Kohėt e fundit u mbajt nė Pekin Simpoziumi i Liderėve tė Sindikatave tė Vendeve tė Evropės Lindore. Nė kėtė simpozium u mblodhėn 10 delegacionet e sindikatave tė 7 vendeve tė Evropės Lindore, ndėr tė cilėt ishin tė ftuar edhe kryetari i Konfederatės sė Sindikatave tė Shqipėrisė (KSSH), zoti Kol Nikollaj, presidenti i Bashkimit tė Sindikatave tė Pavarura tė Shqipėrisė (BSPSH), zoti Gėzim Kalaja, dhe zv/presidenti i kėtij Bashkimi, zoti Sami Karriqi.
Gjatė qėndrimit tė tyre nė Pekin, ata mė dhanė njė intervistė, duke shprehur mendimet dhe pėrshtypjet e tyre pėr kėtė simpozium dhe pėr Kinėn.
Nė radhė tė parė foli presidenti i Bashkimit tė Sindikatave tė Pavarura tė Shqipėrisė, zoti Gėzim Kalaja, pėr pjesėmarrjen e tyre nė simpoziumin e organizuar nga Konfederata Pankineze e Bashkimeve Profesionale. Z. Gėzim Kalaja tha:
"Ndodhemi nė Kinėn gjigante. Populli shqiptar ėshtė lidhur me njė miqėsi tė vjetėr me popullin kinez. Jemi ftuar nga Konfederata Pankineze e Punonjėsve e Kinės pėr tė zhvilluar njė seminar dhe pėr t'u njohur me njėri-tjetrin, pėr tė forcuar solidaritetin midis punonjėsve shqiptarė dhe punonjėsve kinezė dhe pėr t'u njohur me problemet e ardhshme tė globalizimit. Ne e konsiderojmė Kinėn si njė shtet, njė vend, i cili mund tė japė kontributin e vet tė madh kryesor nė vendosjen e paqes nė botė. Por do tė gjykoja se Kina ka bėrė njė hap shumė tė madh pozitiv, njė avancim gjigant pėrpara nė ēėshtjen e industrializimit tė vendit, prandaj llogaritet se ajo ėshtė e treta sot nė botė. Tregu kinez, eksporti kinez zė njė vend shumė tė rėndėsishėm nė gjithė globin tokėsor."
Ai vazhdoi duke folur rreth marrėdhėnieve miqėsore midis sindikatave tė Shqipėrisė dhe tė Kinės.
"Ardhja jonė sot nė Kinė ėshtė njė hap pozitiv pėrpara pėr vazhdimin e marrėdhėnieve miqėsore midis sindikatave shqiptare dhe sindikatave kineze dhe pėr forcimin e bashkėpunimit midis dy vendeve tona, dhe njėkohėsisht ėshtė njė nyjė lidhėse kryesore midis punonjėsve shqiptarė dhe punonjėsve kinezė. "
Ai foli edhe pėr gjendjen dhe detyrat e sindikatave tė Shqipėrisė.
"Mendoj se Shqipėria do tė futet nė Bashkimin Evropian dhe pranimi i saj nė tė gjitha institucionet ndėrkombėtare do tė jetė njė hap i madh shumė cilėsor i Shqipėrisė, nė mėnyrė qė futja nė familjen evropiane tė sigurojė mirėqenien e gjithė popullit shqiptar. Por, pėr t'u futur nė Bashkimin Evropian, qė ėshtė njė detyrė shumė e vėshtirė pėr t'u realizuar, e para ēėshtje ėsht ė lufta kundėr korrupsionit, pėr tė cilėn qeveria ka ndėrmarrė njė nismė. Pėr ta luftuar kėtė kundėr informalitetit qė po luftojnė sindikatat, do tė thotė puna e zezė. Mendoj se ky mendim i marrėveshjeve midis qeverisė dhe sindikatave do tė ishte njė tregues shumė pozitiv pėr respektimin e partneritetit nga qeveria shqiptare me lidhje me sindikatat dhe funksionimin e dialogut social nė Shqipėri."
"Kėtu jemi tė dy sindikatat shqiptare mė tė mėdha tė vendit, tė cilat pėrfaqėsojnė interesat e pėrbashkėta tė punonjėsve tė Shqipėrisė. Mendoj se nė planin ndėrkombėtar kemi strategjinė e pėrbashkėt, dhe ajo qė na lidh ėshtė ēėshtja e interesave tė pėrbashkėta tė punonjėsve shqiptarė."
