Dėgjoni
Nė Kinė punonjėsit, qė jetojnė kryesisht me rrogė, marrin ēdo muaj njė fletė ku shėnohen tė ardhurat e tyre mujore. Gjatė dhjetėra vjetėve kjo fletė shėrben si njė barometėr shoqėror, shifrat e tė cilit tregojnė ndryshimin e jetės sė popullit.
Gjyshi Du ėshtė 98 vjeē dhe banon nė njė ndėrtesė tė thjeshtė tė qytetit Qingdao tė provincės Shandong tė Kinės Lindore. Familja e tij, qė ka tre breza - ai vetė, i biri, nusja dhe e mbesa, - kalon njė jetė tė qetė. Para pensionimit tė tij, gjyshi Du qe njė punėtor nė Fabrikėn e Lėndėve Djegėse tė qytetit dhe tani jeton me pensionin e tij mujor. Duke folur pėr ndryshimin e pensionit tė tij, gjyshi Du tha:
"Para shpalljes sė Kinės sė Re, domethėnė para vitit 1949, pas ngrėnies sė mėngjesit, nuk kishim ē'tė hanim pėr drekė. Kurse pas ēlirimit, jeta jonė ėshtė e siguruar. Nė vitin 1975 dola nė pension. Pensioni im i atėhershėm nuk ishte i lartė, afro 80 juanė."
Nė vitet '60-'70 tė shekullit tė 20-tė shoqėrisė kineze i mungonin shumė ushqimet e sendet e pėrdorimit tė pėrditshėm, qeveria zbatonte sistemin e furnizimit tė planifikuar e tė kufizuar tė banorėve me kėto sende e ushqime, si pėlhura, mish, vezė dhe ushqime tė tjera. Nė atė kohė rroga mesatare mujore e punėtorėve tė mbarė vendit ishte vetėm rreth 38 juanė, me kėtė rrogė mund tė plotėsoheshin vetėm nevojat themelore tė jetesės. Pėrveē kėsaj rroge, banorėt e thjeshtė nuk kishin asnjė burim tjetėr tė ardhurash, pra niveli i tyre i jetesės ishte nė pėrgjithėsi shumė i ulėt.
Nė vitin 1978, dy vjet pas pensionimit tė gjyshit Du, Kina filloi tė zbatojė politikėn e reformės e tė hapjes dhe kėshtu e gjithė shoqėria kineze ka pėsuar ndryshime kolosale, e krahas kėsaj, edhe niveli i rrogės sė njerėzve ėshtė ngritur gradualisht. Kėtė rezultat tė reformės e ka gėzuar edhe gjyshi Du nė pension. Ai tha:
"Pas pensionimit, mė ėshtė shtuar shumė herė pensioni, herė pas here, vitin e kaluar pensioni im i kaloi tė 1700 juanėt. Nė vitin 1999 hyra nė shtėpinė e tė moshuarve, ku jetoj shumė mirė. Shpenzimet mujore tė ushqimit janė vetėm 380 juanė, edhe punonjėsit e shėrbimit sillen shumė mirė, janė shumė tė kujdesshėm pėr tė moshuarit."
Q ysh nga shpallja e Republikės Popullore tė Kinės dhe deri tani shteti ka bėrė 4 reforma tė rėndėsishme pėr rrogat e punonjėsve, domethėnė nga furnizimi nė formėn materiale deri nė pagesėn nė formėn monetare, pastaj nė zbatimin e sistemit tė rrogės kategoriale sipas funksioneve, mė vonė nė ndarjen mė tė imtė tė rrogės, si rroga bazė, rroga e funksioneve, rroga e stazhit tė punės, rroga e dekorimeve etj., ndėr kėto reforma pėrfshihet edhe shtimi i pensioneve. Tani nė fletėn e rrogės sė gjyshit Du shėnohet pensioni 1750 juanė, shifėr kjo mbi 20 herė mė e madhe se rroga e tij nė vitin kur u pensionua.
Gjyshi Du ėshtė i kėnaqur pėr jetėn e tanishme pa halle, nuk shqetėsohet as pėr ushqim dhe as pėr veshmbathje, por mėrzitet nganjėherė, sepse e merr malli pėr mbesėn e tij Xiaoxin, qė punon nė qytetin Shangai.
