v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2007-11-02 19:37:10    
Gjin Shengtani, kritik letrar kinez i shekullit tė 17-tė

cri
Nė shoqėrinė e mėparshme feudale tė autokracisė absolute, mjaft dijetarė kinezė mundoheshin ta mbytnin talentin dhe karakterin e tyre individual, vetėm me qėllim qė mendimet dhe veprimet e tyre t'u pėrshtateshin kėrkesave tė klasės sunduese. Ndėrsa Gjin Shengtani, kritik letrar i kohės sė dinastisė Qing, vepronte ndryshe nga tė tjerėt. Ai u pėrpoq tė synonte pėr gėzimin dhe lirinė e jetės sė njeriut, duke i konsideruar postet zyrtare si lojėra fėmijėsh dhe duke pėrbuzur hapur zakonet vulgare tė shoqėrisė feudale. Mirėpo karakteri dhe qėndrimi i tij liridashės dhe cinik i sollėn atij telashe tė shumta, duke i paguar me jetėn e vet.

Gjin Shengtani, qė jetoi nė shekullin e 17-tė, lexoi mjaft libra klasikė, por ai e pėrbuzte listėn e librave tė leximit tė detyrueshėm nė arsimin tradicional dhe admironte librat "Buzė ujėrave" dhe "Dashuria nė dhomėn e krahut perėndimor", qė konsideroheshin asokohe si dy libra vulgarė.

Libri "Buzė ujėrave" ėshtė njė roman klasik, ku flitet pėr jetėn dhe veprimtarinė e heronjve kaēakė tė kohės sė dinastisė Song (960-1279), qė, pėr t'iu shmangur persekutimit nga klasa sunduese, u detyruan tė dilnin nė zonėn Liangshan plot me liqene dhe kėneta dhe tė bėnin njė luftė rezistence. Ndėrsa libri "Dashuria nė dhomėn e krahut perėndimor" ėshtė skenar i operės Juanqu tė kohės sė dinastisė Juan (1206-1368), nė tė flitet pėr dashurinė e njė bukurosheje me njė shkollar tė talentuar. Gjin Shengtani qysh nė moshėn 11-vjeēare u prek shumė nga kėta dy libra dhe u dha pas tyre. Madje kur ishte nė moshė tė mesme dhe filloi tė merrej me kritikė letrare, ai i lartoi kėta dy libra nė pozitė supreme, duke i radhitur bashkė me librat klasikė "Zhuangzi", "Li Sao", "Shėnime historike" dhe "Veprat poetike tė Du Fusė", dhe i quajti "6 librat e domosdoshėm tė leximit pėr njerėzit e talentuar nė botė".

Nė atė kohė, pėrshkrimi i dashurisė midis dy gjinive binte nė

kundėrshtim me normat morale tė shoqėrisė feudale, prandaj sekti ortodoks i qarqeve kulturore e pėrcaktoi librin "Dashuria nė dhomėn e krahut perėndimor" si njė "libėr pornografik" dhe "libėr tė ndaluar". Kurse Gjin Shengtani parashtroi hapur mendim tė kundėrt me moralin e shoqėrisė feudale qė predikonte "Ruajtjen e parimeve natyrore dhe zhdukjen e dėshirave njerėzore". Karakteri individual i Gjin Shengtanit, njė karakter i mospėrfilljes sė moralit tė kohės, ishte diēka e huaj pėr shoqėrinė e autokracisė feudale, prandaj nė moshėn 54-vjeēare ai u dėnua me vdekje nga sundimtarėt, i akuzuar pėr "mosrespektim" dhe "tradhti".

Nė prag tė ditės sė ekzekutimit, ai shkroi njė letėr dhe iu

lut njė rojtari tė burgut qė t'ia transmetonte familjes sė tij, mirėpo kryetari i distriktit e rrėmbeu letrėn rrugės dhe e lexoi: "Prerja e kokės mund tė kallė dhembje tė tmerrshme! Ja, unė e gjeta atė padashur! Por, a mos vallė edhe kjo gjė nuk ėshtė njė gėzim?" Pasi e lexoi, kryetari i distriktit u shtang dhe pyeti veten pse mendon kėshtu njė njeri qė do tė dėnohet me vdekje? Por, pasi lexoi fjalėt nė anėn tjetėr tė letrės, ai ndjeu zemėrim, sepse Gjin Shengtani kishte shkruar kėto fjalė: "Po tė hani kikirikė tė pėrzier me djathė soje, do t'ju duket si shije proshute. Tani nuk kam asnjė keqardhje, sepse po i lė botės edhe kėtė metodė ngrėnieje". (Zheng)