v Protokolli mbi bashkëpunimin e uebsajtit në gjuhën shqipe të CRI Oline me botën e jashtmev Tërmeti në Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International Friday    Apr 18th   2025   
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencë e Teknikë

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2007-11-20 20:53:16    
Wen Jiabao mbajti një fjalim në Universitetin shtetëror të Singaporit

cri

dëgjoni

Ju flet Radio e Jashtme e Kinës. Të dashur dëgjues, në rubrikën e sotme "Aktualitet nga Kina", do të ndiqni shënimin me titull "Wen Jiabao mbajti një fjalim në Universitetin shtetëror të Singaporit".

Më 19 nëntor pasdite, në Universitetin Shtetëror të Singaporit, kryeministri kinez Wen Jiabao mbajti një fjalim me titull "Shteti do të forcohet dhe do të pasurohet vetëm me hapjen ndaj botës dhe me telerim". Në fjalimin e tij, ai theksoi se Kina do të zbatojë me vendosmëri hapjen ndaj botës dhe do të zgjidhë me përpjekje problemet gjatë hapjes. Fjalimi i tij gjeti një jehonë të fortë. Personalitetet e qarqeve të ndryshme si politike, tregtare, kulturore, fetare etj i parashtruan atij shumë pyetje.

Po më 19 nëntor, në Qendrën kulturore të Universitetit shtetëror të Singaporit kishte shumë pjesëmarrës. Në fjalimin e tij, duke folur për histori dhe realitet dhe nëpërmjet të dhënave dhe fakteve të shumta, kryeministri kinez Wen Jiabao shtjelloi se hapja e Kinës ndaj botës është afatgjatë, e gjithanëshme dhe me leverdi reciproke.

"Hapja ndaj botës është politika jonë shtetërore dhe nuk është e përkohshme. Kina hapet jo vetëm ndaj vendeve të zhvilluara, por edhe ndaj vendeve në zhvillim. Në kemi hapje në fushën ekonomike, por edhe në fushat shkencore, teknike, arsmimore, kulturore etj. Hapja e Kinës ndaj botës jo vetëm është në të mirë të zhvillimit të Kinës, por edhe në të mirë të zhvillimit të botës. Me hapjen ndaj botë, Kina mnd të pranojë fonde, teknologji, përvoja të administratimit nga vendet e tjera. Edhe vendet e tjera do të fitojnë interesa dhe treg.

Kryeministri Wen Jiabao u shpreh se pas Kongresit të 17-të kombëtar të PK të Kinës, Kina do të vazhdojë të zbatojë me vendosmëri hapjen ndaj botës. Ai i njohu pjesëmarrësit si Kina të zgjidhë me përpjekje problemet që kanë dalë gjatë hapjes ndaj botës. Kryeministri Wen Jiabao tha:

"Ne jemi të mendimit për tregtinë e lirë dhe kundërshtojmë proteksionimin tregtar. Ne do të vazhdojmë të përsosim sistemin e formimit të kursit të Zhenminbisë kineze dhe do të realizojmë gradualisht këmbimin e Zhenminbisë kineze nën objektet kapitale. Ne u kemi kushtuar dhe u kushtojmë rëndësi cilësisë së produkteve dhe sigurisë së ushqimeve dhe ne përgjigjemi për konsumatorët kinezë dhe të huaj. Ne dëshirojmë të thellojmë vazhdimisht bashkëpunimin me vendet e tjera për mbrojtjen e të drejtave të njohurisë.

Në të njëjtën kohë, kryeministri Wen Jiabao vuri në dukje :

"Sektori i fabrikimit i Kinës është zhvilluar shumë shpejt. Por, Kina nuk mund të quhet "fabrika e botës", sepse ne nuk kemi shumë produkte me teknologji të lartë. Kina do të bëjë përpjekje për zhdukjen e ndotjeve dhe për mbrojtjen e mjedisit. Unë shpreh bindjen se ne do të vazhdojmë të punojmë me përpjekje. Kina do të zhvillohet patjetër dhe do të pakësojë ndotjet, Kina do të jetë një Kinë me qiell të kaltër dhe me re të bardhë. (Du)

© China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China. 100040