Shangai ėshtė njė qytet i madh industrial. Pas diplomimit nė universitet nė vitin 2003, Xiaoxin filloi punėn nė njė ndėrmarrje shtetėrore tė Shangait, ku merret me tregtinė ndėrkombėtare. Nė fillim ajo e kishte rrogėn 3 mijė juanė dhe banonte nė njė banesė me qira. Kurse kėtė vit, nė kėtė qytetin e madh tė Shangait me truallin e shtrenjtė si prej ari, Xiaoxin-i filloi tė ketė banesėn e vet prej mbi 60 metrash katrorė. Dėshira pėr blerjen e banesės nė Shangai Xiaoxinit i lindi vitin e kaluar, sepse pa nė fletėn e rrogės shifrėn e fondit akumulator kolektiv pėr banesė, shifėr kjo qė ia shtoi vendosmėrinė pėr blerjen e banesės. Ajo tha:
"Kėta dy vjetėt e fundit, fondi akumulator kolektiv pėr banesė ėshtė ngritur nė njė farė shkalle tė madhe, kjo do tė thotė njė mirėqenie mjaft e kėnaqshme pėr ne. Nė fletėn time tė rrogės shifra e kėtij fondi ėshtė mbi njė mijė juanė nė muaj, kjo do tė na e lehtėsojė shumė blerjen e banesės."
Fondi akumulator kolektiv pėr banesė ėshtė njė sistem i garantimit tė banesės nė Kinė. Ēdo muaj njėsia e punės heq nga rroga e punonjėsit njė sasi parash nė raportin e caktuar si fond i posaēėm pėr banesė, dhe njėkohėsisht njėsia e punės i jep punonjėsit sasinė e njėjtė tė parave si subvencion pėr banesėn, kėshtu dy pjesė parash depozitohen nė njė numėr tė caktuar bankar, ky fond mund tė pėrdoret vetėm kur punonjėsi ka nevojė pėr blerjen e banesės, pėr riparimin e saj ose pėr marrjen e banesės me qira. Ashtu si rroga, edhe fondi akumulator kolektiv pėr banesė shtohet ēdo vit me shtimin e stazhit tė punės sė punonjėsit. Nė fund tė vitit 2006, Xiaoxin-i, me kredinė e dhėnė nga banka dhe njėkohėsisht edhe me pėrkrahjen e familjes, bleu kėtė banesė prej mbi 60 metrash katrorė nė njė zonė tė lulėzuar tė qytetit. Ajo i kthen ēdo muaj bankės kredinė me fondin e vet akumulator kolektiv pėr banesė.
T ashmė Xiaoxin-i ka banesėn e vet nė Shangai dhe ndihet jo aq shumė e vetmuar. Mirėpo ajo filloi tė mos kėnaqet me shifrat e fletės sė rrogės sė saj, madje shpresoi ta shndėrrojė rrogėn e saj mujore nė mė shumė tė ardhura.
"Nė mjedisin e madh tė tanishėm, ekonomia zhvillohet relativisht shpejt, janė shtuar edhe rrugėt e investimeve, si investimet nė fonde, aksione, troje etj. Nė fund tė vitit tė kaluar unė vendosa tė investoja paratė e mia nė fonde, deri kėtė vit tė ardhurat e mia nga kėto investime janė tė mira, siē duken."
Kėto veprime tė Xiaoxinit, si blerja e banesės me kredi dhe investimet nė fonde, nė fillim nuk pranoheshin plotėsisht nga prindėrit e saj, por koncepti i ri i konsumit i brezit tė ri filloi tė ndikojė mbi ta. Babai i Xiaoxinit, domethėnė i biri i gjyshit Du, ėshtė njė kuadėr nė njė ndėrmarrje me investime tė pėrbashkėta kineze e tė huaja, ai ėshtė relativisht i kėnaqur me tė ardhurat e rrogės sė vet nė kėtė moshė tė mesme dhe me punėn e suksesshme. Ai tha:
"Pas vitit 1990 u ftova tė punoj nė kėtė ndėrmarrje me rrogėn mbi 400 juanė. Me reformėn nga shteti dhe ngritjen e efektivitetit tė ndėrmarrjes, rroga ime e tanishme ėshtė dhjetėfishuar kundrejt vitit 1991."
Sipas tė dhėnave statistikore, nė vitin 2006 vėllimi i pėrgjithshėm i rrogave tė punonjėsve kinezė qė janė nė punė ishte 2 trilionė e 300 miliardė juanė, duke u shtuar 13.5% nė krahasim me vitin 2005. Shtimi i tė ardhurave ka nxitur edhe ndryshimin e strukturės sė konsumit. Njerėzit nuk i pėrdorin mė rrogat si nė tė kaluarėn vetėm pėr zgjidhjen e problemit tė ushqimit dhe tė veshmbathjes, por i konsumojnė edhe pėr rrobat e modės, pajisjet elektro-shtėpiake, arsim, turizėm, argėtim etj., etj.
Nė Shangai Xiaoxin-i shpreson tė shkojė jashtė pėr studime me paratė e grumbulluara; nė Qingdao babai i Xiaoxinit ka nė plan ta ndėrrojė televizorin 29 inē nė televizor plasmė; kurse gjyshi Du shpreson tė rrojė edhe 8 a 10 vjet tė tjera ditė tė bukura. Kėta anėtarė tė familjes sė thjeshtė kineze me rrogat e tyre po realizojnė hap pas hapi ėndrrėn e tyre tė jetės.
(Drita-Daming )
|