v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2007-11-23 19:06:26    
Gji Siao-lan, letrar kinez i shekullit tė 18-tė

cri

 

Vitet e fundit, jeta dhe veprimtaria e Gji Siao-lanit, letrar kinez i shekullit tė 18-tė, ėshtė bėrė temė e nxehtė e telenovelave nė Kinė. Ai ėshtė bėrė njė figurė e njohur historike me kontributin e tij tė shquar pėr kulturėn kineze.

Gji Siao-lan lindi nė njė familje intelektualėsh dhe filloi shkollimin nė moshėn 4-vjeēare. Ai paraqiti talentin e tij tė jashtėzakonshėm qysh nė vogėli, duke shkruar vjersha, prandaj u quajt "Djali Ēudibėrės". I ati ishte njė studiues dhe merrej me grumbullimin dhe sistemimin e materialeve kulturore tė lashtėsisė, duke bėrė kėrkime dhe analizėn e vėrtetėsisė dhe vlerės sė atyre materialeve. Gji Siao-lan trashėgoi punėn e tė atit qė nė moshėn e rinisė dhe korri arritje tė mėdha.

Kur ishte 31 vjeē, ai mori pjesė nė provimet perandorake, qė ishin provime shtetėrore pėr zgjedhjen e zyrtarėve nė emėr tė perandorit. Pėr notat e tij tė shkėlqyera nė provime, ai u pranua nė Akademinė Perandorake, qė ishte njė institucion perandorak i studimit tė letėrsisė dhe historisė. Gji Siao-lan, qė ishte njė njeri me pėrvojė tė pasur dhe me karakter plot homor, admirohej shumė nga perandori Qianlong. Nė fillim, ai u dėrgua si zyrtar nė njė krahinė larg kryeqytetit, por mė vonė u transferua pėrsėri nė Pekin, sepse perandori Qianlong ishte i mendimit se Gji Siao-lan mund tė shfrytėzonte mė mirė talentin e tij nė kryeqytet, pranė perandorit.

Gji Siao-lan ishte njė njeri i zgjuar, i shkathėt, gojėbrisk, me karakter tė drejtė dhe me pastėrti morale. Edhe sot janė tė pėrhapura gojėdhėnat pėr luftėn qė ai bėri me zgjuarėsi kundėr zyrtarit tė lartė tė korruptuar, Hė Shen. Pėr shkak se perandori Qianlong, nė pleqėrinė e tij, i besonte Hė Shenit veēanėrisht dhe jashtė masės, ky zyrtar i korruptuar kishte zėnė njė pozitė tė lartė dhe kompentenca tė rėndėsishme, madje i shpėrdoronte kompentencat e tij, siē thoshte populli, "Ai mund tė mbulonte qiellin me njė dorė". Pothuajse tė gjithė zyrtarėt brenda e jashtė oborrit perandorak, qofshin tė lartė apo tė ulėt, i bėnin lajka Hė Shenit, kurse Gji Siao-lan ruante gjithmonė virtytet e veta tė drejtėsisė dhe pastėrtisė morale dhe mbante njė vijė demarkacioni me tė.

Gji Siao-lan punoi si zyrtar nė fushėn arsimore e kulturore dhe dha njė kontribut kolosal pėr kulturėn kineze. Ai punoi si kryeredaktor nė redaktimin dhe botimin e enciklopedisė kineze "Si Ku Quan Shu", ku u pėrfshinė librat klasikė kinezė tė 3000 vjetėve. Kjo seri librash ndahet nė 4 pjesė: libara kanunesh, libra historiografikė, libra me figura historike dhe pėrmbledhje; ajo pėrbėhet me 80000 kapituj, tė ndarė nė 3500 lloje. Kjo seri librash, ku pėrmblidhen shkrimet historike dhe kulturore kineze, luan njė rol tė pallogaritshėm pėr grumbullimin, sistemimin, studimin dhe ruajtjen e trashėgimive kulturore kineze.

Gji Siao-lan shkroi edhe njė libėr tregimesh me stil ditari dhe me titull "Shėnime nė kasollen Yuevei". Ky libėr me 400 mijė fjalė gėzoi famė tė madhe nė atė kohė. Nė tė pėrfshihen mbi 1200 tregime, tė krijuara nė bazė tė gojėdhėnave popullore dhe lajmeve shoqėrore. Ky libėr me pėrmbajtje tė thellė ideologjike tė luftės kundėr etikės feudale pasqyron mendimet e vėrteta tė Gji Siao-lanit qė jetoi nė shoqėrinė feudale, prandaj njihet mirė nga populli dhe ėshtė pėrhapur nė popull. (Zheng)