v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2007-11-16 18:17:25    
Zheng Ban-qiao, piktor i njohur kinez i shekullit tė 18-tė

cri

Zheng Ban-qiao, piktor i njohur kinez i shekullit tė 18-tė, lindi nė vitin 1693 nė njė familje mėsuesi tė kryeqendrės sė distriktit Singhua tė provincės Gjangsu. Qė nga koha kur i vdiq nėna para kohe, familja e tyre bėnte njė jetė shumė tė vėshtirė. Kasollja e familjes sė tyre gjendej nė bregun e kanalit mbrojtės tė kryeqendrės sė distriktit dhe banorėt kishin ndėrtuar njė urė tė thjeshtė mbi kanalin, duke e quajtur "Ura prej dėrrase". Piktori ynė e kishte emrin e vėrtetė "Zheng Sie", por mė vonė, pėr kujtimin e kėsaj ure, ai i vuri vetes pseudonimin "Zheng Ban-qiao", qė ka kuptimin "Zheng i Urės sė dėrrasės".

Para moshės 40-vjeēare, ai ishte njė intelektual i panjohur fare pėr publikun. Kurse nė moshėm 43-vjeēare, ai hyri nė rrugėn e karrierės zyrtare, duke punuar si kryetar distrikti njėri pas tjetrit nė disa krahina.

Gjatė 12 vjetėve kur punoi si zyrtar, Zheng Ban-qiao tregoi pastėrtinė morale dhe administroi pėr mrekulli zonat ku punoi. Thuhej se, nė distriktet e administruara prej tij, burgu mbetej shpeh herė i zbrazėt. Nė raste fatjeqėsish natyrore, ai i raportonte organit epror ashtu siē ishte e vėrteta dhe iu lutej qė t'u jepej ndihmė urgjente banorėve tė prekur nga fatkeqėsitė, njėkohėsisht i urdhėronte tė pasurit tė "jepnin lėmoshė" pėr ta dhe ai vetė kontribuonte rrogėn e tij mujore si ndihmė. Nė rastin e njė fatkeqėsie shumė tė rėndė natyrore, ai vendosi nė mėnyrė tė prerė qė tė hapej hambari zyrtar pėr zgjidhjen e problemit nė mėnyrė urgjente. Si rezultat, njė numėr i madh banorėsh tė prekur nga fatkeqėsia natyrore shpėtuan nga rreziku i vdekjes. Por veprimi i tij zemėroi eprorėt dhe ai u kritikua rėndė. Kėshtu, Zheng Ban-qiao, qė ishte njė njeri me temperament artistik, ndieu ofedim tė madh dhe dha dorėheqjen. Ai u vendos pėr banim nė qytetin Jangzhou.

Qė nga ajo kohė, ai filloi njė jetė me shitjen e pikaturave tė veta si mjet jetese dhe, po nė kėtė mėnyrė, kaloi jetėn e tij plot me varfėri, por me integritet moral. Gjatė gjithė jetės sė tij, ai pikturonte vetėm zambak, bambu dhe shkėmb, sepse ai ishte i mendimit se zambaku nuk fishket nė tė katėr stinat, bambuja ėshtė gjjithmonė e blertė dhe shkėmbi asnjėherė nuk kalbet. Prirja e tij pėrputhet me karakterin e tij tė mospėrkuljes. Veprat e tij ruhen edhe sot si vepra artistike me vlerė jashtėzakonisht tė madhe. Ai dhe 7 piktorė tė tjerė tė asaj kohe vepronin nė kundėrshtim me standardet morale tė asj kohe. Pėr kėtė arsye, ata u quajtėn "8 njerėzit e ēuditshėm tė Jangzhout". Me arritjet e veta artistike, Zheng Ban-qiao zuri vendin e parė nė radhėn e "8 njerėzve tė ēuditshėm".

Krahas krijimtarisė artistike tė pikturės, Zheng Ban-qiao arriti suksese tė shkėlqyeshme edhe nė bukurshkrim dhe u bė njė kaligrafist i famshėm me karakteristika tė veēanta. Edhe nė fushėn letrare, njė sasi e madhe veprash poetike tė tij ruhen edhe sot nė gjirin e popullit. Sidomos, vjershat e tij "Tė ikurit nė mes tė fatkeqėsisė natyrore", "Kthimi nė shtėpi" e tė tjera pasqyruan fatin e mjeruar e jetėn plot me vuajtje tė fshatarėve dhe mishėruan ndjenjat mėshiruese tė autorit, prandaj ka vlerė tė madhe historiografike. Sot pikturat e tij ruhen nė muze, kurse veprat e tij kaligrafike e poetike ruhen nė "Pėrmbledhjen e veprave tė Zheng Ban-qiaos". (zheng)