dëgjoni
Më 29 tetor zv/ministri i Bujqësisë i Kinës, z. Gao Hongbin tha në Pekin se veprimi i posaçëm i kontrollit të cilësisë së produkteve bujqësore të Kinës ka arritur efektivitet të dukshëm. Niveli i cilësisë së produkteve bujqësore është ngritur më tej.
Qysh nga shtatori deri në dhjetorin e këtij viti, Kina ka ndërmarrë në mbarë vendin tonë veprimin e posaçëm të kontrollit të cilësisë së produkteve bujqësore për të garantuar sigurinë e cilësisë së produkteve bujqësore. Në një konferencë shtypi të organizuar po atë ditë nga Zyra e shtypit pranë Këshillit të Shtetit të Kinës, zv/ministri i Bujqësisë Gao Hongbin tha se gjatë dy muajve të fundit, krahinat e ndryshme të Kinës vunë në veprim mbi 300 mijë veta për të kontrolluar me ligj cilësinë e produkteve bujqësore, duke arritur efektivitet shumë të mirë.
"Sipas të dhënave të mbikëqyrjes dhe kontrollit të kohëve të fundit të Ministrisë së Bujqësisë për 100 tregje me shumicë të produkteve bujqësore, përqindja e kualifikimit të kontrollit të zarzavateve arriti në mbi 94%, përqindja e kualifikimit të kontrollit të produkteve blegtorale arriti në mbi 99% dhe përqindja e produkteve ujore mbi 95%."
Tani tregjet me shumicë të produkteve bujqësore të 676 qyteteve të mëdha dhe të mesme të Kinës janë pranuar plotësisht në sferën e mbikëqyrjes dhe të kontrollit. Përveç kësaj, Kina ka forcuar edhe mbikëqyrjen dhe kontrollin për ndërmarrjet që prodhojnë lëndët insektmbytëse shumëhelmuese, dhe ndalon plotësisht prodhimin e tyre.Veprimi i posaçëm i kontrollit ka nxitur ngritjen e nivelit të kontrollit të krahinave të ndryshme për produktet bujqësore. Shandong është provinca e madhe e eksportit të produkteve bujqësore në Kinë. Sasia e produkteve bujqësore dhe produkteve të ekonomisë ndihmëse të eksportuara çdo vit nga provinca Shangdong, zë një të tretat e sasisë së përgjithshme të eksportit të tyre të Kinës. Në vitin 2006, vëllimi i shitjes së produkteve bujqësore jashtë vendit arriti në 8 miliardë juanë. Qysh nga fillimi i veprimit të posaçëm të kontrollit, provinca Shangdong ka shpejtuar krijimin e sistemit të kontrollit të cilësisë së produkteve bujqësore dhe ka përmirësuar sistemin e autentifikimit të cilësisë së produkteve bujqësore. Përqindja e kualifikimit të cilësisë së produkteve bujqësore u ngrit në mënyrë të dukshme.
"Puna e provincës Shangdong për kontrollin e cilësisë së produkteve bujqësore ka pasur efektivitet të dukshëm. Tani përqindja e kualifikimit të produkteve bujqësore të gjithë provincës arriti në mbi 96%. Deri tani sektorët bujqësorë të niveleve të ndryshme kanë krijuar mbi 100 qendra kontrolli të cilësisë së produkteve bujqësore."
Zv/ministri i Bujqësisë Gao Hongbin vuri në dukje se në të ardhmen, do të krijohet sistemi i efektivitetit afatgjatë për të ngritur më tej nivelin e cilësisë së produkteve bujqësore.
Në punët e ardhshme, do të ngrihet krisisht koncepti i fshatarëve për cilësinë e produkteve bujqësore, në mënyrë që fshatarët të plotësojnë më shumë njohuri për përdorimin e plehrave kimike. Gao Hongbini vuri në dukje sekrijimi i këtij sistemi do të favorizojë shtimin e të ardhurave të fshatarëve dhe ngritjen e nivelit të cilësisë të produkteve bujqësore. (Sihai)
|