v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2007-10-19 19:06:21    
Nurhaēi, themeluesi i dinastisė Qing

cri
Nė historinė e shoqėrisė feudale kineze, qė zgjati mbi 2000 vjet, pushteti nė pjesėn mė tė madhe tė dinastive ishte nė duart e aristokratėve tė kombėsisė hane, kurse dy prej tyre qenė ndryshe, pushteti ishte nė duart e aristokratėve tė pakicave kombėtare. Njėra prej tyre ishte edhe dinastia Qing, qė u krijua nė vitin 1616 nga aristokratėt e kombėsisė manēure, njė kombėsi blegtorėsh shtegtarė nė Kinėn Verilindore. Dinastia Qind ribashkoi tėrė Kinėn dhe kjo ėshtė e pandarė nga meritat e shquara tė themeluesit tė saj, Aisingiorop Nurhaēi.

Nurhaēi lindi nė vitin 1559 nė njė familje aristokratėsh tė fisit nyzhen tė provincės Liaoning tė Kinės Verilindore. I gjyshi dhe i ati kishin qenė gjeneralė tė trupave tė mbrojtjes sė territorit verilindor tė dinastisė Ming, qė ishte regjimi qendror nė Kinė. Nurhaēit i vdiq nėna kur ai ishte 10 vjeē, prandaj e kaloi fėmijėrinė te gjyshi nga nėna. Kur u rrit, ai u mor me tregti nė krahina tė ndryshme, prandaj pėrvetėsoi njohuri tė gjera, veēanėrisht njohuri gjeografike. Ai u miqėsua me shumė njerėz dhe mėsoi tė fliste dhe tė shkruante nė gjuhėn mongole dhe nė gjuhėn hane. Ai kishte qejf tė lexonte veprat klasike kineze, si romanet "Tri perandoritė", "Buzė ujėrave" e tė tjera, ku flitet edhe pėr strategjinė ushtarake. Ai mėsoi mjaft nga arti ushtarak dhe hyri nė ushtrinė e dinastisė Ming, ku pati merita tė shumta dhe fitoi besim tė plotė. 

Nė vitin 1583, Nurhaēi 24-vjeēar vendosi tė formonte ushtrinė e vet, duke i bėrė pėr vete regjimet e fiseve mongole dhe koreane dhe duke ruajtur njėkohėsisht edhe marrėdhėniet e tij tė varėsisė me dinastinė Ming. Pas 30 vjet lufte, ai i dha fund ndarjes pėr njė kohė tė gjatė tė fiseve nyzhen, i bashkoi ato nė njė kombėsi me emrin "kombėsia manēure" dhe e mori nėn sundimin e tij tėrė pjesėn verilindore tė Kinės.

Me pėrpjekjet e Nurhaēit, kombėsia manēure ndryshoi traditat e blegtorisė shtegtare dhe, duke marrė shembull nga kombėsia hane, filloi tė nxirrte minerale e tė kaliste hekur, tė hapte toka tė reja, tė mbante krimba mėndafshi e tė kultivonte pambuk. Me porosinė e tij, u krijua alfabeti i gjuhės manēure nė bazė tė shkronjave mongole. Nė vitin 1616, ai organizoi njė ceremoni solemne, ku shpalli regjimin e tij me emrin "Gjin i madh", ndėrpreu marrėdhėniet e tij tė varėsisė me dinastinė Ming dhe filloi njė luftė tė ashpėr kundėr kėsaj dinastie, me qėllim qė tė merrte nė dorė pushtetin qendror. Nė vitin 1622, Nurhaēi zuri njėri pas tjetrit 40 qytete dhe forcat e tij filluan sulmin drejt zonave tė brendshme tė Kinės.

Nė vitin 1626, Nurhaēi u plagos nė fushėn e betejės dhe, pas disa kohėsh, vdiq nga njė sėmundje. Biri i tij Huangtaiēi trashėgoi fronin dhe e ndryshoi emrin e regjimit tė tij nė "dinastia Qing". Nė vitin 1644, trupat e dinastisė Qing hynė nė Pekin. Kėshtu, kjo dinasti zėvendėsoi dinastinė Ming, e cila ishte pėrmbysur nga kryengritėsit fshatarė tė udhėhequr nga Li Ziēeng, qė mundi ta zinte pėr njė kohė tė shkurtėr fronin perandorak pas vetėvrasjes sė perandorit tė dinastisė Ming dhe qė u largua nga Pekini pas dėshtimit nė luftėn me trupat e dinastisė Qing. Kėshtu filloi njė epokė tjetėr e zhvillimit tė shoqėrisė feudale kineze. (Zheng)