v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2007-11-09 17:59:11    
Kangsi, qė u nderua me emrin "Perandori i madh"

cri

Nė vitin 1661 vdiq nė mėnyrė tė parakohshme, nė moshėn 26-vjeēare, perandori Shunzhi i dinastisė Qing dhe fronin perandorak e trashėgoi djali i tij i tretė, Aisingiorop Shyan-je 8-vjeēar, i cili shfaqi talentin dhe guximin e vet qysh kur ishte 16 vjeē, duke shėnuar njė faqe mahnitėse nė histori. Meqenėse ai u ngjit nė fron nė moshėn e fėmijėrisė, ēėshtjet shtetėrore i administronin ministri regjent Aobai dhe disa tė tjerė. Mirėpo Aobai vepronte arbitrarisht dhe kishte formuar klikėn e vet, mė tej, pasuesit e tij ishin shpėrndarė brenda e jashtė oborrit perandorak. Kangsiut i erdhi koha tė ushtronte pushtetin personalisht dhe me ligj kur mbushi tė 14-tat, mirėpo Aobai nuk pranoi tė dorėzonte pushtetin. Pas 2 vjetėsh, me ndihmėn e disa djemve tė stėrvitur prej tij pėr mundje, Kangsi e arrestoi Aobain nė pallatin perandorak dhe thirri njė mbledhje urgjente, ku shpalli dėnimin me vdekje tė Aobait dhe pasuesve tė tij. Kėshtu, Kangsi e mori nė dorė pushtetin me njė tė goditur.

Nė vitet e para tė dinastisė Qing, disa gjeneralė tė kapitulluar tė dinastisė sė pėrmbysur Ming u emėruan "mbretėr vasalė" dhe u dėrguan pėr mbrojtjen e zonave kufitare. Por kėta "mbretėr vasalė", qė zotėronin trupa tė forta ushtarake, pėrbėnin njė rrezik tė fshehur pėr regjimin e porsalindur tė dinastisė Qing. Kėshtu, Kangsi vendosi t'i likuidonte ata. Nė radhė tė parė, ai ngacmoi qėllimisht "mbretin vasal" tė Kinės Jugperėndimore, Vu Sangui, i cili u rebelua ashtu siē ishte parashikuar, duke komanduar trupat e tij nė tėrėsi. Kangsi shfarosi rebelėt dhe, duke kaluar nga fitorja nė fitore, likuidoi edhe "mbretėrit vasalė" tė krahinave tė tjera.

Pastaj ai dėrgoi trupa pėr tė marrė Tajvanin, qė ndahet prej pjesės kontinentale tė Kinės nga njė ngushticė detare. Pas pėrmbysjes sė dinastisė Ming, forcat e mbetura tė saj, trupat e familjes Zheng, kishin vendosur nė Tajvan regjimin e tyre, duke vepruar nė kundėrvėnie me dinastinė Qing. Pas njė lufte tė ashpėr, trupat e familjes Zheng kapitulluan dhe regjimi i dinastisė Qind vendosi administratėn e vet, duke e vėnė Tajvanin nėn administrimin nga qendra dhe duke ruajtur tėrėsinė territoriale tė Kinės.

Krahinat verilindore tė Kinės pėsuan pėr dhjetėra vjet me radhė sulmet e trupave tė ekspeditės sė largėt tė Rusisė cariste dhe banorėt e atjeshėm hoqėn tė zitė e ullirit nga ato. Pas dėshtimit tė pėrpjekjeve serioze diplomatike lidhur me kėtė problem, Kangsi dėrgoi nė mėnyrė tė prerė trupa pėr zgjidhjen e problemit. Pas 4 vjet lufte, trupat kineze arritėn epėrsi absolute. Kėshtu, cari i Rusisė u detyrua tė dėrgonte pėrfaqėsues pėr bisedime dhe pėr nėnshkrimin e njė traktati paqeje.

Kangsi komandoi tri herė personalisht trupat qeveritare pėr tė shtypur rebelimet separatiste nė zonat kufitare veriore. Si rezultat, nė Kinė, qė ishte njė vend me territor tė gjerė dhe me kombėsi tė shumta, u vendosėn stabiliteti e uniteti.

Gjatė 61 vjetėve qė ishte nė fuqi, Kangsi u kap fort edhe pas rritjes sė potencialit ekonomik. Si rezultat, numri i popullsisė kineze u shtua nga 10 milionė nė 20 milionė, edhe sasia e tokės sė punueshme u dyfishua dhe nė hambarin e shtetit kishte bollėk.

Kangsi, si sundimtar nga njė pakicė kombėtare, e ngriti Kinėn nė njė shkallė zhvillimi tė paparė, prandaj ai u nderua nga populli me emrin "Perandori i madh". (Zheng)