|
dėgjoni
Para 20 vjetėve, kur kinezėt shqetėsoheshin edhe pėr bukė dhe veshmbathje, shumica dėrrmuese prej tyre bėnin njė jetė monotone dhe nė kohėn e lirė vetėm qėndronin nė shtėpi, duke lexuar libra, dėgjuar radio ose luajtur shah me miqtė. Me thellimin e reformės dhe hapjes, ekonomia kineze ka pasur njė zhvillim tė shpejtė e edhe jeta e kinezėve nė kohėn e lirė ėshtė bėrė gjithnjė e mė e pasur dhe gjithashtu ka zėnė njė vend mė tė rėndėsishėm nė jetėn personale. Shumė njerėz zbulojnė objektivin e ri tė jetės nga aktivitetet nė kohėn e lirė dhe rikuptojnė vlerėn e vet.
33 vjeēari Ly Tongzhou punon nė njė redaksi reviste. Qė nga fėmijėria, sė bashku me prindėrit, ai bėnte shumė turizėm dhe ishte "turisti i vogėl" me horizont tė gjerė. Kanė kaluar mbi 20 vjet?ai ka ndier nga afėr ndryshimin e "turizmit".
"Nė tė kaluarėn kushtet ishin tė prapambetura. S'kishte autostrada dhe nuk kishim para tė paguanim pėr njė vend me shtrat nė aeroplan ose nė tren, udhėtonim vetėm me tren me ndenjėse. Mirėpo tani nė drejtim tė komunikacionit nuk kemi problem. Edhe ndėrgjegjshmėria e kinezėve pėr turizmin ka ndryshuar gradualisht. Neve na pėlqen mė shumė turizmi i vetėshėrbimit dhe me karakteristika, pa u rregulluar nga agjencitė e turizmit."
Tani turizmit i jepen mė shumė pėrmbajtje dhe rėndėsi. Ly Tongzhou ėshtė i dhėnė pas sporteve ekstreme nė kushte tė vėshtira, si alpinizmi, pėrshkimi i shkretėtirave, ngjitja e akullnajave etj., si dhe turizmi mė kėmbė.
"Fillova tė merrem me sportet nė natyrė qė nga viti 2002. Ngjita vetė 5 male me dėborė, 3 janė mbi 6000 metra dhe 1 mbi 5000 metra. Mė 9 korrik tė kėtij viti, u ngjita nė majėn Muztagata, 7546 metra babanė e akullnajės mbi nivelin e detit. Me kėtė lartėsi mund tė arrij nė shkallėn e sportistit tė nivelit tė parė kombėtar."
Kėto vite me kėtė interes nė kohėn e lirė, Ly Tongzhou ka ndryshuar shumė edhe kuptimin ndaj turizmit. Para 4 vjetėve, kur ai vizitoi mė kėmbė zonėn e varfėr malore nė jugperėndimin e Kinės, pa gjendjen e prapambetur dhe tė varfėr nė kėtė zonė. Ai, i befasuar shumė nga kjo gjendje, nisi nė internet aktivitetin e dhurimit pėr shkollat fillore tė zonės malore dhe gjeti pėrgjigje aktive nga krahina tė ndryshme tė vendit. Nė fund dėrgoi libra pėr mbi 200 shkolla tė kėsaj zone. Mė vonė, ai ka organizuar shpesh dashamirės tė turizmit tė shkojnė nė zona tė varfra, duke gėrshetuar turizmin nė natyrė me aktivitete bamirėse. Ai u bėn thirrje turistėve, nėpėrmjet uebsajtit, tė mbrojnė mjedisin gjatė turizmit. Duke folur pėr kėto veprimtari, Ly Tongzhou mendon se jeta e tij nė kohėn e lirė kalon me rėndėsi dhe realizon vlerėn e vet.
"Nga turizmi nė sportet nė natyrė dhe deri nė aktivitetet bamirėse dhe tė mbrojtjes sė mjedisit, mendoj se u ngrita nė njė nivel tė ri shpirtėror mė tė lartė."
Ndryshe nga Ly Tongzhou, qė ka pasion sportet nė natyrė, Wang Qiqi, qė punon nė njė ndėrmarrje tė madhe me pronėsi shtetėrore ia kushton pothuajse tė gjithė kohėn e lirė mėsimit. 26 vjeēarja Wang Qiqi me natyrė tė urtė u diplomua nga njė shkollė tė lartė tė gjuhėve tė huaja. Para njė muaji ajo u regjistrua edhe nė njė kurs fundjave tė frėngjishtes. Disa shokė nė kėtė klasė janė tė moshuar, por tė gjithė mėsojnė me seriozitet.
Nė fakt nė punėn e pėrditshme Wang Qiqi ka rast tė rrallė tė pėrdorė frėngjishten. Nga kėndvėshtrimi i saj, mėsimi ėshtė gjithashtu interesi i jetės.
