v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2007-11-20 21:28:39    
Ndėrtimi kino-amerikan i struktures me fibra optike nė fund tė oqeanit Paqėsor

cri

Ju flet Radio e Jashtme e Kinės. Tė dashur dėgjues, nė rubrikėn e sotme"Shkenca, arsimi dhe shėndetėsia" do tė japim reportazhin "Ndėrtimi kino-amerikan i struktures me fibra optike nė fund tė oqeanit Paqėsor".

Nė fund tė vitit 2006, tėrmeti i fuqishėm qė ra nė ujėrat jugore tė rajonit Tajvan tė Kinės shkaktoi demtimin e 14 fibrave optike nė fund tė detit. Si rrjedhim, u dėrprenė njė numėr i madh linjash tė telekomunikacionit ndėrkombėtar nga pjesa kontinentale e Kinės si dhe rajonet e saj Hong Kongu, Makao dhe Tajvani e deri nė SHBA, Evropė dhe Azinė Juglindore, gjė qė ndikoi rėndė nė cilėsinė e shėrbimit tė intenetit. Para disa kohėsh, tri shoqėritė e mėdha kineze nė kėtė fushė, Shoqėria Aksionare Kineze e Telekomunikacionit me Internet, Shoqėria Kineze e Postė-telekomunikacionit dhe Shoqėria e Bashkuar Aksionare Kineze e Telekomunikacionit, nė bashkėpunim me disa kompni pėrkatėse tė rajonit Tajvan, SHBA-sė dhe tė Koresė sė Jugut, filluan punimet e shtrimit tė kabllove tė drejtpėrdrejta optike kino-amerikane nė fund tė oqeanin Paqėsor. Pas pėrfundimit tė kėtyre punimeve, do tė rritet dukshėm kapaciteti i telekomunikacionit ndėrkombėtar nė rajonet pėrkatėse dhe do tė ofrohet shėrbim i transmetimit tė sinjaleve televizive me qartėsi tė lartė gjatė Lojėrave Olimpike tė Pekinit nė vitin 2008.

Vepra e fibrave optike kino-amerikane nė fund tė oqeanit Paqėsor quhet shkurtimisht vepra TPE. Ceremonia e fillimit tė punimeve tė saj u organizua para disa kohėsh nė qytetin bregdetar Qingdao tė Kinės. Gjatėsia e pėrgjithshme e fibrave qė do tė shtrohen nė fazėn e parė do tė jetė 18000 kilometra. Kėto fibra do tė lidhin drejtpėrdrejt pjesėn kontinentale tė Kinės me SHBA-nė. Pikat e lidhjes sė tyre nė Kinė do tė jenė nė qytetin Qingdao dhe nė distriktin Ēongming nė periferi tė Shangait dhe pika e lidhjes sė tyre nė SHBA do tė jetė nė plazhin Nedona qė ndodhet nė bregdetin perėndimor tė SHBA-sė.

Pas pėrurimit tė kėsaj vepre, shpejtėsia mė e madhe e transmetimit tė sinjaleve tė telekomunikacionit do tė rritet 32 herė nė krahasim me transmetimin nėpėrmjet linjės ekzistuese tė fibrave optike nė fund tė detit midis Kinės dhe SHBA. Sipas projektit, nėpėrmjet kėsaj linje tė re tė kabllove optike, 40 milionė vetė mund tė komunikojnė njėkohėsisht me telefon midis Kinės dhe SHBA.

Vepra TPE do tė pėrurohet nė vitin 2008, nė prag tė Lojėrave Olimpike tė Pekinit. Zv-kryetari i bashkisė sė qytetit Qingdao, zoti Vang Siulin thotė se, siē parashikohet, nė vitin 2008, 5 miliardė vetė nga popujt e botės do tė shikojnė nė televizoion Lojėrat Olimpike tė Pekinit. Me pėrurimin e kėsaj vepre, do tė plotėsohen kėrkesat e mėdha tė telekomunikacionit gjatė kėtyre lojėrave olimpike.

"Vepra TPE do tė marrė pėrsipėr detyrat e shėrbimit tė telekomunikacionit dhe tė sigurimit gjatė Lojėrave Olimpike tė Pekinit nė vitin2008 dhe gjatė Panairit Botėror tė Shangait nė vitin 2010. Me pėrurimin e kėsaj vepre, do tė ngrihet nė mėnyrė tė dukshme cilėsia e bandės sė gjerė tė transmetimit tė sinjaleve, qė pėrshkon oqeanin Paqėsor, dhe do tė plotėsohen kėrkesat pėr transmetimin e drejtpėrdrejtė tė programeve televizive me qartėsi tė lartė dhe pėr shėrbimin e eksplorimit tė video-frekuencės me bandėn e gjerė tė internetit."

Hėpėrhė kabllot e telekomunikacionit nė fund tė detit midis Kinės dhe SHBA shkojnė tėrthor nėpėr Japoni, Tajvanin e Kinės dhe vende e rajone tė tjera. Por kjo shkakton vonesėn e transmetimit. Pėrveē kėsaj, pėr shkak tė pamjaftueshmėrisė sė kapacitetit dhe tė fatkeqėsive tė shumta natyrore, si tė tėrmetit dhe cunamit, nganjėherė interneti nuk funksionon mirė, madje ndėrpritet. Prandaj, mė 18 dhjetor tė vitit 2006, 6 kompani tė postė-telekomunikacionit tė Kinės, SHBA dhe tė Koresė sė Jugut nėnshkruan nė Pekin njė marrėveshje, sipas sė cilės tri vendet do tė investojnė bashkarisht 500 milionė dollarė amerikanė pėr ndėrtimin e veprės sė fibrave optike kino-amerikane nė fund tė oqeanin Paqėsor, me qytetin Qingdao tė Kinės si pikėnisje. Drejtori i pėrgjithshėm pėr rajonin Azi-Paqėsori Shoqėrisė amerikane TYCO, njė nga ndėrmarrjet e ndėrtimit tė kėsaj vepre, zoti Matuliē Rusell, thotė se shtrimi i kabllove tė reja do tė luajė njė rol shtytės pėr shkėmbimet midis Kinės dhe SHBA.

"Me ndėrtimin e veprės sė kabllove tė drejtpėrdrejta optike kino-amerikane nė fund tė oqeanit Paqėsor, qė ėshtė njė mrekulli moderne, do tė rritet kapaciteti i telekomunikacionit tė drejtpėrdrejtė midis SHBA-sė dhe Kinės dhe do tė ndėrtohet njė urė e re midis dy vendeve, e cila do tė zgjerojė mė tej marrėdhėniet strategjike dhe tregtare, do tė shtojė lidhjet e ngushta, qė tashmė ekzistojnė midis dy vendeve, dhe do tė hedhė njė bazė tė shėndoshė pėr ndihmė nė ndėrtimin e njė shoqėrie plot me harmoni." (Zheng)