v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2007-10-23 17:56:29    
Flamuri i 5 rrathėve, pishtari dhe betimi i sportistit

cri

dėgjoni

Ju flet Radio e Jashtme e Kinės. Tė dashur dėgjues, jam Shy Guan! Ju pėrshėndes pėrsėri nga Pekini! Ju ftoj tė dėgjoni "Tregime Olimpike", ku do t'ju flas pėr flamurin i 5 rrathve, pishtarin dhe betimin e sportistit.

Nė Lojėrat Olimpike tė Antverpit, panė dritėn pėr herė tė parė shumė veprime tė lojėrave olimpike moderne. Kėto veprime u trashėguan dhe zhvilluan nė pėrgjithėsi nė lojėrat e mėvonshme olimpike. Atėherė, le t'i njohim ato.

Sė pari, nė ceremoninė e hapjes sė kėtij edicioni u ngrit flamuri i 5 rrathėve. Simboli i 5 rrathėve ishte krijuar mė parė sipas sugjerimit tė Kubertanit. Nė vitin 1914, nė mbledhjen plenare pėrkujtimore tė Komitetit Olimpik Ndėrkombėtar pėr 20 vjetorin e ringjalljes sė lojėrave olimpike, Kubertani shpjegoi kuptimin e 5 rrathėve me ngjyrė: blu, tė verdhė, jeshile, tė kuqe dhe tė zezė, tė cilat simbolizonin 5 kontinentet e botės qė pranuan sportet olimpike dhe u pėrgatitėn pėr tė marrė pjesė nė to. Ngjyra e 6-tė ėshtė e bardha, ngjyra e sfondit, e cila simbolizon qė tė gjitha vendet mund tė marrin pjesė nė ndeshje e gara nėn flamurin olimpik.

Duke filluar nga Lojėrat e 7-ta Olimpike tė Antverpit nė vitin 1920, 5 rrathėt me ngjyrė blu, tė verdhė, tė zezė, jeshile e tė kuqe u bėnė simbolet e 5 kontinenteve: Evropės, Azisė, Afrikės, Australi-Oqeanisė dhe Amerikės. Me kalimin e kohės dhe ndryshimin e sporteve olimpike, edhe kuptimi i 5 rrathėve olimpikė ndryshoi. Sipas shpjegimit tė kartės mė tė re olimpike, flamuri olimpik dhe 5 rrathėt simbolizojnė jo vetėm bashkimin e 5 kontinenteve, por edhe qė tė gjithė sportistėt duhet tė marrin pjesė nė fushat sportive nė frymėn e drejtėsisė dhe tė ndershmėrisė.

Nė ceremoninė e mbylljes sė Lojėrave Olimpike tė Antverpit nė vitin 1920, komiteti olimpik i Belgjikės e uli flamurin e 5 rrathėve dhe ia dhuroi Komitetit Olimpik Ndėrkombėtar pėr ta mbajtur pėrgjithmonė.

Risja tjetėr nė kėtė edicion ishte kjo: nė ceremoninė e hapjes sė tij, u ndez njė zjarr i bukur pėr tė pėrkujtuar ushtarėt e vendeve tė Antantės sė vrarė gjatė Luftės sė Parė Botėrore. Ky veprim mund tė konsiderohet si prejardhja e ndezjes sė pishtarit nė lojėrat olimpike. Nė vitin 1928, Komiteti Olimpik vendosi qė nė ceremoninė e hapjes tė organizohet ceremonia e ndezjes sė pishtarit dhe tė mos lejohet shuarja e tij. Edhe shkėndija e zjarrit duhet tė merret nga Olimpiada dhe tė transferohet nga njė vend nė vendin tjetėr.

Nė Lojėrat Olimpike tė Antverpit, kishte njė ceremoni tjetėr shumė tė rėndėsishme, e cila ėshtė betimi i sportistėve nė ceremoninė e hapjes. Nė kėtė edicion, njė skermist belgjian bėri betimin nė emėr tė tė gjithė sportistėve. Ai lexoi fjalėt e betimit: "Unė pėrfaqėsoj tė gjithė sportistėt nė betim, pėr nderin e sportit, pėr nderin e ekipit tonė, ne do tė marrim pjesė me frymėn e vėrtetė sportive nė kėtė edicion tė lojėrave olimpike, do tė respektojmė dhe zbatojmė rregullat." Betimi i sportistėve ishte i nevojshėm sepse nė lojėrat olimpike tė atėkohshme ishin shfaqur veprime mashtruese tė sportistėve. Prandaj, Kubertani shpresonte qė veprimi i betimit mund tė pastronte zemrėn e sportistit.

Ngritja e flamurit i 5 rrathėve, ndezja e pishtarit, betimi i sportistėve, kėto 3 veprime tė reja tė Lojėrave Olimpike tė Antverpit pėrdoren deri mė sot, dhe kanė hedhur bazė pėr lojėrat olimpike tė mėvonshme. (Shy Guan)