"Mė pėlqen shumė kultura franceze dhe shpresoj tė marr mė shumė njohuri nė kėtė drejtim nėpėrmjet mėsimit tė frėngjishtes. Nė tė kaluarėn, shumė njerėz mėsonin gjuhė tė huaja pėr tė studiuar jashtė ose pėr punė; ndėrsa tani njerėzit mėsojnė nė kohė tė lirė jo nga presioni, por pėr tė plotėsuar interesat e veta, pėr tė pasur njohuri dhe pėr tė ngritur cilėsinė e tyre."
Ashtu siē tha Qiqi, jeta e banorėve tė thjeshtė kinezė ka hyrė nga faza e plotėsimit tė nevojės pėr ushqim dhe veshmbathje nė nivelin komod. Me pasurimin material, kinezėt kanė filluar t'u kushtojnė rėndėsi pėrmirėsimit tė cilėsisė sė jetesės dhe ngritjes sė aftėsive. Ka gjithnjė e mė shumė njerėz si Qiqi qė marr pjesė nė kurse mėsimore nė kohėn e lirė dhe mė shumė shkolla kanė hapur kurse tė ndryshme, si tė gjuhėve tė huaja, interpretimit tė veglave muzikore, bėrjes sė fotografive, vallėzimit, jogės etj. Nė fakt, para mė shumė 20 vjetėve, nė fillimin e reformės dhe tė hapjes, u duk njė hov i mėsimit nė kohėn e lirė, por atėherė njerėzit kishin qėllim kryesisht pėr ngritjen e aftėsive profesional, qė tė gjenin njė punė ideale, tė fitonin mė shumė para dhe tė ngrinin nivelin e jetesės.
Shumė njerėz gėzojnė jetėn nė kohėn e lirė dhe disa tė tjetė i shėrbejnė shoqėrisė nė kohėn e lirė. 37-vjeēari Li Yongfeng, qė banon nė lagjen "Lugu" nė pjesėn perėndimore tė Pekinit, punon si vullnetar nė kohėn e lirė, fill pasi u krijua nė gusht tė vitit 2004 Qendra e shėrbimeve tė punėtorėve vullnetarė e lagjes Lugu. Pėr shkak qė punon nė sektorin juridik dhe ka njohuri profesional nė fushėn e drejtėsisė, Li Yongfeng u emėrua si shefi i grupit tė popullarizimit tė ligjeve tė lagjes.
"Nė prill tė kėtij viti zhvilluam disa aktivitete nė shkollė, pėr tė pėrhapur disa njohuri ligjore rreth Olimpiadės, komunikacionit, parandalimit tė zjarrit dhe pėr mbrojtjen e interesave tė ligjshme vetjake. Kundrejt problemeve tė shfaqura gjatė procesit tė rritjes sė tė rinjve, dhamė edhe leksione tė posaēme."
Pak kohė mė parė, njė ēift tė moshuarish mbi 80 vjeēė, qė banon nė kėtė lagje, kėrkoi ndihmė nė kėtė qendėr pėr zėnien e banesės sė tyre nga tė afėrmit, por ata nuk dinė si t'i mbrojnė tė drejtat e veta. Li Yongfeng kėshtu filloi hetimet ligjore nė kohėn e tij tė lirė dhe nėpėrmjet rrugės ligjore e mori banesėn pėr ēiftin e moshuar. Nga kjo ngjarje Li Yongfeng ndjeu nga afėr vlerėn e vet dhe mori mė shumė forca pėr tė punuar si vullnetar. Nėn ndikimin e tij, shumė persona rreth tij po hyjnė nė radhėt e punėtorėve vullnetarė. Tani nė lagjen "Lugu" jenė regjistruar mbi 600 punėtorė vullnetarė. Krahas 5 a 6 aktiviteteve tė mėdha komunale nė vit, nė ditėt e zakonshme kėta vullnetarė i shėrbejnė lagjes me iniciativė nė kohėn e lirė.
Duke iu kujtuar pėrvoja e vet 3-vjeēare si punėtor vullnetar, Li Yongfeng shprehu krenari.
"Ndryshe nga tė tjerėt, unė punoj si vullnetar nė kohėn e lirė. Ndihem shumė i gėzuar dhe i plotėsuar nė jetė. Tani Kina ndodhet nė periudhėn e zhvillimit tė vrullshėm tė sistemit ligjor. Me veprimet e mia, do tė jap edhe unė ndihmesė pėr ndėrtimin e sistemit ligjor tė vendit."
Sapo pėrmenda disa protagonistė, qė janė pėrmbledhja e miliona kinezėve. Nė krahasim me punėn, kinezėt kanė planifikime mė personale pėr kohėn e lirė. Kėto pasione amatore dhe mėnyra e jetesės nė kohėn e lirė jo vetėm kanė zbutur presionin nga zhvillimi i shpejtė ekonomik, por edhe e kanė bėrė mė tė pasur dhe mė harmonike jetėn e banorėve tė thjeshtė kinezė. (Wang Lei)
|