Qysh nga pjesėmarrja e parė nė konkursin ndėrkombėtar tė cirkut nė vitin 1956, trupat e cirkut kinez kanė arritur vazhdimisht suksese tė shkėlqyera. Gjatė 20 vjetėve tė fundit, arti i cirkut kinez ka arritur zhvillim tė vazhdueshėm, duke bėrė krijime tė reja, dhe trupat kineze tė cirkut kanė fituar mė se 100 medalje tė arta nė konkurse tė ndryshme ndėrkombėtare tė cirkut.
Artisti 20-vjeēar i cirkut Liang Zhen tha se atij i pėlqen shumė cirku dhe ka shumė qejf tė shkojė pėr turne nė vende tė ndryshme tė botės. Kjo jetė ėshtė shumė e ēuditshme dhe e pasur pėr tė."Kam qenė pėr vizitė dhe shfaqje nė Malajzi, Korenė e Jugut etj., nė qytete tė mėdha, si nė Seul tė Koresė sė Jugut, nė Kuala Lumpur tė Malajzisė etj. Ne kemi shumė programe tė bukura, si kalimet nė unaza, ngjitjet nė shkopinj, rrotullimet e pjatave etj. Jeta jonė e artistėve tė cirkut ėshtė shumė e pasur ēdo ditė".
Cirku ka lindur nė gjirin e popullit. Vitet e fundit, qeveria kineze ka forcuar mbrojtjen e kulturės popullore, duke pėrfshirė edhe cirkun, dhe ka emėruar njė numėr trashėgimtarėsh tė artit popullor, duke u dhėnė atyre edhe ndihmė financiare pėr trashėgiminė e artit tė tyre.
Z. Wang Baohe, 63-vjeēar, ėshtė trashėgimtari i cirkut Wuqiao. Ai tha se cirku kinez ka veēorinė e tij dhe ai po studion me gjithė shpirt cirkun klasik kinez, nė mėnyrė qė mjeshtėritė e kėtij cirku tė trashėgohen brez pas brezi."Cirku dhe magjia klasike kineze kanė njė veēori tė madhe, se interpretimi i tyre nuk kufizohet nga skena dhe pajisjet, mund tė shfaqen nė kushte tė ndryshme dhe shfaqjet mbėshteten kryesisht tek mjeshtri. Prandaj kėta numra klasikė tė cirkut dhe tė magjisė nuk mund tė humbin. Unė jam konfirmuar si trashėgimtar i trashėgimisė sė kulturės jomateriale, djali im po vazhdon mjeshtėrinė time, kam edhe shumė nxėnės, mjeshtėritė e mia do tė trashėgohen brez pas brezi".
Z. Wang Baohe tha se cirku tradicional kinez shpesh shfaqet nėpėr sheshe, artistėt dhe spektatorėt mund tė shikojnė njėri-tjetrin, dhe pajisjet janė mjete tė pėrdorimit tė pėrditshėm dhe janė shumė tė thjeshta. Shikuesit mund tė kontrollojnė kėto mjete tė shfaqjes.
Regjisori i trupės shtetėrore tė cirkut tė Rusisė Vladimir Sergounine tha se ai ka ftuar shumė herė trupat e cirkut kinez pėr shfaqje nė Rusi, programet e cirkut kinez janė shumė tė mirėpritura nga spektatorėt rusė. Sipas tij, cirku i Lindjes dhe ai i Perėndimit kanė secili tė mirat e tij, por pa dyshim, cirku kinez ėshtė njė cirk shumė i veēantė.
"Cirku i Lindjes dhe ai i Perėndimit kanė ndryshime, kurse cirku kinez ėshtė unik, ka programe tė veēanta dhe shumė numra tė ēuditshėm qė nuk mund t'i pėrvetėsojnė tė tjerėt. Prandaj ai ėshtė shumė i mirėpritur nga shikuesit."
Z. Vladimir Sergounine tha se kėsaj here, ai vinte pėr herė tė dytė nė Kinė pėr tė bashkėpunuar me trupat kineze dhe pėr tė shkėmbyer me ta pėrvojė. Tė gjitha kėto janė shumė tė rėndėsishme pėr tė.
Z. Nikolay Nikolaivych nga Ukraina ėshtė anėtar i jurisė i kėtij takimi tė cirkut. Pasi u njoh gjerėsisht me historinė dhe aktualitetin e cirkut Wuqiao, ai tha se cirku kinez pėrmban forcė tė brendshme dhe magji tradicionale, prandaj programet dhe numrat e kėtij cirku kanė mjeshtėri tė posaēme, kurse cirku i vendeve tė tjera i kushton njė rėndėsi mė tė madhe formės.
Ēdo vend ka karakteristika dhe tė mirat e tij, prandaj duhet tė mėsojmė nga njėri-tjetri."Nė Kinė ka shumė njerėz qė zotėrojnė mjeshtėrinė e cirkut, kurse nė Ukrainė ka vetėm disa artistė profesionistė nė rang kombėtar. Ukraina nuk ka ato qė ka nė Kinė, por nė Ukrainė ka edhe karakteristika qė nuk i ka Kina. Nė pėrgjithėsi cirku kinez ka mjeshtėri tė lartė dhe vėshtirėsi tė madhe, shfaqjet e cirkut kinez zhvillohen nė njė atmosferė shumė tė ngrohtė, artistėt mund tė komunikojnė me shikuesit, kjo ėshtė shumė e rėndėsishme"
Nė botėn e sotme, aktivitetet e shkėmbimeve tė kulturave dhe arteve tė ndryshme janė tė shumta, midis Kinės dhe vendeve tė tjera zhvillohen edhe shkėmbime dhe bashkėpunim nė fushėn e artit tė cirkut. Cirku kinez po bėn krijime tė reja nė bazė tė cirkut tradicional. Pėrgjegjėsi i kėtij takimi tė cirkut tha se vitet e fundit, edhe trupat e cirkut kinez kanė marrė tė mirat e trupave tė cirkut tė vendeve tė tjera, duke i kushtuar njė rėndėsi atmosferės skenike, dhe cirku tradicional kinez po pasurohet gjithnjė e mė shumė dhe ėshtė bėrė njė art mė bashkėkohor dhe me njė forcė mė tė madhe tėrheqėse. ( Zhai)
|