Ai foli nė veēanti pėr gjendjen e punonjėsve shqiptarė:
"Unė mendoj dhe besoj se nė tė ardhmen, me frontet e tė reja tė punės qė po hapen nė Shqipėri, do tė jetė njė pėrmirėsim i mėtejshėm i punonjėsve nga ana ekonomike. Njėkohėsisht kjo varet edhe nga lufta qė bėjnė sindikatat dhe sindikalistėt pėr mbrojtjen e tė drejtave tė punėtorėve dhe pėr riaftėsimin e tyre pėr t'u ripunėsuar nė aktivitete tė tjera. Besoj se ditė tė mira do tė ketė pėr tė gjithė punonjėsit dhe qytetarėt e Shqipėrisė."
Pastaj foli edhe zoti Kol Nikollaj, kryetari i Konfederatės sė Sindikatave tė Shqipėrisė, i cili u shpreh pėr vendosjen e marrėdhėnieve tė reja midis sindikatave tė Shqipėrisė dhe Kinės.
"Ashtu siē tha kolegu im Gėzim Kalaja, ky seminar ka njė rėndėsi mjaft tė veēantė, nė tė kanė marrė pjesė shumė liderė tė sindikatave tė vendeve tė Evropės Lindore, duke pėrfshirė edhe dy sindikatat e mėdha tė Shqipėrisė. Tema e seminarit ėshtė pėr paqe, zhvillim, bashkėpunim, tė drejtat legjitime tė punėtorėve. Ėshtė njė temė mjaft e gjerė dhe mjaft komplekse, ėshtė gjithashtu njė temė aktuale pėr ditėt tona dhe pėr punonjėsit e Kinės, pėr punonjėsit e Shqipėrisė dhe pėr punonjėsit e gjithė botės.
Realisht Kina ka marrė njė zhvillim tė madh dhe janė zhvilluar edhe marrėdhėniet midis Shqipėrisė e Kinės. Ne po pėrpiqemi pėr vendosjen e marrėdhėnieve tė reja midis sindikatave tė Shqipėrisė dhe tė Kinės, si dhe pėr tė zhvilluar mė tej ato pjesė pozitive qė ka pasur tradita jonė."
Ndėr tė tjera ai tregoi edhe gjendjen e punonjėsve kinezė qė punojnė e banojnė nė Shqipėri.
"Janė shumė punonjės kinezė qė punojnė nė Shqipėri. Kemi tė dhėna qė janė rreth 2500 punonjės nga Republika Popullore e Kinės, qė punojnė nė Shqipėri nė sektorin e ndėrtimit, tė ēimentos, nė sektorin e ujėsjellėsave etj. Pėrveē tyre janė edhe shumė tregtarė kinezė. Nė Tiranė ka njė lagje qė ka emrin 'Lagjja kineze'. Nė kėtė kuadėr ne pėrpiqemi qė tė ndėrtojmė marrėdhėnie tė mira midis sindikatave tė tė dy vendeve, pėrpiqemi qė tė mbrohen tė drejtat legjitime tė punonjėsve tė tė dyja vendeve."
Nė fund foli edhe zv/presidenti i Bashkimit tė Sindikatave tė Pavarura tė Shqipėrisė, zoti Sami Karriqi. Ai ndėr tė tjera theksoi:
"Pėr sa u pėrket marrėdhėnieve dypalėshe, midis Bashkimit tė Sindikatave tė Pavarura Shqiptare dhe Konfederatės Pankineze tė Sindikatave, ky nuk duhet tė jetė vetėm hapi i parė pėr afrimin e tė dyja palėve, por tė konkretizohen aktivitetet e ndryshme me eksperiencėn, dhe sidomos nė marrėdhėniet me punonjėsit nėpėrmjet kontratave kolektive, tė lidhura nėpėrmjet marrėdhėnieve punėdhėnės-punėmarrės, dhe partneritetit trepalėsh: shtet, punėdhėnės dhe punėmarrės, i cili ėshtė mjaft i konsiderueshėm pėr ne, pėr tė treguar edhe ata mbi perspektivėn e sindikatave kineze dhe mbi eksperiencėn e sindikatave shqiptare, pėr tė gėrshetuar dhe pėr tė marrė gjithė pjesėt pozitive, qė tė bėhet mė e mira."
( Drita-Daming )
|