrytėzuar rastin e kėsaj pune, ai lexoi njė pjesė tė konsiderueshme tė librave tė oborrit perandorak, duke nxjerrė ekstrakte prej tyre dhe duke i sistemuar e klasifikuar ato. Kėto ekstrakte u bėnė materiale tė ēmueshme pėr studimet historiografike qė ai filloi mė pas.

Kur ishte 33 vjeē, Quan Zu-vang dha dorėheqjen nga puna zyrtare dhe filloi tė shkruante nė shtėpi. Nė veprat e tij, ai shfaqte keqardhje pėr banorėt e shtresave tė mesme e tė ulta dhe pakėnaqėsi pėr veprimet e shėmtuara tė sundimtarėve feudalė. Sidomos, prozat e tij, qė pasqyronin nė mėnyrė tė gjallė jetėn e njerėzve tė shtresės sė ulėt, janė mirėpritur dhe mirėpriten nga lexuesit.

Pėr shkak tė kontrollit tė rreptė ideologjik tė sundimtarėve tė dinastisė Qing, shumica e intelektualėve tė atėhershėm nuk guxonin tė shfaqnin mendimet e tyre tė vėrteta, megjithėse ishin dhėnė pas leximit tė veprave klasike. Ndryshe nga ata, Quan Zu-vang i lexonte ato vepra pėr tė studiuar histrorinė e dinastisė Ming. Meqenėse dinastia Qing ishte themeluar nė bazėn e dinastisė Ming tė pėrmbysur nga kryengritėsit fshatarė, studimi i historisė sė dinastisė Ming ishte asokohe njė fushė shumė delikate e studimeve akademike. Megjithatė ai redaktoi materiale tė shumta lidhur me historinė e dinastisė Ming. Dhe materialet e redaktuara prej tij ishin shumė tė sakta, sepse ai vizitoi mjaft vende historike, duke u nisur nga pėrgjegjėsia pėr historinė. Madje ai shkroi edhe biografitė e disa heronjve tė luftės sė rezistencės kundėr dinastisė Qing. Kjo punė mund t'i sillte atij rrezikun e dėnimit me vdekje, por ai guxoi tė thoshte tė vėrtetėn, duke e trashėguar traditėn e historianėve tė Kinės sė lashtė qė nuk trembeshin para hegjemonisė me forcė. Kėto biografi, qė ai i shkroi me njė gjuhė tė bukur dhe me njė stil tė mprehur, u bėnė lėndė tė pasura dhe me vlerė tė madhe pėr studimin e historisė sė viteve tė fundit tė dinastisė Ming.

Ai shkroi edhe shėnime tė bukura udhėtimi. Meqenėse ishte shumė i lodhur, duke punuar ditė e natė, ai vdiq nė moshėn 51-vjeēare. Pėr tė shprehur respektin pėr tė, banorėt vendas ndėrtuan posaēėrisht njė tempėll pėr kujtimin e tij. Brezat e mėvonshėm redaktuan dhe botuan veprat e tij me titull "Pėrmbledhja e veprave tė Tian Yiges". (Zheng)