v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2007-11-13 18:37:30    
Jeta e gėzuar e njė mėsuesi tė verbuar

cri

Ju flet Radio e Jashtme e Kinės. Tė dashur dėgjues, nė rubrikėn e sotme "Shkenca, arsimi dhe shėndetėsia" do tė japim reportazhin me titull "Jeta e gėzuar e njė mėsuesi tė verbuar", ku do tė flasim pėr jetėn dhe veprimtarinė e zotit Guo Hong-gji, mėsues i kategorisė sė lartė i Teknikumit tė Arsimit tė Veēantė tė provincės Shansi, i cili jo vetėm qė, me pėrpjekjet e tij kėmbėngulėse, e ka pasuruar botėn e vet shpirtėrore, por edhe pėrpqet qė, po me kėtė frymė tė brumosė nxėnėsit e tij, qė gjithashtu janė tė verbuar.

Guo Hong-gji humbi dritėn e syve qysh nė fėmijėri, por ai asnjėherė nuk ka humbur dashurinė pėr dije. Pėr tė pėrvetėsuar dijen dhe pėr tė njohur botėn, ai ka shfrytėzuar nė maksimum organet e shqisave tė tė dėgjuarit dhe tė prekurit. Prirja e tij mė e madhe ėshtė ndjekja e programeve radiofonike. Duke kujtuar jetėn e tij nė fėmijėri, ai thotė se sa herė qė dėgjonte program pėr njė gjė tė panjohur, ai mundohej ta prekte me dorė, me qėllim qė tė merrte pėrshtypje tė drejtpėrdrejta.

Njė ditė, duke ndjekur njė program radiofonik, dėgjova togfjalėshin 'punonjėsit e hekurudhave'. Por unė nuk dija se si ėshtė hekurudha, prandaj njė ditė, kur po ecja me babanė tim pranė hekurudhės, u ula galiē pėr tė prekur me dorė shinat e hekurudhės. Por babai im mė ngriti menjėherė dhe mė pyeti se ēfarė po bėja. Unė thasha se nuk dija se mbi ēfarė ecin treni, prandaj preka me dorė shinat dhe e kuptova arsyen pse ky mjet transporti quhet 'hekurudha'. Kudo dhe kurdoherė unė mėsoj gjėrat nė kėtė mėnyrė.

Dija i solli atij fat tė mirė. Nė vitin 1984, ai u diplomua me suksese tė shkėlqyeshme nė Teknikumin e Arsimit tė Veēantė tė provincės Shansi dhe u mbajt pėr mėsimdhėnie nė kėtė shkollė. Qė nga ajo kohė, ai ėshtė bėrė gradualisht njė mėsues me mend dhe i aftė pėr mėsimdhėnie

Ai jo vetėm u mėson nxėnėsve shkronjat Braile pėr tė verbuarit dhe metodėn e masazhit, por edhe u mėson se si tė jetojnė dhe si tu vihen ballė pėr ballė vėshtirėsive nė jetė. Ai ka fituar prestigj me punėn e vet. Nė shumė raste, kur ai takohet dhe flet me ndonjė njeri tė panjohur, njerėzit qė rrinė pranė dhe shikojnė pėr kureshtje, ndryshojnė shpejt qėndrimin e tyre pasi dėgjojnė sugjerimet e tij. Nė ato raste, njerėzit e ndryshojnė qėndrimin e tyre nga keqardhja nė respekt

Pėr tė ngritur mė tej nivelin e vet tė punės, nė vitin 1993, ai studioi pėr specializim afatshkurtėr nė Universitetin e Mjekėsi-farmaceutikės Kineze tė Nankinit. Pėr tė ndihmuar nxėnėsit nė kapėrcimin e pengesave psikologjike, nė vitin 2004 ai studioi nė njė kurs tė konsultave psikologjike tė Pekinit. Vitet e fundit, ai pėrvetėsoi nė mėnyrė autodidakte edhe njohuri tė kompjuterit, madje ėshtė bėrė ekspert nė kėtė fushė, gjė qė ėshtė e rrallė nė mes tė njerėzve tė verbėr.

Kompjuteri ėshtė njė dritare e re pėr mua. Sa herė qė hap atė, ndiej sikur po hyj nė njė botė tjetėr krejt tė re. Me tė, unė mund tė lexoj libra dhe gazeta. Ah, janė realizuar gjėrat qė nuk i pėrfytyroja mė parė.

Guo Hong-gji ėshtė edhe njė njeri me talent artistik. Ai di mirė ti bjerė fizarmonikės dhe instrumentit popullor kinez Erhu. Interpretimi i tij nė solo pėr fizarmonikė u transmetua nga Televizioni i provincės Shansi. Ai fitoi dikur ēmimin e artistit tė shquar nė festivalin artistik tė provincės. Tė organizuar nga ai, nxėnėsit e tij pėrgatitėn programe tė shumta artistike, disa prej tė cilave u morėn nė rubrikat e Televizionit tė provincės. Ai organizoi edhe Korin e shkollės dhe sa herė qė nxėnėsit bėjnė provė, ai merr fizarmonkėn dhe shkon pėr tė shoqėruar. Programet artistike tė pėrgatitura nėn drejtimin e tij 8 herė fituan ēmim tė nivelit qytetor, 3 herė fituan ēmim tė nivelit provincial dhe njė herė fituan ēmim tė nivelit kombėtar.

Me vullnetin e tij tė fortė, Guo Hong-gji e ka shndėrruar veten e tij nė njė burrė tė fortė. Ai u thotė shpesh nxėnėsve tė tij, "Humbja e dritės sė zyve na hidhėtoi aq shumė saqė deshėm tė vdiqnim. Por ka shumė gjėra plot me domethėnie nė jetė qė vlejnė ti kėrkojmė. Ka edhe shumė gėzime nė jetė qė vlejnė ti synojmė." Fuqia tėrheqėse e karakterit tė tij ka prekur nxėnėsit. Pikėrisht pėr kėtė arsye, ai bashkon rreth vetes nxėnėsit me vetėbesim dhe me karakter tė hapur.

Nxėnėsi A: "Tė gjithė thonė se unė jam simpatik. Kush beson se edhe njė njeri i verbuar ndien gėzim kaq tė madh."Me punėn e mėsuesit Guo, ne jemi shndėrruar nga analfabetėt e verbuar nė njerėz tė kulturuar.

Shkrimtari i verbuar amerikan, Keller shkruante se "Edhe pse trupi im nuk ėshtė i lirė, zemra ime ėshtė i lirė. Mė lini tė shkoj te tufat e njerėzve, tė zhytem nė mes tė gėzimit dhe tė krijoj jetėn e gėzuar tė njeriut." Me kėto fjalė, mund tė pėrshkruhet edhe portreti i mėsuesit Guo Hong-ji, i cili nė mes tė errėsirės ka bėrė pėrpjekje tė dyfishta nė krahasim me njerėzit e shėndetshėm, ka krijuar jetėn e gėzuar tė njeriut dhe i jep gėzimin edhe nxėnėsve tė tij, nė mėnyrė qė edhe ata tė hyjnė nė rrugė plot me rreze dielli. (Zheng)