v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2007-10-26 18:48:55    
Pu Song-ling, novelist kinez i shekullit tė 17-tė

cri

Nė vitet e fundit tė shekullit tė 17-tė dhe nė vitet e para tė shekullit tė 18-tė, pėrmbledhja e veprave tė novelistit kinez Pu Song-ling "Rrėfenjat e Liaozhait" fitoi famė jashtėzakonisht tė madhe. Shumė prej kėtyre veprave janė tregime mitologjike, ku autori pėrshkroi me njė metodė tė veēantė shpirtrat e dhelprave. Ato u pėlqyen veēanėrisht lexuesve tė asaj kohe dhe u pėlqejnė edhe lexuesve tė sotėm.

Pu Song-ling, qė u quajt nga brezat e mėvonshėm "Zoti Liaozhai", lindi nė vitin 1640 nė familjen e njė tregtari tė distriktit Ziēuan(qytetit Zibo tė sotėm) tė provincės Shandong. Nė gjithė jetėn e tij, ai punoi si mėsues dhe krijoi vepra tė shumta letrare, ndėr tė cilat pėrmbledhja e veprave "Rrėfenjat e Laiozhait" ėshtė vepra e tij pėrfaqėsuese.

Nė "Rrėfenjat e Laiozhait" janė pėrfshirė 431 novela dhe tregime. Nė kėtė libėr, autori pėrdori metodėn e veēantė tė pėrshkrimit tė shpirtrave tė dhelprave, duke fshikulluar prangat e etikės feudale dhe duke shprehur pėrkrahjen e tij pėr lirinė individuale. Ndėr to, rrėfenjat pėr dashurinė e njerėzve me shpirtrat e dhelprave u kanė pėlqyer mė shumė lexuesve. Kėto vepra pasqyruan aspiratat e tė rinjve dhe tė rejave pėr tė thyer prangat e etikės feudale dhe pėr tė synuar lirinė e dashurisė.

Nė folklorin kinez, dhelpra konsiderohej gjithmonė si njė lloj kafshe dinake dhe djallėzore, por njėkohėsisht me bukuri joshėse. Pėr arsye tė etikės feudale kineze, gratė qė shkelnin kanunin e vjetėr quheshin "dhelpra djallėzore". Edhe nė "Rrėfenjat e Laiozhait" Pu Song-ling krijoi figura tė shumta dhelprash, por shumica e tyre paraqiteshin si vajza tė reja tė bukura, simpatike dhe mirėdashėse. Veēanėrisht, vajza Siao Cui, personazhja kryesore e rrėfenjės "Siao Cui", qė ishte njė bukuroshe me prejardhjen e shpirtit tė njė dhelpre dhe qė u bė gruaja e njė fshatari, u bė njė figurė shumė e ndritur.

Ai krijoi edhe figura tė dhelprave tė shėmtuara dhe me natyrė mirėdashėse. Nė rrėfenjėn "Dhelpra e Shėmtuar", ai pėrshkroi njė vajzė me prejardhjen e njė dhelpre tė shėmtuar qė ndihmoi njė intelektual tė varfėr qė i mungonin edhe kushtet elementare tė jetesės, si ushqimi, veshmbathja dhe shtėpia e banimit. Por, pasi siguroi kėto kushte jetese me ndihmėn e Dhelprės sė Shėmtuar, intelektuali ftoi fshehurazi njė magjistar dhe iu lut qė ta dėbonte atė nga shtėpia. Dhelpra e Shėmtuar, e zemėruar nga veprimi i intelektualit tė pabesė, ia mori pėrsėri gjithēka qė i kishte dhėnė dhe e dėnoi rėndė. Nėpėrmjet kėsaj rrėfenje, autori shprehu qėndrim dėnimi kundėr veprimeve tė kėqija tė disa njerėzve.

Nė librin e tij "Rrėfenjat e Laiozhait", duke shfrytėzuar emrin "dhelpėr", Pu Song-linng vlerėsoi disa virtyte tė larta tė grave. Ky libėr mbetet si kryevepėr e pavdekshme nė historinė e letėrsisė kineze. Ai sė bashku me romanin e famshėm klasik kinez tė asaj kohe "Ėndrra nė Vilėn e Kuqe" arritėn kulmin e romaneve dhe novelave kineze. Gjatė mbi 200 vjetėve tė fundit, libri "Rrėfenjat e Laiozhait" ėshtė pėrkthyer nė mė shumė se 20 gjuhė dhe ėshtė pėrhapur nė mjaft vende tė botės. Shumė novela dhe tregime nga ky libėr janė ekranizuar nė filma kinematografike dhe nė drama serike televizive dhe u pėlqejnė shumė spektatorėve. (Zheng)