|
dėgjoni
Nė vitin 1924, Komiteti olimpik ndėrkombėtar ndryshoi qėndrimin e tyre tė mėparshėm konservativ mbi pjesėmarrjen e femrave nė Lojėrat Olimpike dhe miratoi rezolutėn pėr lejimin e pjesėmarrjes sė femrave nė kėtė veprimtari botėrore. Ky ėshtė njė hap me rėndėsi historike. Nė Lojėrat Olimpike tė vitit 1928 qė zhvilloheshin nė Amsterdam, Komiteti olimpik ndėrkombėtar e pranoi, pėr herė tė parė atletikėn femėrore si njė sport olimpik. Qysh nga ajo kohė, nė kėtė sport tė madh olimpik?atletikė, filluan tė dukeshin pjesėmarrėset femra. Por nė fakt, ky proces ishte plot me zigzage.
Nė atė kohė, shumė meshkuj ishin tė mendimit se stėrvitjet atletike do t'u prishnin femrave bukurinė dhe butėsinė e tyre tė lindur, prandaj ata kundėrshtuan rreptėsisht pjesėmarrjen e femrave nė garat atletike tė Lojėrave Olimpike. Ky ėshtė shkaku pse nė fillim Komiteti olimpik ndėrkombėtar kishte rėnė dakord pėr pjesėmarrjen e femrave vetėm nė not, tenis, tė cilėt mendoheshin si sporte tė pėrshtatshme pėr natyrėn e butė femėrore.
Njė vendim i tillė shkaktoi pakėnaqėsi tė madhe te femrat qė kėrkonin tė merrnin pjesė nė lojėrat sportive nė mėnyrė tė barabartė. Pėr mė tepėr, femrat nga Franca, Anglia, Italia, Ēekosllovakia dhe SHBA-ja organizuan dy olimpiada pėr femra, duke treguar njė vendosmėri pėr tė konkurruar me Komitetin Olimpik Ndėrkombėtar. Kėshtu, Komiteti olimpik ndėrkombėtar ndjeu njėfarė kėrcėnimi.
Nė vitin 1926, nė Olimpiadėn e dytė pėr femra qė u zhvillua nė kryeqytetin suedez, Stokholm, njė sportiste japoneze shėnoi njė rezultat tė mrekullueshėm nė garėn e kėrcimit sė gjati. Rezultati i saj ishte mė i mirė se sa ai i shumė atletėve meshkuj tė asaj kohe, gjė qė e befasoi shumė Komitetin Olimpik Ndėrkombėtar.
Duke u shqetėsuar se do tė dilte jashtė kontrolli sporti pėr femra, Komiteti olimpik ndėrkombėtar vendosi qė nė Olimpiadėn e vitit 1928 tė pranonte pesė disiplina tė atletikės pėr femra, tė cilat ishin pėrkatėsisht gara e vrapimit 100 metra e 800 metra, stafeda 4x100 metra, kėrcimi sė larti dhe hedhja e diskut.
Nė Olimpiadėn e Amsterdamit, nė disiplinėn e parė tė atletikės pėr femra?garėn e vrapimit 100 metra, rezultati i kampiones ishte 12 sekonda e 2 tė dhjetat, i cili ia kalonte rezultatit tė shumė atletėve meshkuj. Komiteti olimpik ndėrkombėtar duhej ta vlerėsonte lart rezultatin e arrtiur nga femrat, por pėr shkak tė kundėrshtimeve nga disa anėtarė tė komitetit pėr pjesėmarrjen e femrave nė lojėrat olimpike, komiteti bėri sikur nuk e kishte parė paraqitjen e tyre tė shkėlqyer. Pėr mė tepėr, nė garat e mėpasshme, disa njerėz krijuan enkas 'ngjarjen e garės sė vrapimit 800 metra'.
Kėto atlete pa bėrė stėrvitje profesioniste kishin marrė pjesė radhas nė garėn kualifikuese dhe finale tė vrapimit 800 metra, prandaj pas garės finale shumė prej tyre u ulėn, madje u shtruan nė korsi pėr pushim, ēka ėshtė njė gjė normale. Por kjo garė e 800 metrave u bė presonazhi kryesor nė korrespondencėn e sė nesėrmes nė gazeta. Disa korrespondentė tė papėrgjegjshėm e zmadhuan ēfarė kishte ndodhur faktikisht pas garės dhe i dhanė publikut korrespondencė tė pavėrteta. Njė nga rapotimet thotė: 'Nga 11 pjesėmarrėsit tė dobėt, 5 u tėrhoqėn gjatė garės, 5 tė tjerave u ra tė fikėt pasi arritėn nė vijėn e mbėrritjes, dhe tė fundit i ra tė fikėt pasi u kthye nė dhomėn e pushimit.'
Megjithėse funksionarėt dhe spektatorėt qė ndoqėn garėn finale ishin dyshuar ndaj kėtyre korrespondencave, disa anėtarė tė Komitetit Olimpik Ndėrkombėtar qė kundėrshtonin pjesėmarrjen e femrave nė Lojėrat Olimpike shfrytėzuan kėtė rast dhe kėrkuan tė zhvillohej njė mbledhje urgjente pėr tė diskutuar nėse ishte e pėrshtatshme qė tė mbaheshin akoma garat e atletikės pėr femra. Nė mbledhje, anėtarėt e komitetit zhvilluan debate tė ashpra nėse duhej tė pranohej nė Olimpiadė gara e vrapimit 800 metra nė sportet pėr femra. Dhe nė fund, qėndrimi-kundėr zuri vendin e shumicės dhe Federata Ndėrkombėtare e Atletikės dhe Komiteti olimpik ndėrkombėtar morėn vendim qė tė anulohet gara e vrapimit 800 metra pėr femra qysh nga Olimpiada e 10-tė dhe vendosėn ndėrkohė qė distanca maksimale e garave pėr femra tė ishte vetėm 200 metra.
Kėshtu gjatė 28 vjetėve mė pas, d.m.th. nga Lojėrat Olimpike tė vitit 1932 deri nė ato tė vitit 1960, distanca mė e madhe e garave pėr femra ishte vetėm 200 metra. (Jiang Lei)
|